Home / Opinion / Prometeu njerzimit i ndezi dritën e lirisë!

Prometeu njerzimit i ndezi dritën e lirisë!

May be an image of 1 person dhe standing

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Ditar

Shkenca ka dhënë mendimin se paraardhësi i njeriut ishte majmuni…? Ky relacion i mijëra viteve të mëparshme është që ndanë njeriun nga stadi majmunorë…?!

Me përparimin evolutiv të natyrës kafsha majmun u shndërrua në një botë njerëzore, kuptohet me kalimin e mijëvjeçarëve…?!
Stuhitë që gjëmuan nga e kaluara, drejt të tanishmes, nuk na lejojnë të harrojmë nga kemi ardhur, dhe nga po shkojmë…!
Kushdo që ecën mbi këtë tokë, provon të ecurit e veçantë të shampanzës, ashtu edhe të Prometeut të madh që i dha zjarrin njeriut!
Që ta them hapur, njeriu e ka mundësinë e zgjedhjes të mbetet lakmitar e primitiv apo të marrë dituritë nga e kaluara e Prometeut që i solli dritën njerëzimit…?!
Kjo më zgjon kujtimet sikur këta njerëz primitivë i kishte sjellë në kafaz në anijen e tij Hagenbeku, për fat të keq në trojet shqiptare ky soj rrugaçësh e hajdutësh mendojnë me bark se koka e tyre e zbrazët nuk funksionon fare, ky soj sorollapi njerëzish të pushtetshëm, ves të keq i kanë njerëzit e kulturuar të ditur dhe të njerëzishëm i përqeshin e shpifin, në gojë kanë gjithnji për ta pështyrë njeriun, nuk ka rëndësi se cilin…!
Por gjithnjë ankimet e tyre janë se njerëzit nuk i kuptojnë sjelljet dhe çfryrjet e tyre arrogante e banditeske…?!
Ashtu kalimthi po mendoja se njeriu nganjëherë gënjehet me lirinë e tij, mbasi liria radhitet në vargun e ndjenjave të madhërishme për të cilën Prometeu njerëzimit i ndezi dritën e lirisë, dhe kjo dritë lirie u bart nga brezi në prez që nga koha e lashtë pellazge-ilire-shqiptare deri në ditët tona, që për fat të keq kjo liri sot na është vjedhur dhe po mbahet peng nga pushtetarë të korruptuar në mbarë hapësirat shqiptare.
Në Restorantin e kryeqytetit në tavolinën tjetër ku ata janë ulur, të dukej se ndodheshe para një skene teatrale, ne ishim spektatorët e atij teatri, tek i dëgjonim ata duke bërtitur e bërë pazare për pushtet aty ku mund të zhvatësh pambarimisht paranë publike të shtetit përderisa nuk funksionon për ta ligji e drejtësia, pushtetarë të korruptuar lëkundeshin sa majtas e sa djathtas, duke i rënë njëri tjetrit mbi supe dhe u shtohej e qeshura. Nga kjo e qeshur më dukej se do të binte çatia e atij restoratni, nga ato të qeshura, të krijohej përshtypja se do t’u shkyhej fyti, duke i ndarë postet pushtetare përderisa tavolina e tyre ishte e mbushur me lloj-mishrash të pjekur e verëra të shtrenjta zgajte Zot, ata po jetojnë në kurrizin e popullit për shtatë palë qejfe, ndërsa shumica e popullit mezi siguron kafshatën e bukës për familjet e tyre.
Vrojtova gjithçka të tyre qetësisht, ata ishin katër, i pari dëgjohej tek fyente e shpifte njerëz me emra të ndryshëm në veçanti kundërshtarët e tyre politikë, i dyti po ashtu miratonte sharjet, shpifjet, marrëzirat e të parit, i treti dhe i katërti shtonin edhe më shumë emra në listen e fyerjeve të races njerëzore, që kanë një kulturë dhe sjellje tjetër nga e tyre.
Në çastë me shokët që ishim në atë restorant rastësishtë thirrëm kamarierin të bënim pagesën dhe donim të largoheshim nga aty. Duke u larguar vështrova këtë marrëzi çmendurie të tyre, mendova më vete, ndoshta këta njerëz të pangopshëm zbutën vetëm në kafaz që populli të ndjejë veten në liri pa këta pushtetarë të korruptuar e nepotistë…!
Disa qytetarë dëgjova tek thoshin mjaft kemi vuajtur nga okupimi jugosllavo-…tani pas çlirimit të atdheut, nuk duam shqetësime nga pushtetarë të korruptuar që po abuzojnë pafundësisht pushtetin për vete dhe tarafët e tyre, edhe ne populli duam të jetojmë të lirë dhe me mirëqenie sociale, e jo një grup i vockël pushtëtarësh të na sundojnë që për interesat e tyre vetjake të shkatërrojnë ardhmërinë tonë që e paguam shumë shtrenjtë me gjakun e bijve më të mirë të atdheut dhe me sakrifica të panumërta që bëri populli shqiptar kundër pushtuesit jugosllavo-serbë.
Prishtinë më 28.03.2011

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...