Home / Opinion / LUFTA E UÇK-SË ISHTE E PASTËRT DHE SI E TILLË ISHTE ÇLIRIMTARË

LUFTA E UÇK-SË ISHTE E PASTËRT DHE SI E TILLË ISHTE ÇLIRIMTARË

Lufta për liri nuk ishte individuale apo e ndonjë̈ partie, por ishte e popullit liridashës të saj,që kontribuan me pendë e me pushkë për një̈ shekull e deri të lufta e fundit Çlirimtarë me aleatet e saj SHBA-të dhe NATO-n.
Ndërkohë̈ pas luftës të saj e të përgjakur ne vend se forcat politike të vepronin të bashkuar pavarësisht bindjeve partiake për zhvillimin e vendit.Çuditshmerisht filluan gjahun e kundërshtarëve politik e partiak për pushtëtin e tyre.
Me ç’rast nuk është̈ turp e as tradhti me i zbardh këto vrasje të qytetarëve tanë,turp e tradhti do të ishte e kundërta.Pamvarsisht bindjeve të tyre partiake që kishin të mbyllet njëherë e mirë ky kapitull problematik,pavarësisht kush i posedon ato fakte dhe kush qëndron prapa këtyre vrasjeve.
Fakt se për dike nuk është̈ mirë zbardhje e tyre dhe bëjnë̈ shumë zhurmë pikrisht ata që paten mundsi për t’i zbardhur,por për familjet e tyre dhe Kosovën është̈ mjaftë mirë zbardhja njëherë e përgjithmonë e tyre.
Tentativa për ta përvetësuar luftën çlirimtarë ne individ e parti dhe ndërlidhjen e saj me vrasjet politike të pas luftë të qytetareve tanë,është̈ tendencioze tepër e rrezikshme dhe si e tillë e pa pranueshme.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...