Home / Opinion / Tipet e avionëve të shteteve anëtare të NATO-s që bombarduan Jugosllavinë

Tipet e avionëve të shteteve anëtare të NATO-s që bombarduan Jugosllavinë

Skender Jashari

Gjatë Operacionit Forcat Aleate, në konfliktin e Kosovës, tre palë ndërluftueseishin në terren, dy prej tyre UÇK-ja dhe forcat jugosllave ishin në operacione ushtarake tokësore, kurse forcat ajrore të NATO-s, ekskluzivisht ishin në operacione ajrore.
Kampanja ajrore dhe raketore e NATO-s, kundër Jugosllavisë, në vazhdimësi kërkohej të ishte perfekte dhe pagjakderdhje, e kjo në vazhdimësi theksohej nga zyrtarët e NATO-s.  Duke qenë se shumica e vlerësonin fuqinë ajrore sa i përket që nuk ka gjakderdhje të sulmuesit dhe me kosto më të ultë të fitores me sulme precise, por në realitet fushatat e tilla janë me kosto të lartë dhe me benefite të vogla,  si dhe me rezultate të vonueshme.

Edhe pse NATO, ende nuk i ka publiku të gjitha informatat në lidhje me sulmet që ka kryer, me tipet e avionëve që i kanë kry ato sulme, me tipet e armëve dhe municioneve, përfshirjen e inteligjencës në kampanjë, por edhe sulmet sipas shteteve anëtare të NATO-s dhe avionët mbështetës, duke e bërë të ketë mungesë të detajuar për to.

SHBA, ishte vendi që edhe në rastin e Luftës së Kosovës, dëshmoi që qëndroi në anën e drejtë të historisë, duke mbrojtur civilët e pafajshëm që vriteshin, masakroheshin e dëboheshin nga shtëpitë e tyre. Duke filluar nga përpilimi i planit të Operacionit Forcat Aleate, e pastaj duke bindur edhe anëtarët e tjerë të NATO-s, si dhe duke bartur barrën kryesore të këtij operacioni. Fillimisht Operacioni Forcat Aleate, filloi me 210 avion të SHBA-së dhe me 161 avion të anëtarëve të tjerë të NATO-s, e që më 9 qershor numri i avionëve të SHBA-së ishte në 785, kurse i anëtarëve të tjerë të NATO-s, ishte në 342.   Në total kanë marr pjesë 829 avion, nga 14 vende të NATO-s,  disa burime japin shifrën prej 1055 avionëve dhe helikopterëve që janë përfshirë në Operacionin Forcat Aleate.  Në ditët e fundit të konfliktit, SHBA përdori në total 24 baza ajrore në Europë, prej tyre 3 në Britani,1 në Spanjë, 2 në Francë, 4 në Gjermani, 6 në Itali, 2 në Hungari, 1 në Greqi dhe 2 në Turqi.

Figure 1. Tipet e avionëve amerikan që bombarduan Jugosllavinë.
SHBA:
USAF
1.      36 avion A-10, që të gjithë të operuan nga baza ajrore Gioia del Colle në Itali.
2.      2 avion AC-130, që operuan nga baza ajrore në Brindizi të Italisë.
3.      5 avion B-1B, që operuan nga baza ajrore Fairford, në Britani të Madhe.
4.      6 avion B-2, që operuan nga Misuri në SHBA.
5.      18 avion B-52, që operuan nga baza ajrore Fairford, në Britani të Madhe.
6.      7 avion C-130, që operuan nga baza ajrore në Frankfurt të Gjermanisë.
7.      4 avion E-3AWACS, që operuan nga Geilenkirchen, në Gjermani.
8.      2 avion E-8 JointSTARS, që operuan nga Frankfurti, në Gjermani.
9.      4 avion EC-130ABCCC, që operuan nga Aviano në Itali.
10.     2 avion EC-130E që operuan nga baza ajrore në Brindizi të Italisë.
11.     2 avion EC-135H, që operuan nga Aviano në Itali.
12.     26 avion F-15C, që operuan nga Cervia në Itali dhe nga Lakenheath në Britani.
13.     25 avion F-15E, që operuan nga Aviano në Itali.
14.     88 avion F-16C, që operuan nga Aviano në Itali dhe nga Spangdahlem në Gjermani.
15.     24 avion F-117, që operuan nga Aviano në Itali dhe nga Spangdahlem në Gjermani.
16.     7 avion KC-10 që operuan nga Frankfurti në Gjermani dhe na Moron në Spanjë.
17.     208 avion KC-135 që operuan nga Aviano dhe Sigonelia në Itali; Brize Norton, St. Mawgan, Mildenhall, Fairford në Britani; Ferihegy në Hungari; Istres dhe Mont de Marsan në Francë, Moron në Spanjë.
18.     3 avion MC-130, që operuan nga Brindizi në Itali.
19.     10 helikopter MH-53, që operuan nga Brindizi në Itali.
20.     2 helikopter MH-60, që operuan nga Brindizi në Itali.
21.     4 avion OA-10, që operuan nga Gioia del Colle, në Itali.
22.     5 avion RC-135, që operuan nga Mildenhall në Britani.
23.     2 fluturake RQ-1A që operuan nga Tuzla në Bosnje dhe Hercegovinë.
24.     5 avion U-2 që operuan nga Sigonella, në Itali.

