Home / Të ndryshme / MBROJTJE NGA KUNDËRSHTIMI FANATIK

MBROJTJE NGA KUNDËRSHTIMI FANATIK

Shkruan: Beqir Elshani

(Reagim ndaj shkrimit ”Feja, shkenca dhe shqiptarët” të Mr. Fadil Selmanit kundër shkrimit tim ”Pagëzimi dhe martesat shqiptare”)

Shkrimi ”Pagëzimi dhe martesat shqiptare” është botuar në faqen ”liriakombtare” me të cilën bashkëpunoj qysh prej fillimit të punës, ndaj ”Forumi Shqiptar” dhe faqet tjera elektronike e kanë marrë po nga kjo faqe. Derisa këto faqe e kanë botuar shkrimin për pagëzimin e fëmijëve, do të thotë se interesimi i lexuesve shqiptarë pa dallime fetare është i madh. Shqiptari tri gjëra duhet të ketë: emrin, mbiemrin dhe muzikën shqiptare, që janë me burime atutoktone qysh prej kohës së vjetër ilire. Duket qartë që shkrimi im u pengon vetëm fanatikëve, të cilët janë nostalgjikë pas ferexhesë, emrave të huaj, por edhe kozmopolitëve, të cilëve u pëlqejnë emrat e adhuruesve botërorë në vend të emrave të bukur me burim iliro-shqiptar. Edhe sot shqiptarët nuk dinë se ç’kuptim ka emri i tyre në gjuhët të huaja, kurse fëmijët e sotëm të pagëzuar me emra të onomastikës iliro-shqiptare mund të dinë kuptimin e emrit të tyre në gjuhën amtare.
Është për çdo kritikë për disa moshatarë të mi në Shqipëri edhe pse të arsimuar, megjithatë fëmijët e tyre i pagëzojnë me emra të besimit mysliman, katolik dhe ortodoks. Derisa shqiptarët në rrethana pushtuese në ish-Jugosllavi fëmijët i kanë pagëzuar me emra të kuptueshëm dhe të bukur shqiptarë, përkundrazi, në Shqipëri fëmijët i kanë pagëzuar me emra sipas përkatësisë fetare, por edhe kozmopolite. Shqiptarët mund t’i nderojnë institucionet arsimore e kulturore si dhe rrugët nëpër qytete me emra të dijetarëve e shkencëtarëve të shquar në botë, por nuk duhet pagëzuar fëmijët me emra të huaj, sepse emrat janë pjesë e kulturës së gjuhës dhe traditës kombëtare shqiptare. Prandaj nëse ndonjëherë fëmijët tanë takohen në vendlindje, edhe nëse flasin anglisht, së pakut emrat e tyre duhet të tregojnë që janë shqiptarë. Me të drejtë mund të thuhet se më shumë fëmijë me emra të brumit shqiptar ka Prizreni se Shkodra, qytete që i ndajnë alpet shqiptare.
Fadil Selamni me anën e paraqitjes së profesorit suedez Tord Olsson, i cili e paska tronditur me pyetjen pse studiuesit shqiptarë nuk merren me shkencën e fesë. Lidhur me këtë nuk jam i autorizuar të flasë rreth angazhimit studiues të shkencës fetare, pikërisht unë jam adhurues i mitologjisë së vjetër shqiptare, greke dhe romake. Mendoj se qortimi i ekspertit të shquar ballkanas, Orjan Sturesho, profesor në Universitetin e Stokholmit, i cili na këshilloi të përgatitemi për mbrojtjen e atdheut nga sulmi i ushtrisë serbofashiste, qëndron më lartë se qortimi profesorit nga Lundi. Mikun tonë, Sturesho, e shpërfilli edhe ithtarja e pacifizmit të Ibrahim Rugovës – Qibrije Hoxha. Sot Kosova, si kurrë më parë, ka nevojë për fitoren e lirisë dhe pavarësisë kombëtare; për mbrojtjen e kufirit të atdheut nga bisha serbosllave me motrën e saj shoviniste sllavomaqedone; për rimëkëmbjen e ekonomisë kombëtare për mirëqenien e popullit shqiptar; për mbrojtjen e trashëgimisë dhe gjuhës kombëtare pastaj të gjitha të tjerat do të gërshetohen me radhë. Nuk bëjnë dardhat në shënëndre, thotë populli, çka do të thotë se nuk duhet kërkuar gjërat që nuk e kanë kohën dhe kushtet e veta.
