Home / Opinion / KUSH PO E SULMON DONIKA GËRVALLËN?

KUSH PO E SULMON DONIKA GËRVALLËN?

Të hymë në Temë: sulmi bëhet ndaj Donikës teksa qëllimi është Albin Kurti!
Në munges të substancës ( ose laboratori i luftës speciale u ka dhënë të gabuarën) edhe sulmi edhe qëllimi u dështon!
Tashti të nisemi me ca sqarime të thjeshta:
a.) Intervistën Donika për TVDukagjini e ka bë në vitin 2015 dhe askush s‘kishte reaguar; partia demokratike ishte e zënë me votimin e Gjykatës Speciale, Hashim Thaqi me zgjedhjen president teksa Kadria në dilem hamletjane; kandidat për kryetar Kuvendi apo për kryeministër?!
b.) HAJDAR BEQA me kërcënimin e tij bërë një deputeti me „ ta këpus kokën“ vetëm e ka vërtetuar thënjet e zonjës Gërvalla që pohon se kishte likuidime të „ kundërshtarëve politik!“ Por opinioni i partis demokratike dhe përkrahësve të saj është katërcipërishtë i gabur ngaqë ata duhet të kërkojnë dorëzimin e mandatit të deputetit nga Hajdar Beqa dhe jo dorëheqjen e Donika Gërvallës! Hajdar Beqa me kërcënimin „ ta heqi kokën“ indirekt rëndon me akuzë zotin Thaqi dhe zotin Veseli të cilët gjenden në Hagë dhe jo vetëm Ata,,,
c.)
Reagimi i zotit Schwarz ( bashkëshorti i zonjës Donika Gërvalla)duhet të jetë mësim e sidomos për udhëheqjen aktuale të PDKES,,,
Ai, argumenton çdo gjë në mënyrë të shkëlqyer!
E quan Serbin gjenocidale teksa Enver Hoxhaj i PDKes thoshte se „ Serbia nuk ka bë gjenocid!“
ç.) Disa kritikues,reagimin e bashkëshortit të Donikës e vunë në thumb ngaqë një fjali e tij thotë „ FARKU dhe UÇK luftuan për çlirimin e Kosovës“ dhe një pohim të tillë nuk kanë të drejtë ta kritikojnë PDK, AAK , NISMA dhe përkrahësit e tyre!
Unë( Fatmir Brajshori) që 20 vite kam shkruar që „ FARKU ka luajtur lojën si ushtria e Fikret Abdiqit në Bosnjë!“
Por të gjithë Ju që jeni anëtar dhe simpatizant të PDKes, AAKes, NISMES dhe përkrahës të Thaqit, Veselit, Haradinajt, Limes duhet të përkuleni para FARKUT dhe farkistëve sepse:
Ju,dy udhëheqësit e FARKUT,Ahmet Krasniqin dhe Tahir Zemen, i keni shpallur HERO të „ popullit“ ( thonjëzat janë të miat) dhe vendimin familjarëve,ua ka dorëzuar presidenti Hashim Thaqi!
Apo?
d.) Donika Gërvallën e kam kritikuar për rolin e saj në „ Lëvizjen e Dhjetorit“ në Tiranë, me kohë dhe me të drejtë!
Asaj nuk i takonte të dilte kundër dorës që e kishte ushqyer,,,
dh.) Tashti të flasim me „ sikur“,,,
Sikur të vazhdonte gjendja sikur në vitet e 80-ta, Donika Gërvalla do t‘jetonte në Tiranë; ndoshta do jepte mësim në Politeknikun etj…
Sikur që, me siguri Enver Hoxhaj do të ishte funksionar jugosllavë në federatën jugosllave, teksa Eliza Hoxha do t‘këndonte Pop- Rok në Zajeçar, festivalet e muzikes jugosllave etj…
e.)Partia Demokratike e Kosovës ka ra në duar të „ djemëve dhe vajzave“ të ish pro jugosllavëve…
Tashti, kur Drenica bënte luftë Memli Krasniqi pinte lëngje në kafiterit e Prishtinës dhe këndonte me Ritme Rruge…
Të vije me bërtit, qajtë e piskat kur kujton që PDK ka ra në duar të Memlav, uranav, Hoxhajve ( që nuk dinë si duket shqiponja dy krenare në shuplakat shqiptare)…
ë.) Donika Gërvalla u nxorri fytyrat e palara shumë kujt!
Ku janë tani patriotat që ankoheshin se „ nuk u pranua në Universitet djali apo vajza e filan dëshmorit apo heroit?“
Pse nuk qenka edhe Donika vajza e një dëshmori?
Epilogu sipas meje
Partia Demokratike e Kosovës, ka ra në duar të disa rokerav, pankerav e shmekerav dhe si e tillë, nëse nuk kthehen në kryesin e saj themeluesit, më mirë do të ishte sikur të pushonte punën dhe të mos kompromitohet akoma më keq!
Qeveria sot, po sulmohet nga ATA të cilët, duke qenë shërbëtor partie, ishin shpërblyer me:
– Vende pune për të cilat nuk ishin( janë) të përgaditur
– Me Diploma profilesh të ndryshme pa pasur as njohurit elementare
– Privilegje me tendere, uzurpime dhe paga mujore pa punuar asnjëherë
Dhe çfarë po ndodhë sot?
Qeveria e re ka filluar, ATA të cilët kanë zënë vend pune pa qenë të kualifikuar, t‘ua zbres ( degradoj titujt fallso) për një gradë vendet e punës, t‘u kërkoj kuslifikime përkatëse dhe t‘i lirojnë vendet e punës të rezervuara 5 sosh për një person!
Me një fjalë qëllimi nuk është deklarata e Donika Gërvallës për Gjykatën Speciale sepse palla s‘u kishte hëngër para disa viteve kur e kishte dhënë por qëllimi është te privilegjet e krijuara, pa meritë për gjithë këto vite!
Sa i përket dorëheqjes së Donikës, edhe unë do ta kërkoja të largohet dhe të emërohet Ministre e Punëve të Brendshme ngaqë ky që e kemi siç po duket është mjaftë i butë!
Kudo në botë IS dhe Talibanët kur kërcënojnë me „ heqje kokash“ futen në burg!
I vetmi vend në botë, ku ai që kërcënon me HEQJE KOKE të tjerët dhe akoma gëzon statutin e deputetit është KOSOVA!

Poshtë kosovarët

Rroftë Kosova

May be an image of 1 person

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...