Home / Të ndryshme / DËSHMORIT – NEZIR DEMIRI

DËSHMORIT – NEZIR DEMIRI

Kumanova shumë u gëzua,
Kur bacës Avdi një pushkë ju shtua!
Më 12 mars tetëdhjetenji,
lindi një trim për Shqipëri!
Nezir Demiri e pagëzuan,
me atdhedashuri e edukuan!
E frymëzoi nana shqiptare,
për të mbrojtur tokën e t’parëve!
Sapo shkollën përfundoi,
Si zdrukthëtar ai punoi!
Por shum shpejt koha kaloi,
në ushtri Neziri shkoi!
Tre muaj e gjysmë qëndron n’ushtri,
e braktis e shkon në shtëpi!
Gëzohet nëna si nga hera,
Kur e sheh djalin te dera!
Djali nënën e përqafon,
E bekimin i kërkon!
Ishte muaj prill 2001,
Kur mori rrugën për liri!
Në Sllupçan UÇK-s ju bashkua,
Bashkë me shokët u betua!
Deri në vdekje do të luftoj,
Tokën e të parëve s’e lëshoj!

Nezir Demiri se lëshon pragun,
bashkë me Elmi Reçakun!
Më 20 qershor 2001,
Ranë dëshmor për Shqipëri!
Brez paz brezi ju qoftë lavdi.

May be an image of 1 person

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...