Home / Opinion / AREF MATHEU DI DHE MUND TË FLASË PËR ATË QË NUK DI SAKTË SE ÇKA FLET, KURSE NUK MUND TË FLASË E NUK DI ÇKA FLET PËR ATË QË DI MIRË SESI DUHESH TË FILSTE !

AREF MATHEU DI DHE MUND TË FLASË PËR ATË QË NUK DI SAKTË SE ÇKA FLET, KURSE NUK MUND TË FLASË E NUK DI ÇKA FLET PËR ATË QË DI MIRË SESI DUHESH TË FILSTE !

Zeqir DURAKU

Aref Matheu, me këtë shkrim timin këtu po të kundërvihem …prej butësisht, normalisht e deri edhe vrazhdësisht …por denjësisht; dhe prapëseprapë, nuk do të kundërvihem skajshmërisht ashpërsisht !

Ti, Aref Matheu në shkrimin tënd të publikuar në Diplomacia.dk më 30.03.2021 e të titulluar ”Gegërishtja është dialekti që rrjedh nga pellazgjishtja e vjetër, është gjuha e Zeusit dhe e Perëndive”; çka, dhe për këtë e pikërisht nga titulli i këtij shkrimi tënd, edhe u nxita që, së pari ta lexoja këtë shkrim tëndin, sepse prej vetë titullit të shkrimit, ky shkrim i yti edhe më provokoi domosdo dhe më zgjoi kërshërinë me paramendimin se gjithsesi do ishte shkrim tërheqës, ndaj, dhe patjetër duhesh të ishte edhe shkrim me rëndësi të veçantë. Prandaj, atë dhe ato që ti, Aref Matheu thua në shkrimin tënd në fjalë, për të folmën Gegërishte në ndërthuarje e krahasuarje me Pellazgjishtën e vjetër e shumë të vjetër, dhe pak të njohur deri më tani, gjithsesi që, qoftë edhe hamendshëm, pos tjerash, edhe më pëlqeu dhe do më pëlqejnë vijimisht mendimet dhe konstatimet tua në këtë pikëpamje; ndaj, dhe në këtë kuptim, s’do mend që edhe pajtohem me ty, por dhe më shumë edhe sesa kaq, për çka edhe prandaj, po e rithem: jo vetëm më pëlqeu ky shkrim i yti, jo pak!

…Por, pastaj e mëtej në shkrimin tënd në fjalë, ti, Aref Matheu, vazhdon të shkruajsh e të thuash, siç thotë fjala, ”edhe çka s’thuhet”, ndaj dhe shkruan dhe flet, jo vetëm ”mbarë e mbrapsht”, sa, përveç i pëlqyer, vetëm në fillim të këtij shkrimi, ti, në vazhdim shpëlqehesh nga unë ngase e dëshmon veten, mjerisht dhe fatkeqësisht …sepse e paske edhe titullin AKADEMIK, porse, qenke ”AKADEMIK”, me keqardhje po t’them …edhe sharlatan dhe sharlatan …deri i tejm; e, madje qenke edhe injorant, e besa qenke edhe më keq e shumë më keq edhe sesa kështu dhe kaq sa thash, jo se po them unë kështu, sepse këtë e dëshmon TI bindshëm dhe qartë, në shkrimin tënd në fjalë, veçanërisht, pas disa rreshtave të fillimit të tij e pastaj…!

Aref Matheu, ti në shkrimin tënd në fjalë, madje …edhe nuk di çka thua; apo nga sharlatanizmi dhe injoranca jote, ndoshta edhe e pavetëdishme dhe e paqartë për ty; apo, kushedi, edhe nga ligësia jote dhe qëllimkeqësia, apo keqqëllimësia e disafishtë e jotja…, sepse, edhe pa pikë ndrojtje as pa pikë turpi dhe pa pikë skrupulle ”AKADEMIKU” Aref shkruan e shprehet …edhe me urrejtje injorante-primitive dhe primitive-injorante e të sëmurë e, më keq se kështu, gjithsesi, dhe me theksim shumë të ndieshëm e të dukshëm, edhe kundër ish-komunizmit shqiptar!?!

