Home / Opinion / Pazar me regjistrimin e popullsisë në MV!

Pazar me regjistrimin e popullsisë në MV!

May be an image of Nedai Saoli

Shkruan;  Medai Shaholli

Dy qenushët e politikës nga SDSM dhe VMRO janë takuar mes tyre para ca ditësh për një pazar ku ata janë marrë vesh sesi do ta ndalin regjistrimin e popullsisë, pasi shifrat nga diaspora po bëheshin gjithnjë e më shumë të frikshme për ta.
Kësisoj, si gjithmonë në këto raste të rënda për pushtetin politik u vijnë në ndihmë macet dhe minjtë shqiptarë si DUI, besprerët dhe ”vereni do smrt” të cilët votouan pro ndalimit dhe shtyrjes së regjistrimit për në shtator, me argumentin se ky regjistrim tani përbën rrezik përshëndetin publik të popullsisë për shkak të pandemisë.
Shkaku i vërtet i shtyrjes apo i anulimit edhe kësaj radhe është i njëjtë si në vitin 2011, kur dyshja Grujo-Ahmeti anuluan regjistrimin nga frika e rezultatit që i prishte punë pushtetit përqindja shumë më e madhe se 25% i shqiptarëve në vend.
Këtë pazar mes qenushëve sllavo-maqedonë dhe maceve e minjëve shqiptarë për përbërjen reale të popullsisë, shqiptarët duhet ta ndëshkojnë me qëndrim dinjitoz në muajin tetor në zgjedhjet lokale, duke i bojkotuar ato si pazare të ndyra të politikës që nuk i shërbejnë shqiptarëve por vetëm orekseve të pushtetit.
Në të kundërtën, servilizmi dhe mbajtja e zgjedheve lokale për ta ripërtrirë pushtetin e tyre duke i përdorur shqiptarët si mish për top i bën shqiptarët bagëti pa dinjitet që përdoren sa herë që i duhen mjelur në vathën e parlamentit.

May be a cartoon of 2 njerëz dhe tekst

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...