Home / Të ndryshme / DIJENI MIRË SHQIPTARË!

DIJENI MIRË SHQIPTARË!


Nga: Zeqir DURAKU

Le ta dinë mirë shqiptarët e vërtetë

tash dhe përgjithmonë, se

armiqtë më të mëdhenj dhe MË ARMIQË:

të Shqipërisë: të tokave shqiptare,

të shqiptarëve të vërtetë …dhe, edhe

të çdo gjëje shqiptare, në radhë të parë

-kanë qenë dje; janë sot, dhe

do jenë përgjithmonë: jo sllavët, grekët

apo, ndokush tjetër; po, -kanë qenë,

janë dhe do të jenë, pikërisht ballistët,

zogistët dhe legalistët shqipfolës !!!

...E, ndërkaq, jo vetëm më të dalluarit

nga të gjithë këta që i theksova

-pa asnjë dyshim, me gjasa e tej GJASA

janë: Sali Berisha dhe Edvin Rama !!

Dhe, janë bash këta, jo pse po them unë kështu

por, ngase këta dy e dëshmuan veten të tillë

-vazhdimisht, SHUMË dhe FORT. . .

që prej pas vitit 1990 e deri më SOT !

25.01.2019

KJO LE TË DIHET TASH DHE PËRGJITHMONË !

Edvin Rama, ti e shpërdorove pozitën, ndaj, dhe

e shfrytëzove mundësinë, jo vetëm tradhëtisht e ligësisht

…për ta rehabilituar kryetradhëtarin e kolaboracionistin

Mid’hat Frashërin ! Dhe, ashtu, ti e shkërbeve dhe e

përsërite Sali Berishë-SHKJAUN, i cili e rehabilitoj

Ahmet Zogolloviçin; ngase, Ahmet Zogolli

përveç që ishte armik i përbetuar i shqiptarëve

-ishte miku më i madhi i shkijve; ndërkaq, që

Sali Berisha, pos tjerash, është edhe dhëndri i tyre !

…Veçse, ta dish mirë ti, Edi Rama si dhe miku

dhe më shumë sesa MIKU yt i hapët, por

më shumë i fshehtë, Sali Berisha; …veçse

le ta dinë edhe të tjerët shqipfolës që janë si ju DY

dhe që iu përkrahin juve, se, shqiptarët e vërtetë

si në Shqipëri, n’Kosovë dhe kudo gjetk, kurrë

nuk do ta rehabilitojnë, as në ëndërra, Ahmet Zogollin

as Mid’hat Frashërin…, këta dy armiqë të shqiptarëve

të krahasueshëm vetëm me Esat Pashë Toptanin !

…Ndërsa, ty Edvin Rama dhe Sali Berishën…

por, jo vdetëm juve dyve… shqiptarët e vërtetë, SOT

dhe përherë, -do iu cilësojnë dhe konsiderojnë

tradhëtarë dhe kolaboracionistë, ndonëse më shumë

të fshehtë sesa të hapët, -edhe më të ZI e më të mëdhenj

-edhe sesa Ahmet Zogollin, Mid’hat Frashërin dhe

Esat Pashë Toptanin !!!

25.01.2019

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...