…Merreni me mend, AKADEMIK-Aref Matheu, o runaj zot mendtë, del e flet kundër komunizmit shqiptar …vetëm pas 30 vjetëve të qenies së komunizmit, apo të mosqenies së komunizmit shqiptar; ndërsa në kohën e KOMUNIZMIT SHQIPTAR, ndonëse, ti, Aref Matheu ke qenë në jetë, posi, dhe ke qenë, pra, edhe atëbotë gjallë, por nuk t’u ka ndie zëri, madje as se je gjallë e, se, ke qenë kund gjallë dhe, ende më hiç t’u ka ndi zëri se ke qenë dhe ishe kundër komunizmit para 30 vjetëve, në kohën e komunizmit …dhe në veçanti, kundër komunizmit shqiptar, që ty, por jo vetëm ty, vetëm pas vitit 1990 t’u bë e ju bë urrejtje kaq e madhe dhe urrejtje e parë !?! …Dhe, kështu, veçse jo vetëm ti, pra, po tregohesh tashmë i këtillë; por, si ti kështu, e më keq edhe sesa ti, u treguan e po tregohen edhe të gjithë kundërkomunistët shqiptarë, vetëm të pas vitit 1990: plurifytyrëdredhabythët e fytyrëbyhëfytyrët shqipfolës-kundërkomunistë të pas vitit 1990, pra, sepse, deri para vitit 1990 ishin komunistë, dhe KOMUNISTË …deri edhe FANATIKË, ose, ishin zogistë, ballistë, titistë dhe legalistë, kryesisht të fshehtë e shumë të fshehtë; apo, ishin mbështetës të komunizmit …deri edhe entuziast e frenetikë !

…Madje, o Akademiku-Aref Matheu, si nuk po e ditke ti, sepse këtë duhet ta di …edhe shqiptari më injoranti, në qoftë se është sadopak normal, se KOMUNIZMI ”I SHQIPËRISË së Enver Hoxhës”, pa as dyshimin më të vogël – ka qenë sistemi shoqërorë më i miri i Shqipërisë dhe shqiptarëve deri në kohën e fillimit të tij …dhe pastaj edhe të kohës të gjithë qenies dhe qeverisjes së tij dhe, gjithsesi ka qenë dhe është i tillë edhe deri më SOT; dhe, kjo s’do dëshmitarë, sepse kjo po vërtetohet pakundërshtueshëm dhe plotësisht tashmë shumë e fortë …edhe nga çdo shqiptar …qoftë edhe me pak mend në kokë, por me këmbë në tokë, o ”akademiku” shqiptar ”i pas vitit 1990”!?! …Dhe, këtë që sapo e thash, po edhe gjithçka që thash në këtë shkrim, deri tash, në këtë kuptim, madje a nuk po e dëshmon dhe vërteton qartë e fort edhe krahasueshmëria e Shqipërisë dhe shqiptarëve të parakohës së komunizmit në Shqipëri; dhe, edhe pastaj, të kohës më se 50-vjeçare të komunizmit në Shqipëri, veçse, edhe koha e paskomunizmit të Shqipërisë e në Shqipëri dhe gjithnjë deri në kohën e gjatë kohës së demokracisë-DEMONKRATIKE të deri sotme të Shqipërisë dhe të shqiptarëve?!