Profesorin suedez, Tord Olsson dhe studiuesit tjerë të shkencës fetare duhet informuar se shqiptarët nuk mund të kenë kulturë të veçantë fetare, por vetëm një kulturë kombëtare pa dallime fetare; dihet që pikëllimi dhe gëzimi i popullit shqiptar është i njëjtë në të gjitha anët e Shqipërisë Etnike. Kur them kështu, nuk mendoj se shqiptarët janë të pafe dhe pa mitologji të kohës së vjetër ilire. Aleksandër Stipçeviqi në librin “Ilirët – historia, jeta dhe kultura”, (Prishtinë, Rilindja, 1980), shkruan se ”Ilirët në shekujt e parë të periudhës së vjetër të hekurit, në pikëpamje shpirtërore, kanë shumë elemente të përbashkëta sesa më vonë”. Gjithashtu shkenca e mitologjisë shqiptare tregon se disa nga perënditë romake janë me origjinë ilire, kurse romakët vetëm u ngritën monumente. Nëse në Preshevë apo në Janinë vritet shqiptari, kjo dhimbje prekë zemrat e gjithë shqiptarëve pa dallime fetare kudo që ndodhen. Ky proces i ribashkimit të popullit etnik do të bëhet, ngjashëm siç po bëhet edhe pagëzimi përparimtar i fëmijëve shqiptarë me emra të trashëgimisë kulturore dhe të gjuhës kombëtare. Dihet që pagëzimi shqiptar dikur ka qenë i ndaluar si nga ana e fesë, ashtu edhe nga ana e pushtuesit serb, me anën e së cilës, shqiptarët me emra myslimanë do t’i konsideronte për turq, në mënyrë që sipas doktrinës së tyre shoviniste do t’i shpërngulte në drejtim të Anadollisë. Prandaj me të drejtë themelore mund të thuhet se pagëzimi i fëmijëve me emra të antroponimisë së trungut ilir është revolucion i trashëgimisë kombëtare në mbarë Shqipërinë Etnike.

Fraksioni fetaromadh në dëm të popullit shqiptar
Për librin ”Zoti buzë Mesdheut” të Karl Herik Muntligut rreth përcaktimit të tij se Shqipëria është i vetmi vend me shumicë të konfeksionit mysliman dhe i vetmi vend që ka ndaluar fenë me ligj, do të theksoja se qarqet reaksionare të kishës ortodokse greke kanë qenë aq të fuqishme saqë do të ndikonte në dëm të shqiptarëve ortodoksë, pa përmendur bashkëpunimin e ngushtë të Patrikanës së Stambollit me fraksionet fetare ortodokse greke, ruse dhe serbe që vepronin në dëm të përparimit dhe emancipimit të popullit shqiptar. Dihet që perandoria osmane, për inat të fesë katolike me ndikim nga Roma, e përkrahu Patrikanën e Stambollit për njohjen e fesë ortodokse nën ndikimin e greqishtes. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore deri në fund të shekullit 20-të, Greqia ka qenë në gjendje lufte me Shqipërinë. Mendoj se po të ishte trashëguar e tërë Shqipëria Etnike e vendosur në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, normalisht që nuk do të zbatohej ateizmi, përkundrazi shkenca fetare te shqiptarët do të përparonte saqë do t’ua mbyllte gojën ndërhyrjes së reaksionit të huaj fetar. Lutjet fetare do të bëheshin në gjuhën shqipe, dhe atë në shërbim të kombit dhe atdheut tonë, ngjashëm siç e kanë turqit fenë e tyre në shërbim të popullit dhe vendit të tyre. Duket qartë që fanatikëve u është bërë kompleks komunizmi i Enver Hoxhës që me ligj ka ndaluar besimin fetar. Prandaj pa marrë parasysh sistemin shtetëror, secili udhëheqës vegimtar do të bënte të njëjtën veprim në të mirën e kombit dhe atdheut. Pse të çanin kokën akademikët shqiptarë me dogmatizmin fetar, kur atdheu kishte nevojë për arsimin dhe emancipimin e popullit shqiptar; për elektrifikimin dhe industrializimin e vendit. Pse të çanin kokën me grindjet hoxhallarëve dhe priftërinjve, të cilët do të viheshin në shërbim të qarqeve të huaja reaksionare. Po sikur të ishte feja e lirë, në Shqipëri, prifti ortodoks do të bashkëpunonte me armiqtë e vendit tonë, kryesisht me Serbinë dhe Greqinë, gjithashtu edhe hoxhët do të viheshin në shërbim të politikës turke. Tani jemi në demokraci, shumë mirë po i shohim pasojat e reaksionit fetar në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni.
Pikërisht sot në kohën e furtunës demokratike në Korçë është hapur shkolla greke, ndërkohë kur shqiptarëve të Çamërisë u ndalohet leximi i Abetares dhe vriten për një këngë lirike shqipe. Prandaj po të ishte Shqipëria e Bashkuar Etnike prej Tivarit deri në Prevezë, fraksioni fetaromadh serbo-grek nuk do të guxonte të prekte trojet tona shqiptare; do të kishim akademinë shqiptare më të fortë, do të kishim enciklopedinë tonë shqiptare, do të kishim armatën më të fuqishme shqiptare, pastaj do të ishte superfuqi ekonomike në Ballkan, sepse ka detin me dy emra që shtrihet në gjirin e detit Mesdhe, ka tokën e bukës, dhe është e pasur me minerale. Po të ishte Shqipëria e Bashkuar Etnike me konfeksione të ndryshme fetare, asnjë luftë serbosllave nën ndikimin e rusëve nuk do të shkaktohej në Gadishullin Ilirik. Menjëherë pas kësaj, shkenca fetare shqiptare e tri konfeksioneve do të ishte më e organizuar për mbrojtjess e atdheut, gjuhës dhe kombit shqiptar. Me një fjalë, hoxha dhe prifti do të vepronin në shërbim të atdheut dhe kombit shqiptar, dhe jo në shërbim të qarqeve të huaja të reaksionit fetar. Me të drejtë thoshte miku im veprimtar, Prof. Beqir Berisha, se po të lidhen shqiptarët, as Rusia nuk do mund të na përçante.

