Home / Të ndryshme / “O Sali Berisha, mbreti i zullumit, më në fund ta prenë, masën e kostumit”. Vargjet e Dukës thyejnë rrjetin: Shuplaka e parë për mallkimin e Shqipërisë

“O Sali Berisha, mbreti i zullumit, më në fund ta prenë, masën e kostumit”. Vargjet e Dukës thyejnë rrjetin: Shuplaka e parë për mallkimin e Shqipërisë

20 maj 2021 

“O Sali Berisha, mbreti i zullumit, më në fund ta prenë, masën e kostumit”. Vargjet e Dukës thyejnë rrjetin: Shuplaka e parë për mallkimin e Shqipërisë

Nga Arben Duka

O Sali Berisha,
mbreti i zullumit,
më në fund ta prenë,
masën e kostumit!

Sot u bë e kryer,
që të zuri flama,
për këtë me kohë,
ka punuar Rama!

Kur të thosh me tallje,
o yll i karvanit,
po ta mbajti suma,
kalo oqeanin!

Menduam se Rama
Të harroi o trim
E mbajti premtimin
Menduam gabim

Ta puthësh në ballë,
vetëm një “non grata”,
shkofsh atje ku dita,
është njëlloj si nata!

Me ty u sos puna,
të futën në thes,
ç’do bëhet me tjetrin,
që për tyja vdes!

Na thotë-se Saliun,
e kam debulesë,
ndaj sot i ka ikur,
fare mëndje e kresë!

Me sa duket letrat,
po ja bëjnë gati,
që mos ndahi kurrë,
o Sali lugati!

Shqiponjat e malit,
janë bërë si trumcaku,
për të nusëruar,
nga vjeshta tek SPAKU!

Amerikë e Madhe,
s’të vret me raketa,
se dhe peshkaqënët,
di t’i kapë me rrjeta!

Zgjedhjet s’kanë mbaruar,
o Sali kodoshi,
mos e merr mandatin,
si ç’e bëri Doshi!

Dhe Doshi-një ëngjëll,
është para teje,
ti do jesh një humbës,
prej kësaj beteje!

Me kohë kemi shkruar,
si parapagim,
ti për këtë popull,
je kryemallkim!

Me ty shumë jam marrë,
ndaj më s’po e zgjat,
pleqëri të bardhë,
dhe jetë shumë të gjatë!

Dhe jetë shumë të gjatë,
o mortja Sali,
se kështu shumë vite,
do shkosh në qeli!

Në sistemin “bis”,
vetëm nuk do jesh,
atë “debulesën”,
aty do ta kesh!

Në një dhomë të vogël,
do jenë dy të marrë,
do këndojnë këngën:
“Baftjar-o Baftjar!”

Ti mbase s’e di,
që është kënga ime,
thonë që të ndihmon,
nëpër izolime!

Se s’paske akuza,
sot ke pretendime,
po të gjithë t’i dinë,
ato qindra krime!

Këtu edhe gjetkë,
e dinë të tërë,
se çdo krim të mundshëm,
Sali e ke bërë!

/Marrë nga gazeta Dita/

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...