…Ti, akademik-Aref Matheu, madje nuk po e ditke, se kështu po verteton shkrimi yt në fjalë, sa mjerim! …se deri në kohën e parakomunizmit shqiptar, Shqipëria, pa fare hamendje, mund të thuhet se ekzistonte vetëm si shprehje dhe vetëm si emër, sa për të LUAJTUR e për t’u tallur me të kushdo që dëshironte, dhe, jo me asnjë kuptim më të rëndësishëm e më të madh, dhe assesi as më ndryshe e më shumë, nderkaq që vetëm KOMUNIZMI shqiptar; komunistët shqiptarë dhe koha e komunizmit shqiptar e bëri Shqipërinë për herë të parë -SHTET me hatër e me zor – të pranuar nga gjithë bota – dhe patjetër edhe nga, jo vetëm K. Evropa që, veçanërisht deri para kohës së KOMUNIZMIT SHQIPTAR s’kishte lënë të keqe e të ”zezë” që nuk ‘ia kishte bërë Shqipërisë dhe popullit shqiptar, apo s’është kështu ”akademik” – Aref Matheu?!

…O Akademiku-Aref Matheu, ndonëse këtu nuk po t’quaj MJERAN, edhe as më ndryshe e më keq edhe sesa kështu, edhe sepse në shkrimin tënd në fjalë, ti nuk vërteton fare se e ditke, madje, që, deri në kohën e parakomunizmit shqiptar, për fatin e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar, vendosnin me vendime thellësisht kundërshqiptare, me vendime …deri fashiste e ultrafashiste e shoviniste të tejme mbase të gjitha shtetet e Evropës KUNDËRKOMUNISTE, sikur Shqipëria në të gjitha kuptimet të ishte, pos tjerash, edhe më keq sesa lodër e tyrja …ku ta shkarkonin e shfrynin, jo vetëm sadizmin tej çnjerëzor e tej fashist të tyre; e, jo vendi e toka e shqiptarëve…, dhe ndodhte kështu sepse atëbotë, Shqipërisë dhe shqiptarëve s’kishte kush t’i dilte ZOT; se Shqipërisë dhe shqiptarëve iu mungonte KOMUNIZMI shqiptar DHE komunistët SHQIPTARË, sepse deri në atë kohë, Shqipërisë dhe shqiptarëve iu ishin në KRYE shqipfolës kundërshqiptar/ë e tradhëtar/ë e kolaboracionist/ë – edhe më kundërshqiptar edhe sesa grekët dhe shkijët më kundërshqiptar!?! …Pra, o ”akademiku” Aref Matheu, të pëlqen ty, dhe jo vetëm ty, apo s’të pëlqen, për herë të parë Shqipërinë e bëri SHTET – KOMUNIZMI shqiptar; komunistët shqiptarë…, dhe këtë e dinë …edhe LOPËT tashmë, veçse, ti, Akademiku Aref Matheu nuk po e ditke, apo, së paku këtë e vërteton shkrimi yt në fjalë!?!!! …Dhe, nuk po e ditke ngase je ADEAKMIK shqiptar i pas vitit 1990 që di shkëlqyeshëm: T’VËRTETËN ME E QUAJT RRENË, dhe RRENËN MË E QUAJT T’VËRTETË, veçanërisht, sa i përket çështjes dhe çështjeve të vendit të vet dhe të popullit të vet ! …Dhe kështu, pa u thelluar mëtej këtu në sqarime dhe arsyetime tjera për këtë gjë, po ta them ty, dhe jo vetëm TY, skajshmërisht theksueshëm, sepse jam i bindur se po mos t’kishin qenë KOMUNISTËT SHQIPTARË dhe komunizmi shqiptar, zor se do kishte pasur SOT …madje edhe shtet Shqiptar dhe, kushedi, ndoshta as edhe popull shqiptar…, sepse, deri para ”komunizmit shqiptar”, dihet mirë se si kanë qenë shqiptarët dhe sa kanë qenë shqiptarët SHQIPTARË në të gjitha pikëpamjet, ndonëse, ndoshta ti as këtë nuk e di, o zotrote Akademik-Arefi!

