Home / Lajme / Eurodeputeti austriak Prania e Albin Kurtit në Parlamentin Evropian ishte superior

Eurodeputeti austriak Prania e Albin Kurtit në Parlamentin Evropian ishte superior

Eurodeputeti i Austrisë, Lukas Mandl ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Ai në Kanal 10 ka dhënë mendimin e tij edhe për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, në Bruksel. Mandl ka thënë se prania e Kurtit në Parlamentin Evropian ishte e mirëpritur nga të gjithë kolegët. Hap fotën 5 svekonda dhe te shfvqen pvmjet eksklvzive.

Tutje, ai ka shtuar se dëshiron stabilitetin e Kosovës në aspektin politik. Mes tjerash, Mandl ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, që sipas tij, duhet të përfundojë një marrëveshje me njohje reciproke të të dyja vendeve. “Rezultati i dialogut duhet të jetë njoha e dyanshme mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo për mendimin do ta hapë derën edhe për njohjen e pak shteteve të BE-së që nuk e njohin Kosovën, sepse të gjitha këto shtete kanë probleme të brendshme, dhe ndonjëherë e lidhinme mosnjohjen e Serbisë. Duhet të ketë njohje të ndërsjellë dhe bashkëpunim të mirë fqinjësor”, tha ai.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...