Nga Marina Amerikane
25.     8 avion AV-8B, nga USS Kearsarge.
26.     12 helikopter CH-46, nga USS Kearsarge.
27.     9 helikopter CH-53, nga USS Kearsarge.
28.     24 avion F/A-18C/D, që operuan nga Taszar në Hungari.
29.     8 avion EA-6B që operuan nga Aviano në Itali.
30.     2 avion KC-130, që operuan nga Bari në Itali.
31.     8 helikopter MH-53H, nga USS Inchon.
US NAVY
32.     2 avion C-2A, që operuan nga USS Th. Rusvelt.
33.     5 avion  E-2C, që operuan nga USS Th. Rusvelt.
34.     29 avion EA-6B, që operuan nga Aviano në Itali dhe nga USS Th. Rusvelt.
35.     2 avion EP-3, që operuan nga Rota në Spanjë.
36.     28 avion F-14, që operuan nga USS Th. Roosevelt.
37.     24 avion F-18C, që operuan nga USS Th. Roosevelt.
38.     2 avion P-3C, që operuan nga Rota në Spanjë.
39.     8 avion 5-3B, që operuan nga USS Th. Roosevelt.
40.     6 helikopter SH-60, që operuan nga USS Th. Roosevelt.

US ARMY
41.     24 helikopter AH-64A, të stacionuar në Tiranë të Shqipërisë.
42.     14 helikopter CH-47, operuan nga Tirana në Shqipëri.
43.     18 helikopter UH-60, operuan nga Tirana në Shqipëri.

Kurse anëtarët e tjerë të NATO-s, patën këto tipe të avionëve ushtarak që i përdorën në Operacionin Forcat Aleate:

Figure 2. Tipet e avionëve të shteteve antare të NATO-s që bombarduan Jugosllavinë.
1.      Belgjika
a.      10 avion F-16A, që operuan nga Amendola, në Itali.
2.      Danimarka
a.      9 avion F-16, që operuan nga Grananise, në Danimark.
3.      Gjermania
a.      1 avion C160, që operoi nga Landsbergu në Gjermani.
b.      14 avion 1x që operuan nga Piacenza në Itali.
4.      Franca
a.      1 avion C160 Gabriel, që operoi nga Istrana në Itali.
b.      2 avion E-3F, që operuan nga Avord në Francë.
c.      14 avion Jaguar, që operuan nga Istrana, në Itali.
d.      6 avion KC-135, që operuan nga Istres, në Francë.
e.      16 avion Mirage F.1CR/CT, që operuan nga Istrana, në Itali.
f.      2 avion Mirage IVP, që operuan nga Istres në Francë.
g.      8 avion Mirage 2000C, që operuan nga Grosseto, në Itali.
h.      15 avion Mirage 2000D, që operuan nga Istrana, në Itali.
i.      2 helikopter AS 330 Horizon, që operuan nga Kumanova, në Maqedoninë e Veriut.
j.      2 helikopter Puma.
Ajroplanbartsja Foch:
k.      16 avion Super Etendard
l.      4 avion Etendard IVP
m.      2 helikopter Super Frelon
5.      Britania e Madhe
a.      1 avion Canberra PR.9, operoi nga Gioia del Colle, në Itali.
b.      2 avion E-3D AWACS, operuan nga Aviano, Itali.
c.      16 avion Harrier GR.7, operuan nga Gioia del Colle, Itali.
d.      4 avion L1011, operuan nga Ancona, Itali.
e.      12 avion Tornado, operuan nga Solenzara, Itali.
f.      3 avion VC-10, operuan nga Ancona, Itali
6.      Italia
a.      6 avion AMX, operuan nga Istrana, Itali.
b.      1 ajroplan Boeing 707/T, operoi nga Pratica di Mare, Itali.
c.      10 avion F-104ASA, operuan nga Amendola dhe Cenvia në Itali.
d.      6 avion Tornado IDS, operuan nga Brescia, Itali.
e.      16 avion Tornado ECR/IDS, operuan ngaGioia del Colle dhe Piacenza në Itali.
7.      Kanadaja
a.      18 avion CF-18, operuan nga Aviano, në Itali.
8.      NATO
a.      4 avion E-3A AWACS, operuan nga Trapani në Itali.
9.      Holanda
a.      20 avion F-16A, operuan nga Amendola, në Itali.
b.      2 avion KDC-10, operuan nga Eindhoven, në Holandë.
10.     Norvegjia
a.      6 avion F-16A, operuan nga Grazzenise, në Itali.
11.     Portugalia
a.      3 avion F-16, operuan nga Aviano, në Itali.
12.     Spanja
a.      6 avion EF-18, operuan nga Aviano, në Itali.
b.      1 avion KC-130, operoi nga Aviano, në Itali.
c.      1 avion CASA C-212, operoi nga Vicenza, në Itali.
13.     Turqia
a.      11 avion F-16, operuan nga Ghedi, në Turqi.
14.     Hungaria
a.      22 avion MiG-29, që operuan nga Kecskemet, në Hungari.
b.      20  avion MiG-21, që operuan nga Taszar, në Hungari.
c.      9 avion Su-22, që operuan nga Taszar, në Hungari.

Më:17.05.2021

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...