…Komunistët shqiptarë dhe komunizmi shqiptar, në radhë të parë dhe kryesisht, përveç që e bënë Shqipërinë-SHTET, me hatër e me zor, dhe e bënë SHTET; dhe me hatër e me zor e bënë SHTET të barabart me të gjitha shtetet tjera, ata, Shqipërinë nga një vend ku nuk mungonte …as asnjë e KEQE, ku …edhe MUSHKONJA dhe mushkonjat madje, ishte …dhe ishin më të ZOT/Ë sesa shqiptarët; pikërisht KOMUNIZMI SHQIPTAR, respektivisht komunistët shqiptarë, jo vetëm që e munden dhe e qitën fare MUSHKONJËN dhe mushkonjat që deri atëherë, pos shumëçka tjetër, edhe ato ishin ZOT e ZOTA të shqiptarëve; po, komunizmi dhe komunistët shqiptarë filluan t’i zhdukun dhe i zhdukën e i qitën fare …edhe aq shumë të këqia e ”të zeza” nga të cilat deri atëherë vuanin e lengonin për vdekje shqiptarët dhe Shqipëria.

…Komunizmi shqiptar dhe KOMUNISTËT SHQIPTARË, me ardhjen dhe shfaqjen e tyre, Shqipërinë, veç tjerash, edhe nga një vend ”shkretëtirë” e gërmadhë, filluan ta ngritnin në këmbë e ta bënin vend normal e, mandej edhe si kopsht me lule dhe, kopsht me lule …dhe e bënë qebesa; ndersa, shqiptarët, nga ANALFABETË dhe analfabetë të TRASHË e TË RËNDË që ishin, për më pak se 50 vjet i arsimuan, i kulturuan e i ngritën edhe deri në ato nivele që Evropa ”demokratike” e kundërkomuniste s’kishte mundur ta bënte me vendet e veta e me njerëzit e saj, edhe për 400-500 vjet; e, megjithëkëtë dhe jo vëtëm KËTË, ti ”Akademik”-Aref Matheu, prej majeve të gishtërinjve të këmbëve e deri në majën e kokës tënde e ankon KOMUNIZMIN SHQIPTAR dhe komunustët shqiptarë dhe ankohesh e i qorton dhe akuzon për të ”pabërat e tyre”, për të pabërat e komunizmit shqiptar dhe të komunistëve shqiptarë si dhe për ”keqbërjet e tyre” e ndërkaq i përmend me aq shumë dashuri, përmallim, mall dhe adhurim – në shkrimin tënd në fjalë, shqipfolësit kundërshqiptarë …deri të skajshëm, por edhe tradhëtarë e kolaboracionistë me damkë!?!!!

…Prandaj, qoftë edhe vetëm nga çka thashë, sa tash e si thashë, këtu, deri tash, s’kam si mos të të pyes: – ku e ke kokën ti, ore; në ç’vend e ke ti kokën dhe çka ke në atë kokë tëndën, o Aref Matheu, sepse, titullin e paske ”Akademik” porse, shkrimi yt në fjalë, nëse është edhe mendimi dhe bindja jote, i përmbanë të gjitha të metat e mundshme dhe, që të mos shprehem këtu edhe me shprehje tjera, shkrimi yt në përfolje këtu, me përjashtim të fillimit të tij, prandaj është edhe për të gjitha vërejtjet dhe qortimet ku janë e ku s’janë !?!!!

