Home / Opinion / NË DEKADAT/SHEKUJT E ARDHËSHEM POPUJT E VEGJEL JANË TË RREZIKUAR TË SHUHEN

NË DEKADAT/SHEKUJT E ARDHËSHEM POPUJT E VEGJEL JANË TË RREZIKUAR TË SHUHEN

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Musa Krasniqi

14 maj 2021

Faktoret kryesorë që mund të ndikojnë në shuarjen e popujve të vegjel në kohërat moderne janë ekonomia e dobët, rënja e lindshmerisë, shpernguljet dhe pushtimi nga kulturat e huaja.

Ndryshimet klimatike dhe luftrat eventuale janë faktorë tjerë që mund të qojnë në shuarjen e popujve të vegjel.

A jemi të rrezikuar ne shqiptarët për shuarje/zhdukje?

Në dy dekadat e fundit lindshmeria ka rënë së tepërmi të shqiptarët. Shperngulja e shqiptarëve nga Shqipëria Etnike në këto dy dekada ishte më e lartë së kurdoherë tjetër në historinë tonë. Ekonomia jonë është më e dobëta në Evropë. Fatkeqësisht në dy dhjetëvjetshët e fundit jemi edhe nën ndikimin e fuqishem të kulturave të huaja.

Pra bazuar në analizen dhe tendencen e faktorëve të lartëshenuar në Shqipërinë Etnike populli shqiptar është në rrezik për shuarje në të ardhmen.

A është Kombi Shqiptar komb i vogël?

Kombi Shqiptar në Shqipërinë Etnike pa Mërgatën është komb i vogël dhe është në zvoglim e sipër.

A mund të shpetojmë nga rrezikimi për tu shuar si komb në të ardhmen ?

Po. Ekonomia dhe mbrojtja ushtarake duhet të fuqizohen. Lindshmeria duhet të stimulohet e rritet. Shpernguljet duhet të zvoglohen dhe ndikimi negativ i kulturave të huaja të eliminohet.

Faktori jetik për ta mbajtur Kombin Shqiptar si komb të madh është mbijetesa e perherëshme nga asimilimi i Mërgatës Shqiptare. Vetvetiu të qenurit komb i madh nenkuptohet se nuk mund të rrezikohemi për shuarje.

Mbijetesa dhe madheshtia e Mërgatës Shqiptare do ti jep “gjak dhe oksigjen” pergjithmonë Shqipërisë Etnike.

Kerkohen politika shkencore të mençura e largpamëse për ta mbajtur gjallë Mërgatën Shqiptare dhe lidhjen e saj të perherëshme gjenerat pas gjenerate me Shqipërinë Etnike.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...