Qëndresa kombëtare e popullit shqiptar
Mjerët ne kush po i mbron veprimtarët kombëtarë, të cilët janë burgosur për çlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare pa dallime fetare, derisa në anën tjetër kundërshton kushtrimin ”O moj Shqypni” të Vaso Pashës me të cilin është edukuar dhe çelikosur çdo shqiptar që ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga kolonizimi serb dhe bashkimin e saj me Shqipërinë nënë. Mbase reaguesi duke shfrytëzuar si pretekst çështjen e shamisë dhe kapelës arabe tërthorazi kalon te Abazi dhe merret me analizimin e disa ngjarjeve që aspak nuk kanë të bëjnë me shkrimin tim. Siç duket, sebepi i tij i ngjan shamisë së Jagos në “Othellon” e Shekspirit me qëllime konspirative. “Nëna zgjohet sepse qan fëmija, kurse një tingull tjetër shumë më i lartë nuk do ta zgjonte”, shkruan dijetari gjerman, Erich Fromm. Prandaj mua nuk do të më zgjonte asnjë krismë sado e fortë të jetë, përveç zërit të atdheut.
Sipas kundërshtimit, shihet që Fadil Selamni është dinak, shpeshherë e shkëput fjalinë nga mendimi i plotë shkencor, pastaj tërthorazi merret me trajtimin e tij duke nënçmuar përmbajtjen e tekstit. Dukuria e shtrembërimit, keqkuptimit dhe mospranimit të realitetit objektiv përsëritet disa herë në shkrimin e tij, siç janë pranimi i fesë me anën e gjakderdhjes dhe taksës së rëndë, si dhe komentimi i kushtrimit të Vaso Pashës “feja e shqiptarit është shqiptaria” etj., prandaj sipas tekstit tim po citoj.: “…sepse asnjë popull nuk e ndryshon gjuhën, fenë dhe zakonet pa rezistencë, pa u derdhur gjaku deri në gju, dhe një ndër armët e rrezikshme pa gjakderdhje ishte taksa e rëndë e pushtetit turk, që popullin shqiptar e detyronte të përqafojë fenë e re islame”. Duket qartë që edhe këtu nuk ka asgjë të keqe, ky është mendim i drejtë historik, i cili figuron në të gjitha tekstet shkollore. Prandaj unë i përmbahem rregullave dhe fakteve shkencore, sepse të vërtetosh pranimin e fesë pa rezistencë, në pikëpamje dialektike do të thotë të mohosh fenë e parë pa ndonjë rezistencë dhe njëkohësisht të pranosh fenë e re vullnetarisht. Gjithashtu rezistencë ka pasur edhe gjatë zëvendësimit të paganizmit nga krishterimi në epokën e re. Shkencërisht dihet që njerëzimi në botë prej politeizmit në monoteizëm ka kaluar me një luftë të përgjakshme, pasi që çdo e re arrihet me sakrifica të mëdha. Shpërthimi i Revolucionit Francez në vitin 1871 për rrëzimin e feudalizmit shkaktoi gjakderdhje të madhe në mbarë botën, por i solli përparimin e madh ideologjik dhe shkencor.
Reaguesi bëhet qesharak me pyetjen se a ka vlerë kushtrimi i Vaso Pashës edhe sot? Gjithë ditën them se kushtrimi ”Feja e shqiptarit është shqiptaria!” ka vlerë, sepse ne ende duhet luftuar për liri dhe bashkimin e të gjitha trojeve tona në trungun e vetëm shqiptar pa dallime fetare. Lidhur me këtë formulim të rilindësit shqiptar më së miri i përgjigjet fjala e urtë latine ”Inter arma sibent Musae” (Në luftë heshtin muzat), prandaj për çlirimin kombëtar të Kosovës nga pushtuesi shekullor serb të gjithë shqiptarët pa dallime fetare (myslimanë, ortodoksë dhe katolikë) duhet të lidhen në shpirtin e vetëm kombëtar. Asnjë popull i madh dhe i zhvilluar në Evropë nuk ka krijuar fe të re, prandaj as shqiptarët nuk kanë menduar një gjë të tillë. Porosia e rilindësit të shkëlqyer, Vaso Pashë Shkodranit, do të jehojë derisa trojet tona të çlirohen dhe të bashkohen në një Shqipëri të vetme etnike. Konkretisht suedezët nuk kanë nevojë të thonë sloganin “feja e suedezit është Suedia”, sepse atdheu i tyre ka një fe të përbashkët katolike.
