Home / Histori / Sot më 13 maj 2021 në prekazin e përflakur të Drenicës Dardane

Sot më 13 maj 2021 në prekazin e përflakur të Drenicës Dardane

Shënohet 40 vjetori i rënies së heronjëve të kombit Nebih e Tahir Meha, në nderim të jetës dhe veprës së tyre heroike, më poshtë kemi shkëpur një fragment të shkurtër nga libri: Zanafilla e rrënjëve tona Pellazgët-Ilirët-Shqiptarët, të autorit, Avdi Ibrahimi (faqe 297-299).
Mehajt e Prekazit qëndresë e fuqishme kundër pushtuesve për tri breza më radhë
Prekazi prush i ndezur dhe Jasharët vëllezërit e tyre të një origjine fisnore Mehajt, më 13 Maj 1981, nga kulla e tyre të rrethuar nga forca të shumta të Njësive Speciale të RSFJ-së i kthyen pushkën Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, në Prekaz të Drenicës së heroizmave të mëdha, babë e birë, Nebih e Tahir Meha luftuan nga kulla e tyre me trimëri të pashoqe kundër forcave pushtonjëse duke lënë të vrarë e të plagosur shumë prej tyre, por në fushën e luftës bien si meteor lirie edhe Tahir (Nebih) Meha, dhe Nebih (Emin) Meha, ndërsa ka mbetur e plagosur edhe vajza Zadja e Tahirit, rezistuan Nebih e Tahir Meha ndaj barabrisë pushtuese jugosllavo-serbe. Kjo kullë e rezistencës shqiptare kundër pushtuesve jugosllav ishte qëndresa e fuqishme shqiptare për tri breza me radhë: Emin Lati, ishte bashkëluftëtar i Azem Bejtës; Nebi (Emin) Meha, Tahir (Nebih) Meha, nga kullae tyre luftuan RSFJ; Beqiri (Nebih) Meha ka rënë dëshmor në luftën çlirimtare të UÇK-së, të tre brezat me radhë luftuan me armë në dorë pushtuesit e sllavëve të jugut, jugosllavo-serbë.
Prekazi dhe qëndresa e familjës Jasharaj po shënojnë faqe të lavdishme në historinë tone më të re, si një familje heronjësh të pamposhtur të popullit shqiptar, që po luftonin pushtuesin e sllavëve të jugut, për lirin e bashkimin e trojeve shqiptare me shtetin amë Shqipërinë. Ishte kjo koha kur u shfaqën si meteor lirie në skenën tonë kombëtare familja Jashari, Shaban (Murat) Jashari me të bijtë Hamzën e Ademin, të cilët mbi varret e heronjeve: Tahir e Nebih Meha betohen se do të vazhdojnë luftën për lirinë e bashkimin e kombit shqiptarë(46).
Shfrytëzoj rastin besimtarëve shqiptarë të fesë islame t’i uroj festën fetare për shumë mote Bajramin e Madh!

P.S. Foto Prekaz: Te kulla e heronjeve kombetar shqiptar, Emin, Nebih, Tahir e Beqir Meha.

May be an image of 1 person, brick wall, ambiente të jashtme dhe monument

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...