Home / Të ndryshme / KUJDES?!

KUJDES?!

May be an image of Landa Molishti

Nga: Landa Molishti


Kujdes, në shtëpi!
Kujdes, në rrugë!
Kujdes, në punë!
Kujdes, në shoqëri!

Kujdes, në miqësi!
Kujdes, në botën hileqare!?
Zor, të ndiejmë lumturi,
Deri kur kështu, o njeri?!

Vallë, pse gjithë kjo drojë,
Me sinjalistikën dritëkuqe,
K    U    J    D    E    S ?!
Jemi shoqëri e lirë,
Apo robër, kufizimes absurde
pa nevojë?!

A është kjo jetë normale,
Me kaq rrjedhime fatale, përbesë.
A më thoni, ku të kemi shpresë?
Apo njerëzia nga marrëzitë-tradhëtitë,
Dalëngadalë po zvetënohet, po vdes.

A është kjo liri, a është demokraci?!
Vërtet, po ndjemë pasiguri, robëri…
Kur hajnat, të liqtë njerëzit e mirë…
Po i sulmojnë në dinjitet, në shtëpi.

18 maj 2021

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...