Home / Të ndryshme / KRISMA LIRIE!

KRISMA LIRIE!

UCK KLA.svg

Shkruan: Fadil Shyti

(Elegji, kushtuar trimave të Drenicës,

babë e bir, Nebih dhe Tahir Mehës,

të cilët oborrin e tyre e kthyen në log stoik mejdani…

-Kullën, e kthyen, në kala qëndrese,

luftuan si burrat e moteve të mëdha,

-me një shtet,-me armikun shkja.

(Nënvizimi im, F.SH).

-Rënia heroike e Tahir Mehës në Prekazin legjendar, më 13 maj 1981,

me babain, -plakun Nebih, që kishin rezistuar 20 orë, pa ikur nga pozitat e tyre dhe duke kënduar:

“O Shqipni mos thuaj mbarova,

 se bijtë e tu, o ende janë të gjallë!”…

(Shoku dhe vëllai im i idealit, Ramadan Pllana).

Krismat maleve e fushave gjëmuan,

Për vatrat e lira arbërore,

Baba e bir, luftuan trimërisht,

Kundër hordhive gjakësore!

Jo! Malësorët trima,-nuk dorëzohen!

Se, jetojnë në trojet e veta,

Të maten me polici e ushtri serbomadhe,

aspak nuk frikësohen, me rezistencë heroike, rilindet  jeta!

Ajo kohë, ish e stuhishme,

Ju, e kthyet në madhështore,

Qëndruat si burrat e moteve,

I nderuat armët arbërore!

Për nderin e vatrës,-për mbrojtjen e atdheut,

Për Flamurin Kuqezi,-kundër shovinizmit,

Luftuat dhe -u flijuat me nderë,

Ju, flakadanë të shqiptarizmit!

Ju, e kishit kuptuar e përjetuar,

Në shpirtrat malësorë,-therorë,

Të keqen robërinë, ju viganët shekullorë,

Me heroizma, e nderuat Shqipërinë!

Keni rënë martirë, siç u ka hije,

Në betejë, flakëlirie në llogore,

Robërinë,-se duron Shqiptari,

E ardhmja, shkruan FITORE

Gurbardh, ish-Ashlan).

11 Mars 1982

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...