Home / Lajme / Prof.asoc.dr. Sabit SYLA: Dokumente nga AQFARSH dhe AQMMP Arkivi Qendor (Drejtoria e Zbulimit), për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë II

Prof.asoc.dr. Sabit SYLA: Dokumente nga AQFARSH dhe AQMMP Arkivi Qendor (Drejtoria e Zbulimit), për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë II

Prof.asoc.dr. Sabit SYLA: Dokumente nga AQFARSH dhe AQMMP Arkivi Qendor (Drejtoria e Zbulimit), për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë II
25/03/2021 Fejton

Facebook Twitter Google + LinkedIn Pinterest
Tema të tjera…
Prof.asoc.dr. Sabit SYLA: Dokumente nga AQFARSH dhe AQMMP Arkivi Qendor (Drejtoria e Zbulimit), për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë III
25/03/2021

Sabit Syla
Prof.asoc.dr. Sabit SYLA: Dokumente nga AQFARSH dhe AQMMP Arkivi Qendor (Drejtoria e Zbulimit), për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë I
25/03/2021

Prof. dr. Hysen Matoshi: Hapësira etnike kulturore shqiptare dhe Kisha Ortodokse Serbe III
24/03/2021

Prof. dr. Hysen Matoshi: Hapësira etnike kulturore shqiptare dhe Kisha Ortodokse Serbe II
23/03/2021

Prof. dr. Hysen Matoshi: Hapësira etnike kulturore shqiptare dhe Kisha Ortodokse Serbe I
22/03/2021

Bedri TAHIRI: PLAGËT E GJENERALIT, MENSUR KASUMI, DËSHMI TË LUFTËRAVE ÇLIRIMTARE I
21/03/2021

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË – MINISTRIA E MBROJTJES POPULLORE

SHTABI I PËRGJITHSHËM

DREJTORIA E ZBULIMIT Tiranë, më 18.4.1981

INFORMACION

Mbi gjendjen e Forcave Ushtarake, para dhe pas ngjarjeve në Kosovë

Sipas të dhënave të zbulimit, përpara ngjarjeve, në Kosovë dislokoheshin: Grupi i 52-të Operativ me shtab në Prishtinë në vartësi të armatës së 2-të në Nish. Në përbërje të tij hynin: 2 Brigada Këmbësorie (e 15-ta në Prishtinë dhe Brigada e Këmbësorisë Malore në Pejë); 1 Regjiment i Këmbësorisë autonom në Prishtinë; 3 Batalione të ndjekjes.
Sipas të dhënave del se gjatë zhvillimit të ngjarjeve, në Kosovë kanë ardhur edhe këto forca: 2 Brigada tankiste (Nr. 211 e 243 ardhur përkatësisht nga Nishi dhe Shkupi); 1 Brigadë e Motorizuar (Nr. 592); 1 Regjiment Parashutist (Nr. 2); 1 Regjiment i Artilerisë Kundërtanke (Nr. 102); 1 Regjiment Kufitar (Nr. 20).
Tani sqarohet më mirë se në vend të Grupit 52 Operativ vepron Korpusi 52 me shtab në Prishtinë, në vartësi të Armatës 2-të, në Nish, në përbërje të të cilit hyjnë: 5 Brigada (2 tankiste, 1 këmbësorie, 1 këmbësorie morale dhe 1 e motorizuar); 1 Regjiment Këmbësorie, autonom; Regjiment Parashutist; 1 Regjiment i Artilerisë kundërtanke; 1 Regjiment Kufitar; 3 batalione të ndjekjes.
Në Prishtinë (Golesh) ka qenë dhe është e dislokuar edhe një Brigadë Ajrore, në vartësi të Korpusit I-rë Ajror në Nish. Problemin e kemi në ndjekje për saktësim e verifikim të mëtejshëm.

DREJTORI I DREJTORISË SE ZBULIMIT

MEHMET MUSAJ

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË – MINISTRIA E MBROJTJES POPULLORE

SHTABI I PËRGJITHSHËM

Tiranë, më 24. 4. 1981

INFORMACION MBI NGJARJET NË KOSOVË

Sipas burimeve sekrete jugosllave rezultojnë këto të dhëna:

Mbi përhapjen e pjesëmarrjen në demonstrata.
Më datën 1, 2, 3, 4 prill në Kosovë u zhvilluan demonstrata të mëdha. Demonstratat përfshinë 14 komuna (nga 22 që ka Kosova), kryesisht: Prishtinën, Mitrovicën, Podujevën, Ferizajn, Vuçitërnën, Pejën, Deçanin, Kamenicën, Suharekën, Istogun, Lipjanin, Vitinë etj.