Në vazhdim po tregoj anekdotën latine për piktorin e vjetër grek, Apelesi, i cili donte të dëgjonte vërejtjet e vizitorëve rreth pikturës së tij, prandaj një ditë fshihet prapa tablosë së tij. Pranë pikturës vjen një këpucar dhe vëren se njëra sandale e femrës ishte më e madhe se tjetra. Piktori e dëgjoi vërejtjen e tij dhe e korrigjoi gabimin. Kur këpucari e pa korrigjimin, nisi të sajojë edhe një vërejtje, kinse njëri sy i femrës ishte më i vogël, prandaj piktori e qortoi që të qëndronte te modeli i tij. Lidhur me këtë dua të them se reaguesi nuk është kompetent të komentojë vargjet e poemës së rilindësit Vaso Pashë Shkodrani ”O, moj Shqipni”, janë albanologët që merren me studimin e historisë, kulturës, gjuhës dhe letërsisë kombëtare. Duket qartë që artikullshkruesi u ka shpallur luftë të gjitha librave mësimore në gjuhën shqipe, ku shkruan se Vaso Pasha mendonte se kombi dhe atdheu është mbi çdo fe, mirëpo populli shqiptar prej Tivarit deri në Prevezë nuk ka frikë nga dogmatizmi fetar. Në anën tjetër, po të ishte njohës i letërsisë shqiptare, nuk do të keqinterpretonte vargjet e zjarrta atdhedashurie të ideologut, poetit dhe organizatorit të lëvizjes kombëtare. Prandaj manovrimi i pyetjeve të tij rreth kushtrimit ”Mos shikoni kishë e xhamia, feja e shqiptarit është shqiptaria!” janë të kota. Këto vargje nuk kanë të bëjnë aspak me krijimin e fesë së re shqiptare, Vaso Pasha nuk ka qenë profet, por ideolog dhe luftëtar për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit e huaj. Ky kushtrim u lëshua për të bashkuar të gjithë shqiptarët pa dallime fetare kundër hordhive turke dhe grabitqarëve serbomalazezë. Shkurt, Vaso Pashës nuk i ka interesuar feja, por mbi të gjitha atdheu dhe kombi shqiptar, të pëlqeu apo nuk të pëlqeu ty.
Banorët e Iliridës, Sanxhakut dhe të Luginës së Preshevës kanë luftuar dhe ende luftojnë për liri dhe bashkimin e tyre me Kosovën, të cilat pas Luftës së Dytë Botërore me dhunë u shkëputën nga trungu i Kosovës kreshnike. Prandaj lufta për çlirimin e trojeve tona nga shtypja dhe shfrytëzimi i egër serbosllav ka karakter kombëtar shqiptar, dhe jo fetar. Kupto serbët, malazezët dhe sllavomaqedonët nuk na urrejnë pse jemi shqiptarë të konfeksionit mysliman, por vetëm pse jemi shqiptarë të origjinës dhe humusit më të vjetër pellazg, që kemi trashëguar gjuhën e vjetër ilire, prandaj Serbisë ekspansioniste i ka mbetur në fyt. Falë zotit që serbët dhe sllavomaqedonët janë ardhacakë të vonshëm, të ardhur nga Karpatet, përndryshe do të na hidhnin përtej detit.
Serbomalazezomaqedonët dhe grekët ortodoksë janë duke ushtruar trysni kombëtare ndaj shqiptarëve: qoftë mysliman, ortodoks dhe katolik. Qarqet reaksionare greke më së shumti kanë vrarë shqiptarë të konfeksionit ortodoks, vetëm pse ishin në shërbim të emancipimit të popullit shqiptar, vrasjet që vazhdojnë edhe në ditët tona. Në anën tjetër, ishin shqiptarët e Kosovës, që boshnjakët i bënë të vetëdijshëm për mbrojtjen e etnogjenezës së tyre autoktone iliro-boshnjake edhe pse me konfeksion mysliman. Dijetarët e huaj dëshmojnë se për nga natyra e besimit fetar shqiptarët janë më të përmbajtur në dallim me popuj tjerë. Deshëm apo nuk deshëm, kjo vjen si rezultat i pushtuesve të ndryshëm, të cilët që nga Perandoria Romake deri te ”Perandoria” Jugosllave bënë që populli shqiptar me vetëmohim të mbrojë gjuhën dhe traditën autoktone kombëtare. Prandaj kur është fjala për deklaratën e shkrimtarit, Ismail Kadare, rreth përqafimit të fesë islame me vullnet të butë, është i padrejtë. Kadare mund t’ia bëj vollën ndonjë individi, mirëpo shkencërisht bie në kundërshtim me etikën, sepse asnjë popull në rruzullin tokësor nuk e ndryshon gjuhën, fenë dhe zakonet pa rezistencë, pa u derdhur gjaku, dhe një ndër armët e rrezikshme ka qenë taksa e rëndë e pushtetit turk, që popullin shqiptar e detyronte të pranojë fenë islame. Çdo revolucion dhe çdo ndryshim i ri kombëtar e ndërkombëtar kërkon sakrificë, thotë populli. Sipas librit “Historia e Popullit Shqiptar”, shkruan se kultura islame filloi të përhapej në shek. XVII me ndërtimin e xhamive dhe shkollave fetare (medrese), pastaj vazhdon që Sulltani e ka gjetur Shqipërinë me 20% myslimanë, kurse tjetra ka qenë katolike. Jo vetëm kaq, sepse derisa në qytete po ndërtoheshin nga dy-tri xhami, manastiret katolike po pakësoheshin. Kuptohet se të drejtën për të shkuar në shkolla fetare, kishin vetëm fëmijët e besnikëve myslimanë, kjo të kujton edhe sistemin jugosllav, ku fëmijët e pushtetarëve gëzonin privilegje më të mëdha për shkollim e punësim.