…Ore ”Akademiku” Aref Matheu, për hir tëndin, se po m’dhimbsesh, po them këtu, se gjatë kohës së komunizmit në Shqipëri, komunizmi, ani, ishte ”i keq” dhe ishte i keq sa të duash ti dhe shqipfolësit tjerë sikurse ti, veçse, në kohën e komunizmit shqiptar dhe në Shqipëri, ”komunizmi, qoftë edhe të ishte i keq”, ju shqipfolësit; ju të gjithë shqipfolësit në Shqipërinë KOMUNISTE, me hatër ja me zor, ishit SHQIPTAR/Ë bash sikurse duhesh të ishit dhe sikurse i duheshit Shqipërisë që të ishte tamam SHQIPËRI-SHQIPTARE! Kurse, që prej pas vitit 1990, në demokracinë-DEMONKRATIKE, juve, jo vetëm që …vetëm emri ju mbet shqiptar, por u bëtë më kundërshqiptar/ë …edhe sesa që kanë qenë dhe janë …edhe më armiqtë e jashtëm të Shqipërisë e të shqiptarëve! Gjatë kohës së komunizmit e në kohën e komunizmit shqiptar …Ju, të gjithë ishit ”NJERËZ”; njerëz edhe në kuptimin më të mirë të fjalës! …Ju të gjithë ishit të mirë, shumë të mirë, e besa edhe sa s’kishte më të mirë, qoftë edhe në të gjitha kuptimet e pikëpamjet e duhura dhe të mundshme…, dhe, prandaj ishit …edhe lakmia por edhe zilia dhe smira …edhe e të gjithë njerëzve NORMAL, por jo vetëm normal, të BOTËS; ndërkaq që, që prej pas vitit 1990 e në vazhdim, në demokracinë-DEMONKRATIKE -juve vetëm pamjet, edhe pse, edhe ato të deformuara dhe shumë të shëmtuara, iu kanë mbetur ende NJERËZORE, veçse, gati aspak SHQIPTARE, ore Aref Matheu Akademik shqiptar i pas vitit 1990!?!

…Në kohën e komunizmit dhe gjatë kohës së komunizmit SHQIPTAR e në Shqipëri, me hatër ja me zor, ju ishit edhe të MIRË e sa s’kishte më të mirë, në radhë të parë, për njëri-tjetrin; të mirë e sa s’kishte më të mirë për Shqipërinë dhe për çdo gjë shqiptare; ndërkaq që prej pas vitit 1990 u bëtë TË KËQIJ dhe ARMIQTË më të mëdhenj të njëri-tjetrit; u bëtë ARMIQTË më të mëdhenj e më të rrezikshëm të Shqipërisë dhe të çdo gjëje të vërtetë shqiptare…! Pra, në kohën e KOMUNIZMIT SHQIPTAR, në Shqipëri, vetëm KOMUNIUZMI ishte ”i keq”, porse, gjithëçka tjetër ishte: e mirë; shumë e mirë dhe e shkëlqyeshme; kurse, në demokracinë-DEMONKRATIKE të pas vitit 1990 e deri më sot, në SHQIPËRI nuk ka as edhe një E KEQE dhe TEJKEQE ku është e ku s’është që nuk ËSHTË në ju e te ju!!!

…As Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri nuk e bëri …as mbreti yt, Ahmet Zogolli as zogistët shqipfolës dhe as të tjerët si këta që i ceka këtu, po e bënë KOMUNISTËT SHQIPTARË, në radhë të parë bashkë me shqiptarët tjerë të vërtetë, të cilët përveç me armiqtë e jashtëm të Shqipërisë e kundër armiqve të jashtëm të Shqipërisë e të popullit shqiptar, iu desh të luftonin edhe më me këmbëngulje e më ashpër kundër zogistëve shqipfolës, kundër ballistëve shqipfolës e kundër legalistëve shqipfolës që ishin përkrahësit e miqtë më të devotshëm të armiqve e më armiqëve të Shqipërisë dhe, që njëkohësisht ishin edhe më kundërshqiptar/ë dhe më kundër Shqipërisë dhe kundër çdo gjëje shqiptare, edhe sesa armiqtë më armiqë e më të egër të jashtëm të Shqipërisë dhe të shqiptarëve patriotë!

