Home / Histori / 2 Prilli, dita kur u mbollën lulet e lirisë që kemi sot

2 Prilli, dita kur u mbollën lulet e lirisë që kemi sot

Se kildebilledet

 

Shkruan: Shemsi Syla

Demonstratat e 1 Prillit të vitit 1981 ishin demonstratat më masive që kishin ndodhur ndonjëherë në Kosovë. Dhuna e terrori që ishte ushtruar ndaj studentëve më 26 mars kishte ndikuar në masë të madhe që demonstrata të bëhej aq masive. Përballja me policinë që përpiqej ta pengonte këtë demonstratë ishte e ashpër, megjithatë demonstruesit ishin të pathyeshëm dhe arritën ta paralizonin plotësisht intervenimin policor. Demonstruesit kishin pushtuar sheshet në të gjitha qytetet e Kosovës, por më masivisht atë në Prishtinë. Edhe pas intervenimit të policisë, në orët e vona të asaj pasditeje demonstrata vazhdoi e shpërndarë në grupe, në çdo lagje të Prishtinës.
Kështu, edhe mëngjesi i 2 Prillit ishte jo i zakonshëm. Prishtina dhe qytetet e tjera ishin zgjuar me zhurmën e llahtarshme të tankseve e aeroplaneve jugosllavë që po bënin përpjekje për ta shuar zërin e demonstruesëve. Sërish epiqendër ishte Prishtina, aty ku studentë, nxënës, punëtorë, fshatarë e qytetarë, mësues, profesorë, intelektualë, bënë historinë duke i treguar jo vetëm pushtuesit jugosllav, por edhe gjithë botës se shqiptarët nuk e durojnë më robërinë e nënshtrimin, se ata janë zot të vetëvetës në tokën e tyre. Kështu, pushtuesi i nevrikosur me atë çfarë i kishte ndodhur një natë më parë, ishte vërsulur barbarisht me tërë makinerinë vrastare, në shenjë hakmarrjeje kundër popullit që po kërkonte të drejta dhe liri!
Makineria vrastare kishte pushtuar Prishtinën dhe po defilonte pandalshëm me tankse për t’i ndalur demonstruaesit që si synim kishin qendrën e qytetit. Në këto ballafaqime të pabarabarta me policinë e ushtrinë fashiste jugosllave ranë edhe dëshmorët e parë në përballje. Sheshet e Prishtinës u shndërruan në arenë të përgjakshme. Studentët dhe populli u bënë digë e fortë qëndrese në barrikada. Kudo valonte flamuri kuq e zi, përkundër tymit e flakës, ai shpalosej dhe bartej nga një dorë në tjetrën. Mesi i ditës po bëhej shumë më i ashpër, krismat e armëve nuk po ndaleshin. As tankset, as aeroplanet nga ajri nuk po mund ta ndalnin revoltën.
Në kulmin e përleshjeve të përgjakshme, po dëgjohej zëri i pashuar i demonstruesve për liri, barazi, drejtësi. “Republikë, Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë” ishte thirrja që lemeriste regjimin, i cili veç po bëhej më i egër. Pos shpartallimit të barrikadave me tankse, nuk ndalte breshërinë e plumbave duke lënë shumë demonstrues të vrarë. Kjo ishte fytyra e vërtetë e Jugosllavisë titiste dhe e bashkim-vllaznimit, e kamufluar me barazi për të gjithë…
Ishte rinia heroike shqiptare që po i tregonte se cila ishte fytyra e saj. Vajza e djemë, deri në orë të vona qëndruan të pathyeshëm, duke u flijuar kështu në lulen e rinisë.
Gjaku i tyre i njomë u bë simbol i rezistencës së pathyeshme që kulmoi me fitoren e UÇK –së.

May be an image of 2 njerëz dhe people standing

 

Foto nga Demonstratat e Prandverësë së madhe  Prill 1981.

May be an image of një ose më shumë njerëz dhe people standing

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...