Home / Opinion / Lidhur me nismën e Akademisë së SHkencave të Shqipërisë për ndërtimin e enciklopedisë “historia e shqiptarëve” më duhet të veçoj disa gjëra:

Lidhur me nismën e Akademisë së SHkencave të Shqipërisë për ndërtimin e enciklopedisë “historia e shqiptarëve” më duhet të veçoj disa gjëra:

Ajo që lihet të kuptohet është se do kemi sërisht një vepër të diskutueshme, të mangët dhe të realizuar nga nihilistë kombëtarë të vetquajtur akademikë, që kurrë nuk i kanë kapërcyer kufijtë që kanë vendosur sllavët në historiografinë shqiptare. Këtë nuk e them ngaqë kryeministri aktual e quan ASH-në akademi sovjetike, porse duke njohur qëndrimet e pozicionimet e disa akademikëve që janë në ekipin për përgatitjen e veprës “historia e shqiptarëve”.

Sigurisht do injorohen:

1. lidhja e shqiptarëve me pellazgët edhe pse këtë e pranon historiografia greke e ajo europiane dhe nuk do merret aspak parasysh fjalori trigjuhësh “τα πελασγικα” i filologut grek Jakov Thomopulos ku dëshmohet krejt e qartë se shqipja e pellazgjishtja ishte dhe është e njëjta gjuhë.

2. qytetërimet antike ilire të Apolonisë e të Durrësit do ripranohen si qytetërime e koloni greke, pamvarsisht faktit se 200 kolonët e Korinthit që erdhën në Apoloni ishin mjeshtra ndërtimi dhe duke përjashtuar edhe realitetin që dëshmohet, ku e gjithë rrethina e Korinthit të sotëm është e banuar nga arbërorë qysh prej antikitetit dhe që e kanë ruajtur arbërishten deri në ditët e sotit. Përgjegjës për këtë do jetë direkt prof. Neritan Ceka, i cili deri më sot ka qenë stoik se Apolonia e Durrësi janë qytetërime greke, por ai me kast nuk ka cituar analizat e ADN të gjetjeve kockore antike në këto dy qytete e që dëshmojnë se popullsia në masë ka qenë ilire.

3. edhe pse në ASH dhe në ASA mungon një akademik apo profesor që të njohë greqishten e vjetër dhe latinishten, sërisht do injorohet etruskologu më i famshëm deri më sot: Nikos Stilos, i cili ka të botuara 15 vepra albanologjike të një rëndêsie të pashoqe dhe që është dhe njohësi më i mirë i të gjitha alfabeteve greko-latine dhe jo greko-latine të antikitetit europian. Niko Stilo ka provuar e dëshmuar se shkrimi më i vjetër piktografik europian (Disku i Efesit) është shkrim shqip si dhe provon se shkrimet etruske janë shkrime shqip.

Do mund të them edhe se një akademi si ASH, që ka pranuar dhe promovuar idenë se gjuha shqipe është në masën e 93% të fjalorit të saj e huazuar, nuk mund të bëjë edhe një vepër historike si “historia e shqiptarëve” ku do mund të shkruajë se shqiptarët janë autoktonë por pa gjuhë të tyre.

Nuk bëhet “historia e shqiptarëve” me akademikë që kanë provuar e dëshmuar se janë antishqiptarë dhe antishkencorë.

Mjafton të kujtojmë se kryetari i ASH nuk ka asnjë botim shkencor dhe se është krye i përfoluri botës së krimit me skafizmin dhe… produkti akademik që pritet të dalë nga kjo ASH është me të drejtë i paragjykuar që pa nisur…

“Lum ne” për akademinë tonë!

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...