Formulärets nederkant

Ti, Akademiku shqiptar i pas vitit 1990, më ngjanë sikur t’i kishe mendtë …dy metra mbi kokë, sepse, në shkrimin tënd në fjalë, pa pikë ndrojtje as pa asfare turp thua, edhe se: “Për fat të keq, pas Luftës së dytë Botërore drejtuesit shqiptarë të kohës së komunizmit vendosën zyrtarisht (1972) një gjuhë letrare që në thelb rrjedh vetëm nga një dialekt: dialakti toskë i Shqipërisë së jugut”. Por, ti zotrote, harron qëllimisht apo paditurisht se vendosja dhe krijimi i gjuhës letrare shqipe i vitit 1972, sidoqoftë ishte dhe është arritja më pozitivja dhe më e madhja e popullit shqiptar i asaj kohe; të asaj asaj kohe e deri në atë kohë; dhe patjetër, edhe deri më tash; …dhe, se, s’ka mundur të bëhej e të ishte ndryshe asisoj e atë kohë për të qenë një sukses dhe arritje çfare thash se ishte, vendosja e GJUHËS LETRARE SHQIPE e vitit 1972 dhe që pat mundësi të ndodhte në atë kohë për çështjen, këtu, në fjalë; …dhe këtë, po e them se po m’detyron injoranca trashamane apo qëllimësia tej ligavece e jote për këtë çështje, “Akademik” Arefi; se, këtë që e pohova këtu më sipër, për gjuhën letrare shqipe të 1972, deri më tash, e kanë thënë e rithënë, ndonëse, ndoshta edhe me fjalë tjera, nga qysh thash unë, edhe shumë shqiptarë tjerë normal, të ditur dhe shqiptarë kompetent ! Dhe, mandej, atë e ato që ti thua se: “…gjuha letare e vitit 1972 në thelb rrjedh vetëm nga njëri dialekt: dialekti toskë i Shqipërisë së jugut”, unë mendoj se ky konstatim i yti nuk qëndron fare dhe s’është fare i vërtetë, pra, ky pohim i yti, pa dashur këtu të hyja më thellë tash në arsyetime dhe shkoqitje e sqarime për këtë, përveç tjerash, edhe sepse për diçka ië tillë do të duhëshin shumë fjalë e shumë sqarime, edhe të panevojshme për këtë çështje, të miratuar fort e fuqishëm nga shqiptarët qysh në vitin 1972 dhe pastaj e deri tash gjithënjë. E, ti Aref Matheu, por jo vetëm ti, i shpërfaqësh dhe i kundërvihesh çështjes në fjalë, të them, edhe …vetëm PASANDAJ, dhe shumë pasandej…, sepes në kohën e atëhershme e me rastin e themelimit të GJUHËS SË UNISUAR SHQIPE të vitit 1972 kanë marrë pjesë, e di edhe ti fort mirë këtë, përfaqsuesit më të mirë e më kompetent të të gjitha trevave shqiptare, nga Shqipëria dhe nga tokat shqiptare jashtë Shqipërisë politike, dhe atë vendim për gjuhën LETRARE SHQIPE, e mbaj n’mend edhe unë, fort mirë, e patën vendosur dhe sjellur, EDHE ATËHERË, aq unanimisht dhe entuziazmisht, sa një unanimitet e një entuziazëm i tillë nuk kishte ndodhur as nuk ishte parë deri atëherë në popullin shqiptar e nga populli shqiptar, me plot arsye e me plot të drejtë, apo s’është kështu, “akademik” Aref Matheu, o, kuku-bobo e bubu për Shqipërinë dhe shqiptarët normal e të vërtetë, çak i gjet e çka po i gjen nga shqipfolës surrogat, sojsëz e pizevengë, veçanërisht që prej pas vitit 1990 !?!

