Home / Të ndryshme / ATA QË NA BESOJNË, LE TË NA PËRKRAHIN E NDIHMOJNË!

ATA QË NA BESOJNË, LE TË NA PËRKRAHIN E NDIHMOJNË!

Shkruan Prof.Dr: Abdulla Mehmeti

A p e l

Ka ardhur koha për ndryshime të mëdha në lëvizjen politike dhe kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni!
Mjaft kanë derdhur para shqiptarët për ahengje të pakuptimta dhe luks, kur Atdheu na mungon, si ajri, uji e buka; por, çështja jonë edhe sot ka mbetur e pazgjidhur e në udhëkryq për tri dekada me radhë, në pritje dhe në besim të shteruar se mund të zgjidhet vetëm me këto forca politike që aktualisht janë në skenë (vasalë të pushtetit);
-mjaft kanë investuar shqiptarët për pasurimin e bandave politike për të ardhur në pushtet, për ta shtrënguar edhe më tepër litarin e robërisë dhe të sundimeve të huaja mbi vëllezërit e tyre të gjuhës e të gjakut, edhe këtu në Maqedoninë tonë;
-mjaft kanë derdhur shqiptarët, në vend dhe nga mërgata, para dhe djersë, që bandat politike të paguajnë vrasës me pagesë me paratë e shqiptarëve, për likuidimin e atdhetarëve të vërtetë shqiptarë dhe veprimtarëve të devotshëm;
-mjaft kanë toleruar shqiptarët lëvizja e tyre politike të financohet nga të huajit, nga agjenturat e huaja dhe rrjetet kriminale për forcimin e ndikimeve të huaja, politike, kulturore, ekonomike e fetare;
-mjaft kanë derdhur para shqiptarët për çështje individuale, fatkeqësi natyrore e ndihma të tjera, në mungesë të shtetit, të fondeve të veçanta për përkrahjen e shqiptarëve në luftën e tyre për liri dhe për mbijetesë, ndërkohë që gjendja vazhdon të jetë edhe më e rëndë seç ka qenë deri më sot, për shkak të hajdutëve, zhvatësve dhe agjentëve të huaj dhe bashibozukëve, që kanë ngritur perandori të veta luksi e lumturie mbi fatkeqësinë tonë kolektive;
-mjaft kemi bërë luftë me mullinjtë e erës, ndërkohë që bandat politike të korruptuara dhe kriminale një gurë nuk e kanë lëvizur nga rrugët tona, për ngritjen, zhvillimin dhe progresin e shqiptarëve të lënë nën sundime të huaja, në Maqedoni dhe në viset tjera shqiptare;
Deri në ndërtimin e mekanizmave të qëndrueshëm për kahe ndryshe të lëvizjes sonë politike dhe kombëtare, dora-dorës duhet të ngrihemi bashkë, secili me mundësitë e veta, ashtu siç e vlerëson se është më mirë dhe më e dobishme.
Ne do t’i vëmë në lëvizje motorët menjëherë, sapo të kuptojmë se ka ende shqiptarë të vetëdijshëm e të gjallë që mund të jenë në krahun tonë.
Vlerësoj se, i gjithë ky ndryshim që na pret neve në këtë situatë, në këtë periudhë të kthjellimit dhe ringritjes sonë, nuk mund të realizohet pa angazhimin tonë të përbashkët dhe pa ndihmën e atyre që janë në gjendje më të mirë financiare se ne, që kemi marrë përsipër këtë amanet ta çojmë përpara.
Çështjet me interes të përgjithshëm kërkojnë shumë mund e energji, dije e vizion, por ato nuk mund të gjejnë zgjidhje të duhur dhe në kohën e nevojshme vetëm me vetëfinancim nga buxhetet tona familjare të dobëta, pa asnjë përkrahje financiare edhe nga ata që janë më të mëkëmbur se ne, nga djersa e jonë e përbashkët. Me paratë e huaja, me burime të pista e veprimtari kriminale, nga pushtetet e huaja dhe nga rrjetet e agjenturave, siç kanë rënë pre deri më sot shumica e drejtuesve të politikës shqiptare, sidomos në Maqedoni, do të mbeten edhe më tej në pushtet servilët dhe mercenarët, bashkëpunëtorët e vrasësve të sotëm dhe të së ardhmes së fëmijëve tanë në Maqedoni dhe në viset tjera shqiptare nën sundime të huaja.
Me kërkesë të disa miqve të mi, nuk e ndjej veten në siklet t’u drejtohem të gjithë dashamirëve publikisht, të na ndihmojnë financiarisht në këtë përpjekje tonën të ndryshimin e kursit të politikës shqiptare në Maqedoni.
Sot, më tepër se kurrë kemi nevojë për besim, mirëkuptim, veprim të përbashkët, jo për përçarje dhe dobësim të mëtejshëm, që të mbetemi me sot e me nesër nën mëshirën e fatit, apo me shpresë se çka do të bëjnë të tjerët për ne, pa e lëvizur ne asnjë gurë me dorën tonë nga pengesat që na i kanë vënë armiqtë në rrugën tonë.
Jemi në rrugë të mbarë, që premton rezultate të sigurta, pa i diskutuar publikisht detajet.
Ata që na besojnë, për fillim këtë përkrahje financiare mund ta bëjnë përmes llogarisë time personale, duke pasur parasysh manipulimet e derisotme, sepse ju do ta dini dhe unë njëkohësisht kujt dhe si duhet t’i jemi mirënjohës dhe t’i japim llogari personale e publike.
Në pritje të përkrahjes suaj, nga vendi dhe nga mërgata, me nderime dhe respekt vëllazëror!
Të interesuarit mund të na shkruajnë në privat, ose të na kontaktojnë përmes adresës elektronike: abdulla.mehmeti@unite.edu.mk , ose në numrat e telefonit:
++ 389 70 829 535 (viber) dhe ++389 75 377 075 (whatsapp)
(1 prill 2021)

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...