Kultura kombëtar shqiptare
Fadil Selamni ma shtrembëron shkrimin, kinse unë diskutoj për fetë, prandaj e këshilloj që ta lexojë me kujdes shkrimin tim, sepse aty shkruan për pagëzimin e fëmijëve me emra të antroponimisë shqiptare, siç janë emrat dhe mbiemrat e njerëzve e të kafshëve: shkruan për dënimin e nxënësve nga ana e udbës jugosllave vetëm pse bartnin plisin e bardhë; pastaj për torturimin e nxënësve për shkak të grisjes së fotografisë së Titos në librin vetjak dhe në fund shkruan për nderimin e udhëheqësit të Pajtimit Kombëtar në Kosovë, Prof. Anton Çetta, nga ana e popullit shqiptar pa dallime fetare. Institucionet arsimore kanë rregullat e tyre pedagogjike, ku pedagogët dhe nxënësit duhet t’i përmbahen. Në shkollë duhet shkuar me uniformë shkollore, ngjashëm siç veprojnë ushtarët në armatë, prandaj këtu nuk ka vend as shamia, as bluza e vashës me barkun e zbuluar. Natyrisht që jam kundër rrobave të skajshme, por edhe kundër ferexhesë fetare, gjithashtu jam kundër shformimit të trupit me tatuazh që është shtrembërim me pasoja tragjike. Duket qartë se reaguesi bën atentat në shkrimtarin dhe bibliotekarin e shkëlqyer, Haki Stërmilli, i cili në romanin e tij ”Sikur t’isha djalë” mbron vashën dibrane nga ferexheja e zezë. Vlen të shtoj se kërkesa demonstruese e grave myslimane për bartjen e shamisë në kryeqytetin e kulturës, artit dhe letërsisë evropiane, në Paris, është kundër përparimit kulturor, në krahasim me kohën e politikanit dhe reformatorit të Turqisë me prejardhje shqiptare, Kemal Ataturku, i cili ishte kundër dogmave fetare dhe grave u dha liri me të drejtë votimi në kohën kur pikërisht në Francë ende ishte e ndaluar. Njëkohësisht jam kundër ndërtimit të kryqit të lartë ortodoks në maje të malit në Shkup, i cili është ndërtuar vetëm për inat të shqiptarëve të konfeksionit mysliman.
Sa i përket kërcënimit rreth kërkimfaljes sipas pikave skolastike që i numëron, Selmani më vuri në vendin e Gjordano Brunos, i cili në mesjetë u dogj në turrën e druve të inkuizicionit famëkeq. Prandaj sipas pikave të tij të skajshme nuk është askush tjetër pos një dogmatik, me anën e së cilës mundohet të mashtrojë masën shqiptare, kinse ua paskam fyer kapelën dhe ferexhenë orientale. Kjo do të thotë se shqiptarët në Iliridë mbajnë kapela orientale, që dallohet nga plisi dhe me të e paskan lidhur fatin, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Atëherë do të ishte sikur valltarët e Ulqinit të dilnin jo me plisa të bardhë, por me kapela frënge. Duket qartë, që reaguesi është kundër trashëgimisë shqiptare, ndaj kapet për një shami, në kohën kur të gjitha vashat shqiptare luftojnë për heqjen e saj. Kështu thoshin dikur edhe diplomatët serbë në prag të Konferencës së Paqes në Bukuresht, ku brohoritnin se së shpejti në tërë Ballkanin “nuk do të shihej as edhe një plis i bardhë”. Në arkivin e Historisë së Arsimit Shqip në vitin 1941-1944 në Tetovë gjenden fotografitë e nxënësve shqiptarë me plisa, prandaj Selmani duhet t’i kërkojë falje popullit shqiptar, sepse po ua mohon traditën kombëtare shqiptare. Duket qartë që ai bën atentat në traditën shqiptare, sepse të gjitha kostumet tona pa dallime fetare dhe vendi flasin të vetmen gjuhë shqipe në mbarë Shqipërinë Etnike. Padyshim që mua më shumë më pëlqen plisi shqiptar, dhe jo kapela arabe apo kapela blu franceze, të cilët e bartin sipas dëshirës së tyre vetjake, por që nuk i përkasin traditës popullore shqiptare. Të kemi parasysh se kostumin kombëtar i kanë punuar të gjithë zejtarët shqiptarë në mbarë Shqipërinë Etnike. Prizrenin dhe Tetovën i kanë ndarë pushtuesit serbosllav, por i bashkon tradita dhe gjuha, meqë të gjithë shqiptarët kanë humusin me prejardhje ilire.

