Home / Opinion / Padia duhet bërë!

Padia duhet bërë!

Se kildebilledet

Shkruan: Afrim Morina

                                        Kohëve të fundit po bëhet shumë zhurmë, në duhet paditur Serbia për gjeniocid të kryer ndaj shqiptarëve, apo jo. Ata që janë për ta paditur, nuk japin mendim të çartë se si duhet vepruar, e ata që janë kundër padisë, përsëri u mungon arsyeja bindëse. Më tepër zhurmë bëjnë mediet e informimit, të cilat janë kundër padisë, duke u thirrur në faktorin ndërkombëtar dhe me paragjykim se do të humbim kontestin, në mungesë të së drejtës së Kosovës, për të ngritur padi. Ata që janë kundër padisë i referohen rastit të Srebrenicës, ku është bërë një masakër më e theksuar, pas Holokaustit, të cilën Gjykata ndërkombëtare e krimeve nuk e mori parasysh, e madje edhe Bashkimi Evropian.

                      Nëse pala që kërkon të ngritë padi e ka përnjëmend ajo nuk duhet të merret me fjalë e arsyetime, por duhet qasur punës duke formuar Institutin për këtë çeshtje, i cili duhet të përbëhet nga njerëz profesionalë në të gjitha fushat që trajton, duhet hulumtuar në terren, duhet grumbulluar material arkivore: të shkruara e filmike, që dosja të jetë sa më e plotë dhe bindëse.

                      Suksesi varet se sa është e përgaditur dosja, që nuk është aspak e njëjtë me atë të Bosnjës dhe Kroacisë, sepse, me ne Serbia është marrë që në shekullin XIX (nëntëmbëdhjetë). Dosja duhet t’i ketë të elaboruara këto dukumente:

  1. Naçertanian e Ilia Garashanit: – Çka parasheh ky elaborat për shqiptarët, që fillon të zbatohet në terren që nga viti 1877, sidomos pas Shën Stafanit dhe Kongresit të Berlinit

  2. Kongresin e Berlinit: – Çfarë roli luajten shtetet e perendimit dhe Perandoria Osmane për të qetësuar gjakrat e sllavëve, duke i dhënë territore shqiptare, e që filloi të zbatohet në terren me ndihmën e këtyre fuqive, duke vrarë, masakruar e djegur në masë të madhe shqiptarët dhe shuarjen e mbi shtatëqindë (700) fshatrave dhe Perëndimi e Perandoria Osmane bënte sehir, duke mos ngritur zërin kundër masakrave e gjenocidit që ndodhte në sytë e tyre.

  3. Kongresin e Londrës, e cila edhe i zyrtarizoi pjesët e shkëputura ngë trungu shqiptar dhe ndihmoi që të pushtoheshin tokat tona edhe më tepër nga fqinjët tanë, Serbia, Mali i Zi dhe Greqia. Për këto ngjarje ka materiale të bollshme, “Golgota shqiptare” të Frondlih, e shumë të tjerëve edhe serb që tregojnë për tmerret e kohës. Pas Konferecës së Londrës kemi këtë hartë, deshmi e viteve 1877-1913:

Legjendae e hartës në fotografi:

  1. Ngjyra e kaltër paraqet territoret shqiptare në prag të Kongresit të Berlinit – 1878 me sipërfaqe 115.000 Km2

  2. Që në atë kohë, deri në vitin 1913, shtetet fqinje Greqia, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, me ndihmën e shteteve sunduese evropiane, kanë shpopulluar territore shqiptare në mënyrë të dhunshme dhe shlyejnë nga harta gjeografike rreth 55 000 km2.

  3. Shqipëria ka 28.000 km2 dhe është i vetmi shtet në Evropë që gjithkah kufizohet me territor të vetin.

  4. Kosova e ka shpallur pavarësinë e mbikëqyrur nga ndërkombëtarët, me 17 shkurt të vitit 2008 dhe ka sipërfaqe mbi 10 000 km2. Rreth 30% ende është e pushtuar nga Serbia, me vet fajin e strukturave të UNMIK-ut dhe pjesërisht të NATO-s, me ndihmën e sektorit franqez.

  5. Elaboratet: – Ivo Andriqit dhe dy të Vaso Çublelloviqit,

  6. Nënshkrimi i marrëveshjes “Xhetelmene”, në mes të Turqisë e SKS të vitit 1937 dhe ripërtritja menjëherë pas LDB.

  7. Vendimet e KAÇKJ (II)- Ku Kosovën e shtjen nën Komandës ushtarake Serbe dhe nga territoret shqiptare, krijon Republikën e Maqedonisë.

  8. Plojen e Tivarit

  9. Luftën e Drenicës në krye me Shaban Polluzhën

  10. Libri i Kaltër i vitit 1976, për heqjen e autonomisë së Kosovës

  11. Aktet ligjore për shuarjen e Autonomisë, 23.03.1989

  12. Burgosjet, vrasjet në hetuesi, vrasjet gjatë vuajtjes së denimeve, vrasjet në demonstrata, largimet e familjeve nga fshati, përjashtimet nga puna, shkollimi, marrja e të drejtës qytetare të familjeve të caktuar (Përjashtimi- Leçitja)

  13. Aktet ligjore mbi masat e jashtëzakonshme: – Largimet nga puna, mbylljen e shkollave dhe Universitetit dhe të gjitha institucionet shkencore

  14. Operacionet ushtarke: – vrasjet masive të të gjitha gjinive e moshva, varrezat masive, zhvarrosja dhe varrosja në hapësirat institucionale të Serbisë, për humbje gjurmesh, djegjet e kufomave

  15. Djegja e pasurisë së paluajtshme dhe të luajtshme

  16. Marrja me dhunë e pasurisë së luajtshme dhe dërgimi i tyre në Serbi

  17. Kolonizimi i Veriut të Kosovës dhe ndertimi i fshatrave të reja, fillimisht në formë kibuçesh dhe më vonë shëndrrimi në vendbanime moderne.

  18. Shpërnguljet masive të shqiptarëve, për here të tretë që nga viti 1877, nga trojet e tyre gjatë bombardimeve të NATO-s

Kemi material të bollshëm, vetëm duhet sistemuar me dokumente, letër, film, fotografi, e dëshmitar të gjallë, përmes intervistave.

Ata të cilët kanë mendimin se nuk duhet paditur, se nuk kemi mundësi të fitojmë kontestin gjyqësor, na përkujtojnë mendimin e Enver Hoxhajt se “Është bërë tentim të kryerjes së gjenocidit”, na shtynë të mendoj, se duhet falur të gjitha këto krime që i ka bërë Serbia bashkë me Malin e Zi.

Se duhet përpunuar dosja për kryerjen e gjenocidit në hapësirën shqiptare, nga Serbia, qoftë si Pashallëk turk, qoftë si SKS, qoftë si Jugosllavi, gjithnjë të mbështetur nga forcat e caktuara ndërkombëtare, nuk duhet diskutuar. Duhet përpunuar dosje, që të kryejmë një obligim moral, një obligim kombëtar, një obligim histrorik, të paktën për gjeneratat që vijnë, të kenë një dokument të kompletuar, se krimet gjenocidiale nuk vjetërsohen dhe kur të vjen momenti më i përshtatshëm të bëhet padia.

Nëse nuk e bëjmë këtë, për pasardhësit tanë, jemi të pamoralshëm!

Prishtinë, 21.05.2021

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...