Home / Lajme / E drejta ligjore

E drejta ligjore

E pyeti profesori i lëndës “E drejta ligjore” njërin nga studentët si e ka emrin.
Pasi i tregon studenti emrin e tij, profesori i thotë: Dil jashtë, pa asnjë arsye!
Studenti bëri përpjekje për ta mbrojtur veten, por e kot, doli jashtë duke e ndjerë padrejtësinë që u bë ndaj tij, ndërsa studentët e tjerë të gjithë heshtën.
Profesori filloi prapë ligjërimin, tash me një pyetje drejtuar studentëve, pse vendosen rregullat e ligjeve…?
Njëri nga të pranishmit tha: Për të kontrolluar veprimet e njerëzve!
Një tjetër tha: Për t’u zbatuar…
Pastaj një tjetër tha: Për të mos i bërë padrejtësi i forti të ligut!
Profesori ndërhyri: Mirë, por vetëm kaq s’është e mjaftueshme!
Njëri nga të pranishmit tha: Deri sa të realizohet drejtësia.
Profesori vazhdoi të pyes: Po, kjo është përgjigjja, tash çfarë është dobia e drejtësisë?
Njëri tha: Të ruhen të drejtat e njerëzve dhe mos t’i bëhet asnjërit padrejtësi.
Profesori u thotë: Tash përgjigjuni pa u frikësuar, a i bëra padrejtësi shokut tuaj kur e nxora nga salla?
Të gjithë një zëri thanë: PO!
Profesori i hidhëruar tha: Pse atëherë heshtët dhe nuk vepruat diçka?! Çfarë dobie ka vendosja e ligjeve nëse nuk kemi guximin t’i zbatojmë ato…?!
Nëse ju heshtni kur dikujt i shkelet e drejta duke mos e mbrojtur atë, keni humbur njerëzoren tuaj, në fakt njerëzorja është e panegocionueshme të eliminohet!
Pastaj profesori ftoi studentin që e nxori jashtë dhe i kërkoi falje para të gjithëve dhe tha:
“Ky është mësimi për sot, e juaja mbetet ta realizoni në shoqërinë ku jetoni sa të jeni gjallë!”
[Dr.Tarik Suvejan]

About xhzeqiri

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...