Tradita dhe folklori shqiptar
E njëjta gjë është edhe me mbrojtjen e plisit tradicional shqiptar që shkëlqen në folklorin mbarëkombëtar, ku kam kritikuar shqiptarët me kapela të huaja. Njëkohësisht kam kritikuar edhe ”evropianizimin” e shqiptarëve, të cilët për interesa të ngushta e ndërrojnë emrin e tyre, me anën e së cilës i shkelin parimet e etikës kombëtare, sidomos në Greqi ku rrënjët e fanatizmit ortodoks janë tendencioz. Ngjashëm ndodh edhe me disa të rinj, të cilët për qëllime fetare lëshojnë mjekër, me anën e së cilës veçohen nga mjedisi shoqëror i vendit ku jetojnë. Sa i përket ushtarëve të lavdishëm të UÇK-së për mbrojtjen e atdheut, duket sikur artikullshkruesi i jep karakterin fetar, sepse shqiptarët pa dallime fetare luftuan për mbrojtjen e atdheut, gjuhës dhe traditës sonë kombëtare. Duhet pasur kujdes, sepse njeriu që lufton për emancipimin e femrës quhet përparimtar! Duket qartë që Selmanit i pengon shprehja stil evropian, veçori të cilën autorë të ndryshëm e përmendin dhe në mesin e tyre është Ukshin Hoti dhe Rexhep Qosja. Prandaj nëse shprehjen stil evropian e thekson ndonjë intelektual suedez, gjerman apo francez – ai e miraton, por e kundërshton nëse e thekson intelektuali shqiptar. Universiteti i Tetovës është hapur falë punës dhe luftës së frytshme të popullit për arsimim dhe emancipim kombëtar. Prandaj mendoj se edhe komandant Hoxha dhe shumë trima të tjerë do të solidarizohen jo me ty, por me plisin shqiptar, i cili simbolizon atdheun dhe gjuhën tonë kombëtare shqipe. Çdo kapelë e huaj është e bukur, mirëpo nuk janë tonat. Edhe dimitë që i veshin gratë shqiptare janë të bukura, megjithatë nuk janë tonat, janë me burime turke. Të thuhet që emrat arabë janë më të bukur se emrat shqiptarë, është sikur të thuhet që nuset suedeze janë më të bukura se nuset shqiptare, kur dihet që në mbarë botën ka nuse të bukura.
Në historinë kombëtare ka veprimtarë që kanë bartur kapelë orientale apo frënge, megjithatë ata nuk kanë luftuar për kapelat e tyre vetjake, por pikërisht për plisin e përgjithshëm kombëtar. Në anën tjetër, nëse një shkollare me ferexhe e takojmë në Gjeramni, askush nuk e pandeh për shqiptare, kjo dihet për shkak se rrobat janë shenjë e identitetit kombëtar. Në panoramën turistike të Therandës, në kohën e monizmit jugosllav, gjendet një valltar serb me kostum kombëtar duke vallëzuar “Shotën” me valltaren shqiptare, prandaj sot askush nuk e di se pikërisht “valltari” është një melez, përndryshe ruajtës i derrave dhe kujdestar i kishës serbofashiste. Ky veprim i paskrupull është për çdo kritikë, se si therandasit nuk angazhuan ndonjë valltar shqiptar të vendit që kishte me dhjetëra, por angazhuan një rrugaç. Prandaj shqiptarët e Iliridës duhet falënderuar autorin për botimin e shkrimit “Pagëzimi dhe martesat shqiptare”. Duhet pasur parasysh, se po të vinte një turk me kostumin e tij kombëtar në Prizren, shqiptarët nuk do të habiteshin sikur po të vinte një himariot me fustanellë të bukur të traditës kombëtare shqiptare. Prandaj me të drejtë shtoj se kostumi ynë karakteristik kombëtar është më i vjetër dhe më i bukur, për të cilën duhet të krenohet çdo shqiptar. Dihet se nga folklori ynë i pasur shumëshekullor, siç janë vallet dhe fustanellat në Shqipërinë e jugut i kanë marrë edhe fqinjët tanë – grekët dhe sllavomaqedonët.

Lufton vendi, jo Kelmendi!
Unë nuk jam kundër rrobave tradicionale të popujve aziatikë, as atyre afrikane e meksikane, jam ithtar i mbrojtjes së rrobave dhe folklorit tonë kombëtar, ngjashëm siç është çdo iranian, gjerman, italian, suedez dhe francez. Prandaj stil evropian do të thotë se Shqipëria Etnike gjendet në Evropë dhe jo në Azi, për të cilën gjë edhe krenohemi, ngjashëm siç krenohet çdo banor në kontinentin e tij; ngjashëm siç janë amerikanët me prejardhje evropiane nostalgjikë ndaj Evropës, janë shqiptarët e mërgatës ndaj atdheut të tyre. Duhet pasur parasysh se në Enciklopedinë Suedeze shkruan që Shqipëria gjendet në Gadishullin Ballkanik, pranë detit Adriatik – në kontinentin e Evropës. Kuptohet që rrobat shqiptare i kanë hije shqiptarit dhe jo egjiptianit, megjithatë kultura orientale ka ndikuar që burrat shqiptarë të bartin kapelën arabe krahas grave shqiptare me ferexhe. Me anën e rrobave njeriu tregon identitetin e grupit etnik. Prandaj rrobat sipas stilit evropian do të thotë veshje sipas vendit ku klima është më e ftohtë në dallim me klimën e nxehtë arabe, të cilët bartin rroba të lehta. Me anën e rrobave shqiptari tregon identitetin e grupit etnik të trashëguar nga të parët ilirë. Kujto fjalën e urtë shqiptare – lufton vendi dhe jo Kelmendi, që do të thotë se shqiptari duhet të mendojë, të këndojë, të vishet dhe të përparojë shqiptarisht. Me të drejtë populli thotë, ha dhe jeto si ta dojë zemra, mirëpo vishu siç vishet shqiptaria.
