Home / Opinion / DISA NGA PIKPAMJET E MIA PËR FENË?!

DISA NGA PIKPAMJET E MIA PËR FENË?!

Billedforhåndsvisning

(Debat miqësor në fzb)

Nga Adrian Kalivaçi

Niman Brucaj 😀😀  mik i nderuar, kush merret me fenë apo me Krishtin? Ha, ha, ha?!
Sa herë paska lindur e vdekur?!

Pyetje me vend, por edhe provokuese për debat…
-Mendoj se, Krishti asnjëherë nuk kaDI vdekurn as është ringjallur, sepse
asnjëherë nuk ka lindur e nuk ka ekzistuar…
Krishti, ekziston vetëm në medjet e njerëzve besimtarë, ashtu sikurse edhe vetë zoti e feja…
-Është njeriu që ka krijuar zotin dhe të dërguarit e tij e jo zoti që ka krijuar njeriun,-siç predikohet.
Sa për festimet në data të ndryshme për fetë katolike dhe ortodokse mendoj se,  janë të lidhura me kalendarët e ndryshëm që merren për bazë, atë juljan e atë gregorian…
Sot, feja dhe institucionet fetare, padyshim që kanë një karakter reaksionar dhe janë tërësisht një shtyllë mbështetëse në shërbim të borgjezisë e të sistemit të kapitalit..
-Mendoj se, sot të besosh te idealet e pastra komuniste, jo vetëm duhet të njohësh historinë e feve të ndryshme mono-teiste të cilat kanë një ndikim të madh në  popull, por edhe të dije e të shpjegoje shkaqet e këtij ndikimi dhe përse populli i varfër megjithë ndryshimet e mëdha dhe progresin e përgjitjshëm  sot në shekullin e 21 pse ka nevojë për fenë, pa renë ne gabime si aventurizëm e anarkizëm, duke cenzuruar e duke u distancuar nga populli.
Dallimi i falsitetit të fesë dhe karakterit reaksionar të saj, mendoj se, është sa e gabuar aq edhe e dëmshme të shoqërohet me ndjenja përçmimi apo urrejtje ndaj njerëzve dhe popullit besimtar.
-Respekti dhe mirēkuptimi ndaj tyre, nuk është respekt e pranim i fese, i Krishtit apo i Muhametit.
Kështu, na mëson dialektika marksiste-leniniste, kështu, na mësonte Komamdanti ynë, gjeniu Enver Hoxha.
Ne, e dimë mirë se Lufta kundër fesë, nuk lindi më 8 Nëntor të vitit 1941, as në Koferemcën e Pezës, as në perudhën e LANÇ-re, as fill pas çlirimit …
Pse?…..
Në radhë të parë ajo nuk qe detyrë parësore e PKSH/PPSH-së dhe e pushtetit popullor.
-Le të kujtojmë dhe faktin që, përkrah Komandantit në luftën për liri, ishin përfaqesues të lartë fetarë si Baba Faja Martaneshi, Myslim Peza një bektashi i thekur e të tjerë…
Poashtu, edhe atdhetari i madh Kryepeshkopi i fesë autoqefale të krishtere , Fan S. Noli ishte dhe mbeti deri në fund mik i Enver Hoxhës e pushtetit popullor të udhëhequr nga komunistët.
-Sot, feja është pjesë e superstrukturës së vetë sistemit kapitalist, por edhe pjellë e tij.
-Pa u shembur baza ekonomike e sistemit të kapitalit dhe maredhëniet kapitaliste në prodhim, nuk mund të luftohet e të shembet feja.
-Ajo, do të shembet pa- dyshim me shembjen tërësisht të sistemit të shfrytëzimit të njeriut nga njeriu … ,-kur vetë shkalla e ndërgjegjes së pupullit do të arrij në një stad të tillë vetëdijeje dhe zhvillimi sa që; askush nuk do të ndiej më nevojën e fesë e të zotit…
Atëherë, populli nuk do të mund të mashtrohet më nga asnjë propagandë pa asnjë bazë logjike dhe shkencore…
Në kushtet e kapitalizmit, ashtu si më parë në regjimin skallavopronar dhe feudalist, shumica e popullit besonte dhe ende beson se, ekziston zoti e Jezu Krishti dhe asnjë propagandë nuk mumd t’i binde për të kundërtën..
Kështu, lufta  kundër fesë dhe idhujve fetarë nga populli interpretohen si  bindje, mendime e veprime “kriminale “-e, jo si shkencërisht të drejtë.
-Propaganda me efekt e borgjezisë reaksionare që thotë se; janë komunistët të pa fe, është ide kriminale, e jo sistemi i tyre i shfrytëzimit të njeriut nga njeriu që ka shkaktuar e vazhdon të shkaktoje miliona e miliona të vdekur me luftëra, koloni, grabitje të shfrytëzimit skllavërues.

Këto ishin dhe janë disa nga mendimet e mia, të drejta, apo gabuara qofshin ato.
Ju falenderoj juve për mundesitë dhe shtytjen që më dhatë për të shprehur qëndrimet e mia…
Gjithashtu, e falënderoj edhe shokun e mikun e nderuar, Gjon Bruçi për postimin e bukur me vargjet e poetit Hysni Milloshi.
( Ps.) -Sqarim:
Unë, jam ateist i bindur, nuk besoj në asnje fe e të dērguar të zotit e nuk festoj asnjë festë fetare.
-Mirëpo, kjo nuk më ndalon, as më pengon të uroj njerëz të afërm, miq, kolegë e shokë të thjeshtë, të vuajtur e të ndershëm kur ata festojnë e gëzojnë për festat e tyre.
Lidhur me këtë temë kaq të thellë dhe të gjerë, nuk është e mundur të jap mendimet e mia plotësisht, shpresoj se, sërish do të jam i pranishëm në debatet tona të sinqerta.
6 Maj 2021

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...