…Madje, ti, Aref Matheu “e derdh kupën” deri edhe në pikën e fundit për gjithçka e, edhe të krejt vërejtjeve, qortimeve dhe mospsjtimeve të mia ndaj teje për shkrimin tënd në fjalë, kur, jo vetëm me aq patetizëm, e zë n’gojë …edhe Gjergj Fishtën, ku pos tjerash thua se: “…Gjergj Fishta… ka qenë i ndaluar në të gjitha leksionet dhe studimet nëpër të gjitha instituconet shtetërore, madje edhe në biblioteka private”; por, thua TI kështu krejt qëllimisht dhe ligësisht dhe ultraligësisht, por jo paditurisht, sepse këte e ka ditur dhe e di i madh e i vogël në Shqipëri, prandaj, gjithsesi, duhesh ta dish edhe ti, se, Gjergj Fishtën nuk e kanë ndaluar etj., etj., komjunistët dhe komunizmi shqiptar, sikurse po t’pëlqen të thuash ti dhe po thua ti, pra, skajshmërisht poshtërsisht e ligësisht, por Gjergj Fishtën e ka ndaluar, para së gjithash dhe më shumë se gjithçka tjetër, veprat e tij …vetë Gjergj Fishta; e ka ndaluar “MEMORANDUMI I TIJ” I vitit 1935…, prandaj, e ka “ndaluar”, posi e me plot të drejtë, POPULLI SHQIPTARË atëherë kur ishte NË VETE e kur ishte POPULL NORMAL për ato “ndalesa” që ti i thekson për Gjergj Fishtën, sepse Gjergj Fishta, në fakt ka qenë një shqipfolës KUNDËRSHQIPTAR i madh …dhe aq i madh ,sa, edhe është i pashoq si i tillë… dhe, këtë e vërteton dhe dëshmon pakundërshtueshëm, pra, qoftë edhe, vetëm “MEMORANDUMI I GJERGJ FISHTËS”… sa, karshi këtij fakti, të gjitha vlerat tjera letrare të Gjergj Fishtës, edhe po t’ishin sado të shumta, s’vlejnë asgjë dhe bëhen ZERO e më pak e më keq se kaq , pra, e ripërsëris: -përballë e në krahasim, me “MEMORANDUMIN FAMKEQ”, e sa s’ka më të keq të tij, ooo “akademik”-Arefi!

Dhe, ti, Aref Matheu nëse e di këtë t’vërtetë e këto t’vërteta për gjergj Fishtën, e megjithëkëtë e ke bindjen dhe qëndrimin që edhe e shfaqë në shkrimin tënd në fjalë për Gjergj Fishtën, atëherë, ti, patjetër je edhe më i ZI dhe “MË I ZIII” e më i KEQ -edhe sesa që ka qenë dhe është Gjergj Fishta, kundër shqiptarëve, me “MEMORANDUMIN” e tij ! E, nëse nuk e di këtë t’vërtetë e këto t’vërteta për Gjergj Fishtën, dhe prapë thua si thua në shkrimin tënd në fjalë, për Gjergj Fishtën, atëherë, me të vërtetë, je …jo vetëm një injorant …edhe i gërditshëm; por, je edhe injorant i trashë dhe i madh-KABA !?!!!

Madje, kah fundi i shkrimit tënd, këtu, në këtë shkoqitje time shkrimore rreth shkrimit tënd në fjalë, s’kam si mos ta theksoj edhe se, ti, “Akademik” Arefi, me “akademizmin” tënd, vazhdon të thuash, edhe se: “Pastaj edhe gjindja e veriut ka qenë shumë më e pashtruar se ata të jugut ndaj indoktrinimit komunist”. …Dhe, është e vërtetë kjo që thua kështu, porse, duhesh ta dishë , ngase, as këtë GJË nuk po e ditke, o “Akademik”, sepse këtë, të fundi i fundit, e vërteton e kaluara dhe …deri edhe koha e tashme, se, dorën n’zemër, që, se, edhe para çlirimit të Shqipërisë; pas çlirimit të saj e …edhe deri më sot, Shqipëtarët e Shqipërisë se Jugut, njihen; prandaj edhe kanë qenë dhe, edhe sot, posi, janë -me të ditur; më të mençur, pra, qoftë edhe tradicionalisht, por edhe praktikisht, sesa shqiptarët e veriut; dhe këtë e vërteton aq shumëçka dhe ndoshta edhe gjithëçka në realitet e në këtë kuptim, të pëlqen ty, mua dhe të tjerëve, apo s’na pëlqen; pa e parë të arsyeshme që këtu e tash të lëshohem në arsyetime, sqarime e shkoqitje të detalshme për këtë çështje dhe mendim timin që shkurtas e pohova dhe sqarova këtu më lart, e deri këtu, edhe për këtë temë e problem !

