Home / Lajme / LIGJI UA MUNDËSON TË REGJISTROHEN BANORË REZIDENTË TË GJITHË PERSONAVE QË KANË SHTETËSI TË MAQEDONISË VERIORE, EDHE ATA QË NUK JANË BANORË TË KËTIJ SHTETI, NDËRSA UA MOHON KËTË TË DREJTË SHQIPTARËVE QË JANË BANORË TË LINDUR TË KËTIJ SHTETI POR NUK U JEPET SHTETËSIA!

LIGJI UA MUNDËSON TË REGJISTROHEN BANORË REZIDENTË TË GJITHË PERSONAVE QË KANË SHTETËSI TË MAQEDONISË VERIORE, EDHE ATA QË NUK JANË BANORË TË KËTIJ SHTETI, NDËRSA UA MOHON KËTË TË DREJTË SHQIPTARËVE QË JANË BANORË TË LINDUR TË KËTIJ SHTETI POR NUK U JEPET SHTETËSIA!

Se kildebilledet

Shkruan: Prof.Dr. Abdulla Mehmeti

Politikanët, mediet dhe analistët shqiptarë, a kanë dëgjuar ndonjëherë se çfarë është gjenocidi?

Maqedonia Veriore asnjëherë nuk ka pasur më tepër se 2.022.054 banorë, ndërsa pushteti ka dhënë mbi 2.460.000 mijë shtetësi. Si mund të bëhet regjistrim real i popullsisë me këtë kaos politik dhe statistikor të krijuar nga ish-pushteti?!
Pse asnjë medium, asnjë gazetar nuk u parashtron pyetje kryministrit aktual të Maqedonisë, udhëheqësit të opozitës maqedonase OBRM-PDUKM (VMRO-së) dhe drejtuesve të pushtetit aktual, në cilën kategori do të regjistrohen mbi 2.460.000 mijë njerëzit të cilëve pushteti i kaluar (2006-2017) u ka dhënë shtetësi të Republikës së Maqedonisë Veriore, ndërsa shteti gjithsej nuk ka pasur asnjëherë më tepër se 2.022.054 banorë (sipas të dhënave statistikore zyrtare), ndërsa mijëra shqiptarëve të lindur në këtë shtet nuk u jepet ende shtetësia e vendit të tyre ku kanë lindur, madje në kundërshtim me konventat ndëkombëtare u refuzohet ajo për dekada me radhë, e që përbën shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive elementare të njeriut?!
A ka shpjegim kryeministi i vendit Zaev, udhëheqësi i opozitës Mickovski dhe drejtuesit tjerë të pushtetit se kush janë këta mbi 400 mijë persona që janë pajisur me shtetësi të Maqedonisë dhe nuk janë (as nuk kanë qenë) banorë të këtij vendi?!
Mos harroni se, jo të gjithë shqiptarët mund të manipulohen dhe të blihen për pak para dhe pushtet!
(2 prill 2021)

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...