Home / Histori / UÇK krenaria jonë kombëtare që na solli lirinë e shumë pritur

UÇK krenaria jonë kombëtare që na solli lirinë e shumë pritur

Të shkruash një ngjarje nga lufta e ushtrisë çlirimtare UÇK, njëherit të parapëlqeshë një fakt kundrejt një tjetri, pa qenë vetë pjesë e asaj ngjarje historike të luftës çlirimtare, duke nënvlerësuar e përbuzur skajshmërisht një pjesë të saj, e cila është shfaqur hapur si forcë çlirimtare vullnetare e popullit shqiptar UÇK-ja, që drejtohej nga Shtabi i Përgjithshëm që organizoi luftën çlirimtare kundër forcave pushtuese ushtarake e policore të mbetura nga Federata e ish-Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i Zi), ishin ata vullnetarë luftëtarë-e të lirisë që për asnjë çast nuk kanë pushuar së luftuari me armë në dorë armikun serbo-malazez dhe merecenarët ruse, pra luftëtarët e lirisë dolën hapur për të luftuar për lirinë e vendit.
Kurse sot kur kanë pushuar daullet e luftës çlirimtare dalin e dërdëllisin ara-mara ata që kishin heshtur gjatë luftës çlirimtare për vite më radhë, si ajo pjesa (imagjinare e FARK-ut mercenar), që është paguar nga fondi i 3%-shit të qeverisë Bukoshi…, tani kur më jemi në liri kanë zënë të shfaqen në mediat elektronike të shkruara disa persona, të cilët kinse tani kanë zënë të shkruajnë të vërtetën e ngjarjes së ndodhur të luftës çlirimtare…?! Duke e lavdëruar pjesën tjetër gjer më tani të heshtur që kurrë më emblemën e saj ushtarake FARK nuk u pa asgjëkundi në betejat çlirimtare, por ishte vetëm ajo emblema e shenjtëruar e forcës ushtarake çlirimtare e UÇK-së që çoi në çlirimin e Kosovës, kjo i bie se po shkruan për ta shuar kujtimin e së kaluarës me figura të ri-gënjeshtërta, pasi disa nga komandantët e luftës çlirimtare po duan që nëpërmjet sajesash dhe dredhive të marrin për vete lavdinë, e cila nuk i shërben së vërtetës, ngase lavdia e një ngjarje (e të gjitha ngjarjeve) historike nga lufta çlirimtare i takon popullit shqiptar, i takon përjetësisht dëshmorëve të atdheut, martireve, të plagosurve dhe ushtarëve luftëtarë të lirisë.
Jam ithtar i së vërtetës, e cila vepron për të eliminuar gabimet, manipulimet e njëanshme, që janë bërë në emër të luftës çlirimtare…por, kur përrallisë ngjarje nga lufta kinse po thua një të vërtetë tjetër, poashtu të njëanshme, kjo i bie se po thellon edhe më shumë gabimet dhe manipulimet, për më keq t’na shpjegoj ngjarje nga një pjesë e luftës çlirimtare një njeri që s’ka qenë fare pjesë e saj, do të thotë se s’di asgjë nga e vërteta…ndaj guximi i tepruar kinse t’i je ai që po e nxjerrë në sheshë të vërtetën që nuk e di, është mbase më shumë se marrëzi…në këtë rast dua të shpreh autokritikë të sinqertë edhe ndaj vetës që kam shkruar ndonjëherë me emocione letraro artistike për luftën çlirimtare…! Ngase për të eleminuar gabimet, nuk duhet që sërish në përkujtimet e përvitshme të dëshmorëve të atdheut, nga disa ish-komandant që tani janë disa prej tyre edhe lider të partive politike të vazhdojnë të mbushin historin me gënjeshtra, të rrëfejnë fakte që kurrë një here nuk kanë ndodhur, dhe të dërdëllisin për fitore imagjinare…ngase sot jemi të lirë falë kësaj lufte çlirimtare gjithë popullore shqiptare, falë qëndresës heroike të familjës Jashari që shënuan faqe të lavdishme në historinë tonë më të re, si një familje heronjësh të pamposhtur të popullit shqiptar, që luftuan pushtuesin e sllavëve të jugut, për lirin e bashkimin e trojeve shqiptare me shtetin amë Shqipërinë, ishte kjo koha kur u shfaqën si meteor lirie në skenën tonë kombëtare familja Jashari, Shaban (Murat) Jashari me të bijtë Hamzën e komandantin legjendar Adem Jasharin, falë shtetit amë Shqiperisë, falë edhe ndihmës së forces ushtarake ndërkombëtare të NATO-s, poulli shqiptar jeton në paqe e liri.

Lavdi në përjetësi dëshmorëve të AtMëmëdheut Shqiptar!

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...