Home / Opinion / Humanizmi sot është patriotizëm!

Humanizmi sot është patriotizëm!

Se kildebilledet

Gëzim Mekuli

Nuk kemi kohë për simbolika! Nuk është koha e ceremonive dhe fotografive televizive.
Të gjitha forcat, krejt resurset e shtetit, por edhe të gjitha bizneset me buxhet pozitiv, duhet të përqendrohen tek spitali, tek mjekësia, tek sigurimi pa pagesë i të gjitha medikamenteve, pra tek shëndetësia kolektive e qytetarëve.
Empati, empati, empati!
Qeveria Kurti ka trashëguar një Kosovë të “bombarduar”, të vjedhur, të rrjepur e të dërrmuar. Prandaj, sot, kërkohet solidarizim i të gjithëve me të sëmurët, me mjekët dhe me shëndetin publik në përgjthësi. Humanizmi është në sprovë. Ftoj bizneset të hapin qesen e të ndihmojnë Kosovën në këto ditë të rënda.
Ftoj mediat e ish sunduesve të ndalojnë luftën speciale kundër Qeverisë Kurti.
Vaksinat kineze dhe ruse janë të ndaluara edhe në Norvegji, Danimarkë, Suedi, Gjermai, Angli, SHBA e në shumë vende të tjera ku jeta ka peshë e rëndësi.
Media të regjimeve të pasluftës, kam një lutje për ju: Mos bëni propagandë! Mos shpërndani gënjeshtra dhe lajme të rreme! Mos e shkatërroni shëndetin psiqik e fizik të qyteraëve!
Kosova në rrezik! Arsyeja, empatia dhe humanizmi po na THËRRET!

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...