…Gjithsesi, pra, edhe nga sa thash këtu më lart, por, edhe sikurse vazhdon të pohosh ti “Akademik” Arefi me mendimet tuaja, qoftë edhe gjithfare, veç të sakta dhe të arsyeshme  -asfare, edhe kur thua se: “Kësaj i shtojmë faktin se veriu ka qenë një mbështetje më e zjarrtë për Mbretërinë e Shqipërisë të themeluar midis dy luftrave nga mbreti Zog i dalë dhe ky nga një familje fisnike e veriut (krahina e Matit)”.

…Po, është e vërtetë, “Akademiku” Aref, se Veriu i Shqipërisë “ka qenë një mbështetje më e zjarrtë për Mbretërinë e Shqipërisë…” sepse, sikurse e thash në një mënyrë pak më tjetër, edhe këtu më lart, injoranca dhe trashamanësia mendore etj., etj., e shqiptarëve të Veriut, i ka bërë shqiptarët e Veriut që ta konsiderojnë “Mbret”, një “Mbret” që nuk e ka zgjedhë populli i vet “Mbret” ; qe, nuk e kishte zgjedhur as askush tjetër, (përveçse, shkive) për “Mbret” të shqiptarëve, dhe “Mbret” që e kishte zgjedhur veten e vet, për “Mbret”!?!!!

…Injoranca, trashamanësia mendore, por edhe gjëra tjera të ngjashme e më të këqia edhe sesa këto, e kishin bërë popullin shqiptar, dhe veçmas shqiptarët e Veriut të Shqipërisë, ta quante “Mbret” edhe Ahmet Zogun që s’kishte lënë të keqe, e që s’lente të keqe e të zezë që s’ia kishte bërë e që nuk ia bënte Shqipërisë dhe popullit shqiptar…! …Po, a e di ti ore “Akademiku” shqiptar i pas vitit 1990 se, mbreti yt dhe i zogistëve tjerë shqipfolës, me urdhërat dhe ndihmën e shkive i ka vrarë …edhe shqiptarët më atdhetarë…, dhe këtu po t’i përmendi vetëm: Luigj Gurakuqin, Hasan Prishtinën dhe Bajram Curin ! Po, a e di ti, sepse këtë e dinë …edhe drunjtë dhe gurët e tokave shqiptare, ore pizeveng, lapangjoz, renegat e çka edhe jo më keq tjetër, se, Mbreti yt, por jo vetëm i yti, Ahmet Zogolloviçi është dëshmuar dhe ka qenë miku më i madhi i shkive dhe i vet Nikolla Pashiqit, shkaut më kundërshqiptar të mundshëm, që, ka qenë dhe është dëshmuar si armiku më i madhi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve ! …Po, a e di ti ore hajvan-shqipfolës, se Ahmet Zogu, nuk ka të keqe, të zezë, të ligë e të poshtër që nuk ia ka bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve !?!!! …Prandaj, nëse Ahmet Zogu paska “dalë nga një familje fisnike e veriut” sikur thua ti “Akademiku” Aref, atëherë mjer e kukuuu për fisnikërinë shqiptare kush paska dalur nga ta e prej tyre!!!

15.04.2021

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...