Home / Opinion / Po shikoja me shumë vëmendje listën e kriminelëve serbë gjatë luftës në Kosovë 1999.

Po shikoja me shumë vëmendje listën e kriminelëve serbë gjatë luftës në Kosovë 1999.

Dhe në këtë listë gjenden me emër e me mbiemër të gjithë ushtarakët, policët, personat e armatosur dhe kriminelët e të gjitha kategorive që kanë marrë pjesë në kryerjen e krimeve çnjerëzore, makabre, si masakrimi, pushkatimi, therrja e civilëve dhe dhunimi i femrave shqiptare në Kosovë. E përpos këtyre, zhdukja pagjurmë e shumë të tjerëve…
Lista është e ndërtuar sipas rasteve shumica e të cilave është shqyrtuar nga hetuesia ndërkombëtare dhe hetuesi i OKB-së për krime të luftës, Dennis Milner.
Një nga shumë raste të të tjera është rasti i Qyshk, Pavlan dhe Zahaq. Me 14 maj 1999 në fshatin Qyshk afër Pejës u vranë e u masakruan barbariaht 42 meshkuj, gjatë një sulmi të furishëm nga forcat e kombinuara elite militare e paramilitare serbe.
Në mëngjesin e së njëjtës ditë, forcat serbe kishin sulmuar edhe dy fshatra të tjerë aty afër Pavlanin dhe Zahaqin, dhe pasi kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre gratë, fëmijët dhe pleqtë, kishin vrarë në mënyrë mizore edhe 35 shqiptarë të tjerë të pafajshëm.
Formacioni “FRENKI”, një njësit komando i emëruar sipas udhëheqësit të tij Franko Simatoviq- “FRENKI”, e cila ka qenë pjesë e forcave speciale të sigurimit shtetëror të Serbisë, të njohur edhe si “Crvene beretke”(Baretat e Kuqe).
1.”Operativna Grupa” ose “OPG” (Grupi Operativ), një njësit elitë i policisë serbe, pjesëtarët e të cilit me krenari kanë quajtur veten “Magla” (mjegulla), sepse pas aksioneve të ndërmara ata nuk kanë lënë ndonjë gjurmë. “OPG-ja” mësohet të ketë marrë urdhërat nga gjeneralë të lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë. Bazuar në dëshmitë e disa burimeve serbe, pjesëtarët e OPG-së kanë marrë pjesë edhe në disa masakra tjera famëkeqe në Kosovë, në Arbri të ulët, në Reçak, në Pavlan, në Zahaq.
2.Njësiti snajperist i Armatës së Tretë Jugosllave, grup që theksohet të ketë qenë nën komandën e drejtpërdrejtë të kryegjeneralit të Armatës së tretë serbe.
3.Grupet Paramilitare të ashtuquajtur “MUNJA” ( vetëtima). “Munja”, në një raport të oranizatës “Human Rights Watch-it (HRW), përshkruhen se ” ka qenë një mëshirim i çuditshëm i policëve, kriminelëve dhe të vetëquajturve patriotë, (plotësisht nën kontrollin e armatës dhe policisë), të cilët nga serbët ishin konsideruar si legjendarë, për përleshjet e tyre që kishin zhvilluar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për sulmet e pamëshirshme mbi civilët shqiptarë”.
Në nëntor 1999, në fshatin Kishnicë (afër Prishtinës), në shtëpinë një shqiptari, u gjet një listë me 20 emra barbarësh serbë. Ata kishin vendosur shtabin operativ paramilitarë dhe nga shumë burime dëshmohet se nga kjo bazë shkonin e bënin krime ndaj popullatës civile shqiptare në shumë pjesë të Kosovës. Bazuar në listën me emra e mbiemra dhe në adresat e tyre, rezulton se këta barbarë janë nga Kosova me përjashtim të njërit që ishte nga Kurshumlia. Një pjesë prej tyre, krime kanë kryer edhe në fshatin Kishnicë. Për këto krime kanë dëshmuar Musa Gashi dhe Bajram Gashi, që kanë shpëtuar nga këto krime.
Në listën e gjetur të kriminelëve figurojnë këta emra:
1.Berisha Ruzhdi
2.Iliq Stalin-Velko
3.Paniq Pavli- Sinisha, Prelloc i Prishtinës
4.Cvejiq Lubisha- Lan, Hallaq i Madh- Lipjan
5.Vukadinoviq Jovan-Njegosh, Kurshumli
6.Andriq Mirko- Drashko Prishtinë
7.Dikiq Branko- Nebojsha, Prilluzhë
8.Krastiq Rade- Svetisllav, Skullan i Lipjanit
9.Selishnik Jelica- Tomisllav, Kishnicë
10.Sinisha Jovanoviq- Kishnicë
11.Jovan Karaxhiq- Kishnicë
12.Goran Teajkoviq- Kishnicë
13.Boban Trajkoviq-Kishnicë
14.Dejan Trajkoviq-Kishnicë
15.Predrag Gjorgjeviq-Kishnicë
16.Petar Saveliq- Kiahnicë
17.Mile Bulajiq- Kishnicë
18.Gjorgje Bulajiq- Kiahnicë
19.Zhivorad Mitiq-Zhiko, Kishnicë
20.Dragan Mitiq- Burdo, Kishnicë
21.Dragan Miliq- Kishnicë
22.Zoran Teajkoviq- Kishnicë
23.Mike Iliq- Graçanicë
24.Dushan Iliq-Graçanicë.
A thua ndonjëri prej këtyre çetnikëve është paraqitur përpara organeve të drejtësisë për aktet çnjerëzore që kanë bërë ndaj popullit tonë?!!

Mos të harrojmë se “Drejtësia ekziston si fjalë pas së cilës shpeshherë ndodhin padrejtësitë më të mëdha!”

May be an image of text that says 'Bozhidar Nikola Bojan Obradovic Ljubisha Pantoviç adovan .Pantoviç Miliç Jovanoviç Aca .Bozhoviç Cedomir Sava Ristiç Predrag Goran Shgepanovic Millosh Krstiç Srgjan Dikic Milan 30.Dikiç Momçilo 31.Dimiç Zvezdan 32.Jovanoviç Sinisha 33.Rajkoviç Gojko 4.Drashkoviç Laza 5.Laç Doka Krimi serb nẽ Gjakove e rrethine ka adrese. Kjo foto eshte njera prej adresave tề tij. Marko Lionçar Boban Baboviq 11.Ljubisha Radunoviq Nase Arifaj Sergjan 3. Milosh Shcepanoviq RajkoAleksig Aleksig jubisha Rakoviq Nenad Bosanac Dragan Raçiq 10, Milutin Prashceviq 13. Ljubisha Lekig 14. Paramilitar nga Vranja Pedrag Rakoviq'

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...