Folur konkretisht, këngët dhe vallet e bukura dibrane nuk shfaqen me ferexhe dhe me kapela arabe, por vetëm me kostum tradicional shqiptar, si në Dibër, ashtu edhe në Tropojë. Kujto, kreshnikun e Dibrës, Isuf Xhelili, që në folklorin shqiptar njihet me sinonimin “Arusha e malit”, nuk mbante kapelë orientale, përveç plisin e bardhë të sheshtë. Në vitet e shtatëdhjeta në Therandë erdhi ansambli artistik “Liman Kaba” nga Dibra për të shfaqur koncert, ndaj këngëtarët dhe valltarët nuk ishin me ferexhe dhe me kapela arabe, por vetëm me kostum autokton shqiptar. Atë mbrëmje, kryetari i Kuvendit komunal të Therandës (ish-Suharekës) nuk lejoi shfaqjen e koncertit, ndaj udhëheqësi i ansamblit dibran i detyroi organet komunale që të lironin sallën për shfaqjen e koncertit, përndryshe koncertin do ta shfaqnin në qendër të qytetit. Edhe sot krenohem me guximin e artistëve dibranë, të cilët sfiduan kryetarin titist të komunës duke detyruar që të hapnin dyert e sallës në Shtëpinë e Kulturës “Emin Duraku”. Gjithashtu në Trento të Italisë, grupi folklorik “Korabi” në krye me koreografin e talentuar, Nexhmi Mati, nga Reka e Epërme, kanë kostume kombëtare shqiptare. Në fotografitë që më ka dërguar përmes postës elektronike shihet se valltaret mbanin rroba kombëtare me plisa dhe jo kapela të huaja. Kjo është bukuria jonë kombëtare, për të cilën duhet të krenohet çdo shqiptar. Pastaj solisti turk, Ibrahim Tatlises, me rastin e shfaqjes së koncertit të tij në Prishtinë, spektatorët shqiptarë i nderoi me plisin e bardhë, ndaj duhet falënderuar këtë artist dinjitar, sepse nuk vuri asnjë kapelë të huaj pos plisin autokton shqiptar. Më në fund, edhe gratë e Kosovës deri vonë kanë bartur ferexhe, kurse sot si shumë gra të tjera në Shqipëri nuk e bartin. Ferexheja orientale me prejardhje turke u zhduk, sepse ishte e huaj, kurse kostumi ynë kombëtar me plis të bardhë nuk zhduket, sepse është e jona dhe do të vazhdojë të jetojë si pjesë e pandashme e popullit më të vjetër ilir.

E bukura dhe e shëmtuara
Reaguesi shkruan me ironi rreth veshjes së femrës shqiptare si dhe keqtrajtimit të saj nga ana e administratorëve të UNMIK-ut, kuptohet që kjo është një plagë, për të cilën shqiptarët po luftojnë për fitoren e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, njëkohësisht angazhohen për theqafjen e UNMIK-ut të manipuluar. Duhet pasur kujdes para etikës: gjëra të tilla ndodhin në shumë shtete, edhe pse me rregulla të ashpra fetare. Unë kam takuar një kroate, e cila më tregonte se si në vendlindjen e saj nuk guxonte të shkonte në shkollë me fustanin mbi gjunjë, përndryshe nëna e qortonte me shkop. Prandaj nuk mund të thuhet se shamia apo ferexheja mbron nderin dhe moralin e femrës shqiptare, kur dihet që në shumë vende të ndryshme të botës mbrohet nderi i femrës. Një kontrast të përshtatshëm ka paraqitur edhe shkrimtari rus Maksim Gorki në romanin e tij “Për bukën e gojës”, në të cilën e mbron nderin e femrës, por edhe e tallë femrën e përdalë e të pamoralshme, dukuri që do të thotë se secila familje e lufton të keqen dhe të shëmtuarën. Kujto dramën klasike “Fuente Ovehuna” të shkrimtarit spanjoll, Lope de Vega, në të cilën fshatarët spanjollë në mbrojtje të nderit, vrasin fisnikun e mbretit që keqtrajtonte fshataren e bukur, Laurencën, që të kujton Hasime Mirashin, e cila në mbrojtje të nderit vret gardianin serb. Deklarimi se gruaja në islam ka më shumë të drejta, moral e ndershmëri se në Evropën Perëndimore është i turpshëm. Kërcënim të ngjashëm tha edhe një afganistanas, i cili vitin e kaluar deklaroi se popullit gjerman do t’i tregonte si mbrohet nderi dhe kultura e popullit. Padyshim që dogmatiku i marrë mundohet të korrigjojë kulturën, artin dhe letërsinë e madhe gjermane dhe atë me një teknikë të lartë që është përhapur në mbarë rruzullin tokësor, siç thotë populli, topalli mundohet t’ia kalojë automobilit.
Sa i përket kërkimfaljes së grave për fyerjen ndaj shamive, vlen të përkujtoj se ato mund të jenë besimtare të përkushtuara, por nuk mund të jenë shqiptare të denja. Një grua arabe me shami shoqërohet me gra shqiptare pa shami, prandaj mos do të thotë se pikërisht ajo është më myslimane se shqiptaret që nuk mbajnë shami. Gjithashtu, mos do të thotë se njëra prej dy motrave, që bartë shami qenka besimtare myslimane. Prandaj nëse feja e adhuron më shumë motrën me shami, atëherë duke mohuar motrën tjetër pa shami, mohon besimin fetar të saj. Sa i përket identitetit evropian tek populli shqiptar, gjurmë të thellë të kulturës osmane ka lënë më së shumti te populli serb. Në Malme kam takuar disa gra shqiptare me ferexhe, sipas kultit fetar, mjerisht ato flisnin në gjuhën serbe dhe sllavomaqedone, kështu vepronin edhe disa burra që në vend të gjuhës amtare shqipe dhe gjuhës zyrtare suedeze, nuk ngurrojnë të flasin serbishten armiqësore. Me një rast mua nuk më erdhi përkthyesi shqiptar për vizitë mjekësore, ndaj mjeku më tha mund të kontrollohem nëse pranoj përkthyesin serb. Edhe pse isha i sëmurë, u bëra kokëfortë, saqë sëmundjen e durova, duke mos pranuar përkthyesin e huaj, pos përkthyesit shqiptar. Prandaj, cili nga ne jemi më atdhetar, unë që me asnjërin nuk flas serbisht, përveç shqipen e vendlindjes dhe suedishten e vendit.
