Home / Të ndryshme / RAGIP MEXHUANI -KRYEVLERË DARDANI !

RAGIP MEXHUANI -KRYEVLERË DARDANI !

Zeqir DURAKU

Ragip Mexhuani, …sa keq, sepse je SHQIPTAR
në kuptimin më të vërtetë e më të mirë të fjalës, SOT
…dhe, mbase je -edhe i pakundshoq !
…Dhe këtë mendim dhe konstatim timin për TY
nuk po e shpiku unë, dhe as nuk po e them
që të të bëj lajka, dhe as pse, kot po dëshiroj të them këtu
…vetëm  sa për të  thënë…!

Sepse, që vërtetë je SHQIPTARI më i denji i mundshëm sot
Ti e vërteton fort, prej germës së parë, pastaj …në vazhdim
e, deri në germën e fundit, në shkrimin tënd:
“Shqiptarët duke e kritikuar Enver Hoxhën i treguan botës
që janë servilë dhe nuk janë atdhetar”.

…Ragip Mexhuani, sa keq…, dhe, për mendimin tim
-jo vetëm KEQ, po edhe sa s’ka më keq, pse
të gjithë njerëzit e gjallë në këtë BOTË, duhet
…edhe që të vdesin një ditë !?!
…Veçse, ta dish mirë dhe plotësisht skajshmërisht
o, i tej nderuari dhe i tej vlerësuari, nga UNË:
Ragip Mexhuani, se po ta kisha UNË mundësinë
-TY kurrë s’ta kisha sjellë as s’ta kisha shkaktuar vdekjen
…as kurrë s’do ta kisha munguar RININË !!!

…Sidoqoftë, sa GJË madhështore dhe …deri e tej LARTË
që je i TILLË, sikurse JE, dhe veçanërisht në këto kohë
-o, SHQIPO-Ragip Mexhuani !

…Dhe je SHQIPTAR i rrallë, Ragip, vërtetë
veçse JE SHQIPTAR më i vlefshëm …edhe sesa tërë
“shqiptarët” tjerë veç e veç, por edhe së të tërët së bashku
por, që nuk janë si TI dhe që nuk të përngjajnë TY !!!

07.04.2021

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...