Home / Lajme / PSE “NJERIU” I MARRËZIRAVE – FITIM DOMI VJELLË NGA GOJA POSHTËRSIRA KUNDËR HEROIT TONË, ADEM DEMAÇI?!

PSE “NJERIU” I MARRËZIRAVE – FITIM DOMI VJELLË NGA GOJA POSHTËRSIRA KUNDËR HEROIT TONË, ADEM DEMAÇI?!

(Shkrim nga arkivi)

REAGIM i Xhemil Zeqirit & Fadil Shytit

Ndaj paraqitjes tepër të ulët të “humoristit” të pacipë, Fitim Domit, në emisionin “Përrallë me tupan”, organizuar nga “Vala Mala” më 17 maj 2007 në RTK – drejtuar nga kujdestarët unmikasë. Ndaj ”humorit” të pa fre të ”Përrallës me tupan” nga humoristi titisto-rugovist, Fitim Domi, i denjë për palaçollëqe si vet mbiemri i tij, ”Domi” që krijon përshtypjen e parë dhe të vërtetë se qenka lindur së prapthi, dhe është i edukuar së prapthi në çerdhet kolektive titiste…
Para, ky “djalosh” i llastuar dhe i rritur nga lokja LKJ, hiq se ka për dert të del para publikut shqiptar e të huaj dhe të përpiqet të njollosë, bile edhe në gjuhën serbe, sipas maksimës “qesh e ngjesh”, heroin e shqiptarizmës – Adem Demaçin.
Ne, mor zotëri i panderuar!
Lokezezën tënde – LKJ po ta njohim; tashmë i ka shkuar shpirti në ferrin e përbuzjes, por fatkeqësisht kjo përbuzje edhe mbi këtë botë po jeton, sepse ajo i paska lënë pas bijtë e bijat e saj të prapë… Nga kjo konstatojmë se një shoqëri e tillë e degjeneruar, siç qe ajo e ish-Jugosllavisë titiste, ka rritur fëmijë të degjeneruar që pisllëqet politike, pa dallim çfarë kostumesh veshin; ato s’i heqin gjerë në vdekje… Pra, derisa të vdesin dhe “burimet” e saj, ata, “fëmijët” e përdalë të saj jetojnë nga kacidhet e huaja, nga shpërblimet “pensioniste” që janë tepër fatale për moralin e tyre të dalë nga gjeni i tyre i zi. Këta mjeranë, sot po i kryejnë detyrat e qarqeve më reaksionare, pra për punën në të zezë që bëjnë shpërblehen fort mirë, kur i fyejnë atdhetarët e ndritur të kombit shqiptar, si Bacë Adem Demaçin legjendar.
Ne, me këtë reagim duam t´ia bëjmë me dije edhe organizatorit “Vala Mala”, se: nuk është aspak për ju e moralshme, njerëzore, as kulturore që ata/ato “artistë/e”, të dalin të majmur sikur në një poligon demash dhe t´i fyejnë personalitetet e mëdha historike publikisht aq paturpësisht, ndonëse nga perdet e hapura të ”humorit popullor”. Thonë – gjithçka ka një kufi, por si duket kjo maksimë e “urtë” qenka gabim, sepse pafytyrësia e njerëzve të pacipë nuk paska kufi!… Pastaj, thonë një fjalë popullore se: ”kur i humbë era barutit i vjen era m…” Ne, nuk do të dëshironim të ndotet kultura shqiptare me erëra të pista, siç po ndotet tani, por ja që edhe kjo po ngjan, sepse ende tek në Kosovë dhe fatkeqësisht kudo në trojet shqiptare po ngjanë dekadenca e madhe, tani po injorohet dhe po luftohet arti i vërtetë përparimtar shqiptar.
Po ngjan kështu, sepse ende tek në Kosovë dhe fatkeqësisht, kudo në trojet etnike shqiptare, po sundon mafia politike dhe mafia kulturore, kjo mafi e majmur nga pirateria dhe e ndihmuar nga qarqe të huaja reaksionare. Natyrisht, ka dhe mjete materiale në duar të veta të pista dhe vrastare si: radion, rtv, shtypin etj, plus kjo mafi tani po krekoset dhe po sulmon edhe me gjuhën e forcës kundër çdo mendimi tjetër opozitar, duke i hapur dyert e dhunës e të burgjeve për opozitarët e vërtetë, të cilët sot po bashkohen rreth Lëvizjes Vetëvendosje, të udhëhequr nga djaloshi sypatrembur, Albin Kurti.