Në shkrimet e mia jam i përmbajtur dhe nuk vuaj nga kompleksi fetar, sipas konceptit të reaguesit fanatik. Shkruaj rrjedhshëm, sepse brezat e ardhme duhet të krenohen me estetikën kombëtare. Të gjithë ata që dyshojnë në sinqeritetin tim, le të lexojnë me vëmendje shkrimin tim, do të shohin se ky shkrim rrezikohet vetëm nga armiqtë e kombit shqiptar, i cili njëkohësisht meriton të botohet edhe në revistën fetare shqiptare. Pikërisht imamët shqiptarë udhëzojnë që pagëzimi i fëmijëve të bëhet në gjuhën shqipe, me kusht që emri të ketë kuptim të arsyeshëm. Prandaj fjalën përfundimtare rreth shkrimit tim duhet ta thonë Akademia e Shkencave dhe Arteve në Tiranë, në Prishtinë dhe në Tetovë.

Përshëndetja tradicionale ”Tungjatjeta”
Sa i përket martesës, martesa më e bukura janë kur dy të rinj shqiptarë bashkohen pa dallime fetare, në krahasim me disa të rinj dhe të reja shqiptare që martohen me kombësi të huaja. Në dallim me fanatizmin e reaguesit (Fadil Selmani), me anën e dokumentarit shqip të Radiotelevizionit të Kosovës tregohet se si një plak nga Rrafshi i Dukagjinit pajtohet që martesat e të rinjve shqiptarë të bëhen pa dallime fetare. Sa i përket përshëndetjes arabe ”selam alejkum”, në shkrimin tim nuk e kam theksuar, përveç përshëndetjes orientale me origjinë turke ”merhaba”, që ka kuptimin “Mirë se vjen”. Megjithatë “Selam alejkum” është përshëndetje arabe, që ka kuptimin “Paqja me juve”, me përgjigjen “Ve alejkumus selam” (shqip: “Edhe me juve qoftë paqja”) me dorën në zemër, prej nga njëri-tjetrit i dëshirojnë shëndet dhe paqe. Prandaj kur shqiptarët përshëndeten me barbarizmin”selam” tregojnë sikur gjuhës shqipe, të djepit pellazg i mungon përshëndetja tradicionale “Tungjatjeta”, po ashtu me kuptim të qartë “tu ngjat jeta”, kurse vetëm barbarizma “selam” shqip thuhet “të fala” ose “përshëndetje”. Shqiptarët që përshëndeten me barbarizma, është njësoj sikur, arabët në vend të përshëndetjes së tyre tradicionale “Selam” të thonë latinisht “Salut”. Prandaj ashtu siç është natyrale përshëndetja arabe “selam alejkum”, është përshëndetja “TUNGJATJETA” për shqiptarët. Siç po shihet, shkrimi im nuk ka të bëj asgjë kundër fesë islame, përkundrazi si çdo intelektual shqiptar mbroj gjuhën dhe traditën shqiptare. Sipas mendimit shkencor ”Islami si fe kundër asimilimit kombëtar shqiptar” nuk është i drejtë, sepse është në dëm të vëllezërve tanë të besimit katolik e ortodoks. Gjithë shqiptarët pa dallime fetare punojnë për emancipim kombëtar dhe mirëqenien e popullit.
Vlen të përmendet se në shkrimin tim nuk lavdëroj, as nuk kundërshtoj besimin fetar, luftoj për emancipimin kombëtar me plis të bardhë dhe me emra të bukur shqiptarë. Jam kundër përshëndetjes qoftë arabe, qoftë romane, por jam atdhetar për përshëndetjen tradicionale shqiptare – “Tungjatjeta!”. Jam kundër depërtimit të elementeve të huaja në art, letërsi, muzikë dhe në kulturën kombëtare shqiptare, por madhëroj kostumin shqiptar që është veshje karakteristike e identitetit tonë kombëtar. Tani më vjen pyetja: ç’të keqe ka në shkrimet e mia?! Nëse reaguesi është arab apo turk, dihet që nuk ka të drejtë të përzihet në veprimtarinë e traditës kombëtare shqiptare! Nëse është besimtar, atëherë atdheu ynë ka argumente e mbi argumente rreth zgjidhjes së drejtë të çështjes kombëtare, pa ia bërë vollën asnjë konfeksioni fetar! Këtë punë që bëj unë në dobi të mbrojtjes së kulturës kombëtare shqiptare, e bën çdo intelektual i huaj në shërbim të kombit dhe atdheut të tij.
Suedi, 2.05.2005

(Marrë nga liriakombtare)

About xhzeqiri

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...