Home / Lajme / Mercenarizmi i SPAK-ut dhe liria

Mercenarizmi i SPAK-ut dhe liria

Dritan Goxhaj 

 Të dashur miq e armiq, me anë të këtij statusi dëshiroj t’ju vë në dijeni se sot SPAK më njoftoi se ka vendosur të mos proçedojë kallëzimin tim penal bërë ndaj Kryeministrit e bandës së tij për disa vepra penale ditën e kryerjes nga ana e tyre të fluturimit me pasagjerë në Kukës. Në shkresën që prokurori mercenar i pushtetit dhe partisë në këtë strukturë, Dritan Prençi më njofton se sipas shpjegimeve të ministrisë së infrastrukturës në bazë të shkresës që kjo e fundit i ka dërguar këtij, edhe pse aty ministria e pranon të shkruar se nuk ka një procedurë ulje ngritje dhe fluturimi të miratuar, sërish prokurori ka vendosur të mos procedojë kallëzimin.

Ndërkohë që i gjithë kallëzimi im bazohet në mungesën e kësaj procedure, pasi në mungesë të kësaj proçedure, ashtu si e pranon edhe ministria në shkresën e saj , sipas Kodit Ajror të Republikës nuk mund të ketë as miratim manuali, as licensim aeroporti, as plan fluturimi e as fluturim. E të gjitha këto janë bërë në mungesë të kësaj procedure që prokurori mercenar i pushtetit dhe partisë, e ka lexuar shqip që nuk ekziston e miratuar, në shkresën e ministrisë dhe sërish ka vendosur të mos procedojë, sepse kështu e sheh të arsyeshme partia.

Sot me anë të këtij statusi nuk dua aspak të merrem me anën teknike të kallëzimit, pasi mendoj se ato që shkrova sa më sipër janë të mjaftueshme, por sot dua të falënderoj publikisht prokurorin, mercenarin – Dritan Prençi, për vendimin e marrë nga ana e tij. E falënderoj për disa arsye, e para se ai ka zgjedhur të jetë mercenar i partisë në pushtet, pasi të jesh mercenar nuk është gjë e vogël, pasi do të thotë të heqësh dorë nga dinjiteti. Do guxim që të zgjedhësh të bësh një nga dy profesionet më të vjetra të botës, i dyti më i vjetri është kurvlliku.

E falënderoj sepse me veprimin e tij më tregoi, ose më mirë më vërtetoi atë që tashmë e dija se prokruroria në Shqipëri, sido që t’ia vësh emrin dhe strukturën, ka qenë është dhe me këtë mentalitet mercenarizmi do jetë edhe për shumë kohë një organ i bindur, i denjë e besnik i partisë në pushtet, pavarësisht se cila parti është në pushtet. Gjithnjë në avazin e asaj këngës së vjetër: Selanik e tatëpjetë, siç ka qenë do të jetë.

E falenderoj se më bindi më në fund që të merresh me kallzime e me ankime nëpër gjykata është humbje kohe, energjije e nervash. Është nga ato humbje në të cilat këta që kanë pushtetin duan të të fusin, si në qark pa fund ku ti beson se do marrësh drejtësi, ndërkohë që drejtësia administrohet nga mercenarët. Duke qënë se pushteti nuk ta merr dot shpirtin, ai të fut në qerfullin e humbjes së kohës tënde në institucionet që i kontrollon dhe manxhon ai, e kështu shpirti venitet pak nga pak, e njeriu humbet sensin e luftës e të drejtësisë.

Ndaj edhe unë e falenderoj këtë prokurorin mercenar se më hapi sytë që mos të harxhoj më kohën me letra ndaj fundërrinllikut minoritar që ka pushtuar këtë vend që nga viti 1981, e them minoritar sepse që nga ai vit, Shqipëria qeveriset e kullandriset nga minoritetet e jo nga shqiptarët. Edhe ata të pakët shqiptarë që kanë qënë aty kanë bërë mercenarin e minoriteteve si po e bën sot ky qyqari prokuror i SPAK-ut.

E falenderoj këtë prokurorin mercenar të pushtetit e të partis, se me vendimin e tij më bindi se ata që gjithnji kanë luftuar kundër tiranisë kanë qënë të pakët, ata që gjithnji kanë luftuar për konceptin e lirisë kanë qënë edhe më të pakët, e ata që kanë luftuar për drejtësinë shumë herë edhe më të pakët se dy të parët. Dhe unë nuk i vë asnjë faj këtij qyqari që ka zgjedhur të bëjë mercenarin, pasi lirinë e drejtësinë për të gjithë, gjithnji kanë qënë të pakët ata që e kanë kuptuar. Pasi po të kishin qënë shumë ata që do e kuptonin dhe asoconin lirinë e drejtësinë me lumturinë, sot nuk do kishim një autokraci të pakicës etnike por një demokraci të shumicës etnike. Këta mercenarët si ky prokurori sëbashku me argatët dhe oportunistët fatkeqësisht nuk e kanë dëgjuar kurrë shprehjen e gjeneralit grek të lashtësisë Perikliut i cili thotë: “ Sekreti i lumturisë është liria, sekreti i lirisë është kurajoja”.

E falenderoj, se sot me këtë vendim ma bërë edhe më të qartë këtë shprehje të këtij gjenerali të lashtësisë dhe ma bëri të qartë se duhet luftuar për lirinë të cilën na e kanë sekuestruar, duhet luftuar për dinjitetin të cilin na e kanë nëpërkëmbur, ku shembulli më i mirë janë patronazhistët, e meqë ra fjala do i jem mirënjohës gjithkujt që do të mund të më gjejë patronazhistin tim i cili quhet Dejvis Zeneli, pasi dua ta falenderoj personalisht dhe “Përzemërsisht” për nëpërkëmbjet që i ka bërë personalitetit tim.

E falenderoj prokurorin mercenar sot, sepse me vendimin e tij më tregoj që për lirinë e dinjitetin duhet luftuar e nuk duhet pritur të ta dhurojnë, edhe pse këtë e kam ditur dhe eksperimentuar më parë, por koha dhe mosha bëjnë të vetën e njeriu sikur zbutet e regjet dikur, por ja që ka në jetë veprime që të zgjojnë nga agonia, si ky veprimi i këtij prokurorit mercenar.

E falenderoj sepse më vërtetoji se drejtësia në Shqipëri ka qënë e është një çështje personale dhe vetgjyqësie.

E falenderoj se më bindi që liria nuk ka qenë e nuk është për qyqarët.

Ndaj edhe dua ta falenderoj se më solli sërish në binarë të lumturisë se lufta për liri është lumturi më vete, më solli në binarë e më kujtoi se lufta për liri nuk ka çmim e kompromis dhe çdo lloj metode, forme e menyre është e ligjshme.

Ndaj edhe e falenderoj se më rikujtoi që Shqipëria duhet të jetë e Shqiptarëve dhe jo e mercenarëve.

14 maj 2021

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...