Kuçedra plakë, e veshur me kostume të reja ”demokratike”, po nxjerrë tym e barot, nga goja po vjellë sulme dhe mashtrime, nga gjuha po lëshon flakë dhe helm kundër njerëzve përparimtarë shqiptarë kudo nëpër botë, saqë edhe djalli vet do t´i a kishte zili!… Tani kjo na bënë të revoltohemi, sepse ata kalamajtë e lagjes, ku banonte Adem Demaçi i madh, pas luftës ata/ato, të cilët e fyenin i thoshin “qeni plak” rrugëve të Prishtinës, me palaçollëqe të mësuar e të nxitur nga prindërit e tyre, si duket qenkan rritur dhe e paskan pushtuar rtk-ën, pas 8 vjet ”lirie” dhe me “Mixhën” e tyre titisto-rugovist paskan ardhur të na ”argëtojnë”, pra ta fyejnë Adem Demaçin, të cilit i ka ndritur dhe do t´i ndritë figura dhe vepra e tij në shekuj!
Mor zotërinj të panderuar!
Kur ”Mixha” juaj Fitim Domi, e thithte biberonin nga qumështi i servuar nga çerdhet foshnjore në kohën e qelbanikut Tito dhe bënte humor, kur gajaseshin burokracia në mbrëmjet e errëta pis, në tavolinat e pista të kujdesur nga LKJ-ja; heroi ynë i madh – Adem Shqipëria, përfytej për jetë a vdekje me xhelatët rankoviqistë e titistë burgjeve fashiste jugosllave. Kurse tani pa pikë turpi del përrallosë gjepura që as qentë s´ia hanë, (por nga kjo s´mërziten ata), sepse këto gjellëra ua hanë sivëllezërit dhe simotrat e tyre injorantë dhe tepër mjeranë.
Sikur të kishte njerëz të denjë përparimtarë dhe të vendosur aty, do të duhej që demonstratitivisht të reagohej menjëherë dhe të bojkotohej emisioni, i cili gjithçka mund të jetë; por jo një emision i nderuar apo i kulturuar. Si duket kalamajtë e lagjes nuk qenkan të kënaqur mjaft se e paskan fyer atëherë rrugëve, por do të ndihen të lumtur që ”indirekt” t´ia fyejnë nënën edhe në rtk; atë nënë shqiptare që s´kishte më shqiptare në botë se ajo, sepse aq shumë vuajti për djalin e saj, i cili dergjej burgjeve armike, ajo nënë, e cila vdiq syhapur pa e parë birin e saj kreshnik, të cilin se pati pranë t´i jepte as lamtumirën e fundit; atë nënë, të cilën serbët e vranë, siç thotë populli ”pa pushkë”. Këtë e ka folur dhe shkruar edhe biri i saj: serbët ma kanë vrarë nënën, ajo ka vdekur nga mërzia për mua”! Ju, o qejfli të dehur dhe të mjeruar!
Mos harroni kaq shpejt të nxitur nga turpet e politikës ditore, se nëse Adem Demaçi u ka thënë serbëve vëllezër nuk u ka thënë sepse i ka djegur shpirti për ata, por ju që nuk shihni as sa tek hunda se kuptoni në të vërtetë, se vëllezërit tanë nga Toskëria thonë: “nga e thëna në të bërë, është një det i tërë”. Prandaj, zotërinj të pandreqshëm! Merreni një pasqyrë e shikojeni veten arsyeshëm, merreni veten me të mirë o narcisë të pushtuar, sepse kështu si po shkoni revan, shumë gjatë prototipave si ju po ju ecën kungulli mbi ujë…
Kujdes! Mos i fyeni vlerat tona më të ndritura kombëtare, sepse së shpejti do vijë dita kur ju do të pendoheni për ato turpe dhe krime që po i bëni! Sepse, shqiptarët atdhetarë nuk mund t´i durojnë tepër gjatë makinacionet tuaja të pista, që herë dalin me kostume “humori”, herë me kostume policie. Prandaj këto sulme ndaj atdhetarëve duhet të marrin fund, sepse, edhe ashtu po ua bëni jetën ferr, si dikur në kohën e xhelatëve serbo-jugosllavë.
Kujdes zotërinj, sepse, kush mbjell erën do të korrë stuhinë, thotë një fjalë e librore.
Danimarkë-Suedi, 18 maj 2007

About xhzeqiri

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...