Home / Opinion / Sot doli nga shtypi libri i avokat Ramiz Krasniqit “Ballë për ballë me krerët e SHIK-ut – Procesi politik ndaj dr Sadri Ramabajës – Fasadë legale e krimit”.

Sot doli nga shtypi libri i avokat Ramiz Krasniqit “Ballë për ballë me krerët e SHIK-ut – Procesi politik ndaj dr Sadri Ramabajës – Fasadë legale e krimit”.

May be a cartoon of një ose më shumë njerëz dhe syze

Libri është i ndarë në dy pjesë dhe gjithësejt 13 kapituj.
Librit i paraprinë parathënia nga avokati i njohur Ibrahim Maxhuni, ndërkaq përmbyllet me një rezyme në shqip e anglisht.
Autori i pasthënies është simboli i 1981-ës – Hydajet Hyseni.
Në tre kapitujt e fundit janë përfshi shkrimet me peshë të Xhafer Shatrit, Dilaver Goxhajt dhe Emin Azemit, që ishin angazhuar denjësisht në favor të mbrojtjes time dhe dinjitetit të Republikës.
I jam shumë mirënjohës avokatit për përkushtimin kolosal në dobi të mbrojtjes dinjitoze që ka organizuar gjatë gjithë procesit, por edhe për shkrimin e publikimin të këtij libri tepër të veçantë e me vlera të jashtëzakonshme.

Xhafer Shatri:

“Prej momentit që Shtatmadhoria e Prontomafisë u bind se përballja me Gjykatën speciale është e pashmangshme, vendosi që të gjëjë kurban për t’ia varë në qafë mëkatet e veta. Prandaj ajo e trilloi dhe e fryu në këtë masë “Syrin e popullit“ me qëllim që ta përdorë si cjapin biblik. (Sipas Biblës, në kohën e Moisiut, kishte mundësi që dikush t’ia “varë“ mëkatet e veta një cjapi dhe pastaj ta therë ose ta braktisë kafshën e gjorë në shkretëtirë…, një mënyrë mizore për të “shfajësuar“ vetën…).May be an image of 2 njerëz

Murat Jashari, tashmë ishte përthekuar në të gjitha anët me “Avni Rrustemat“ e Shikut, por skenarit i duhej edhe ideologu. Sadri Ramabaja ishte kandidat ideal. Së pari sepse ishte veteran i LPK-së, se dyti sepse ishte aktivist i njohur i Lëvizjes Vetëvendosje, së treti si hakmarrje për redaktimin e librit të Murat Jasharit dhe së katërti sepse kishte zhvilluar një debat të rreptë me Azem Vllasin dhe strukturat e dikurshme që ky përfaqëson lidhur me ngjarjet politike të viteve tetëdhjetë etj. dhe kjo e fundit përputhej me nevojat e regjisorëve.”

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...