Pjesëmarrësit kanë qenë kryesisht nxënës e studentë, ndërsa në Mitrovicë, më 3 prill, u përleshen me forcat e policisë rreth 3 000-3 500 punëtorë të Fabrikës së Elektrolizës të Xingut, të Fabrikës së Akumulatorëve etj. Në Vuçitërnë demonstruesit sulmuan shkollën e Milicisë dhe u përleshen me forcat e policisë. Bëhet fjalë për karakterin e ashpër të demonstratave dhe për gjakderdhje.

Demonstruesit hodhën parullën “Duam republikën me hir ose me pahir”.

Mbi masat e marra nga udhëheqja jugosllave.
Më datën 22 mars, rezulton se komanda ushtarake jugosllave intensifikoi masat e gatishmërisë në sistemin e radiokomunikimit midis forcave ushtarake të Armatës 2-të në Nish me njësit e dislokuara në Prishtinë, ndërsa më 26 mars kaluan në gatishmëri të plotë luftarake forcat ushtarake në Kosovë, të Armatës 2-të në Nish dhe disa njësi të Armatës 3-të në Shkup. Menjëherë u dërguan në Kosovë, forcat e policisë e milicisë nga republika e Serbisë, kryesisht nga Beogradi, Nishi dhe Sadi.

Më datën 1 prill u shpall gjendje e jashtëzakonshme në gjithë territorin e Kosovës ku u përfshinë këto masa kryesore:

– komandat e njësive e të reparteve të dislokuara në Kosovë dolën në vëndkomanda, për drejtimin e veprimeve luftarake dhe në çdo njësi e repart u krijuan grupe operative për ndjekjen e situatës së krijuar:

– grupi 52-të operativ me qendër në Prishtinë, mbante lidhje direkte me Sekretariatin Federativ të Mbrojtjes dhe me komandën e Armatës 2-të në Nish, kurse sistemi i radiokomunikimit i Armatës 2-të në Nish dhe i disa njësive të Armatës 3-të në Shkup kaloi në përgjim të vazhdueshëm;

– u ndërprenë lidhjet telefonike të Kosovës me republikat e tjera të Jugosllavisë dhe u ndalua qarkullimi i automjeteve në të gjithë territorin, duke lejuar vetëm lëvizjet e mjeteve të ushtrisë, policisë e milicisë, dhe këto të kontrolluara.

Më datën 1 prill, mendohet të kenë ardhur në rajonet e veprimeve luftarake forcat e përforcimit nga thellësia (të dhëna të sakta nuk disponohen).

Mbi riorganizimin e forcave ushtarake në Kosovë.
Më datën 06. 04. 1981 vërtetohet se në Kosovë dislokoheshin këto forca ushtarake: 2 Brigada Këmbësorie, 2 Brigada Tankiste, 1 Brigadë e Këmbësorisë së Motorizuar, 1 Regjiment Këmbësorie, 1 Regjimenti Parashutist, 1 Regjiment i Artilerisë Kundërtanke, 1 Regjiment Kufitar dhe 3 batalione të ndjekjes. Nga këto erdhën në përforcim: 2 brigada tankiste (Nr. 211 e 243), përkatësisht nga Nishi e Shkupi; 1 Brigadë e Këmbësorisë së Motorizuar (Nr. 592); 1 Regjiment Parashutist (Nr. 2); 1 Regjiment i Artilerisë Kundërtanke (Nr. 102) dhe 1 Regjiment Kufitar (Nr. 20). (Shih skemën bashkangjitur). Me këto forca u krijua Korpusi 52-të në Prishtinë në përbërje të Armatës 2-të në Nish. Në dorë të komandës të Korpusit 52-të është mbajtur një forcë e transportueshme me helikopter, me përbërje deri batalion, për ta përdorur në ato rajone ku nuk janë dislokuar forca të mjaftueshme të ushtrisë. Këto forca, nga sasia janë të barabarta me forcat e një armate (si të republikave të tjera).

Forcat pjesëmarrëse, të ushtrisë e të policisë, ndërmorën veprime konkrete në bazë të operacionit “Akacija-81” (Aksioni-81), analiza e të cilit u bë më 08. 04. 1981 në komandën e Korpusit 52-të në Prishtinë, me pjesëmarrjen e komandanteve e zëvendësve për punë politike të të gjitha njësive. Për zbatimin e operacionit nuk disponohen hollësi, por nga sa dimë deri tani rezulton se:

– forcat e këmbësorisë realizuan rrethimin e qyteteve e të qendrave të tjera të banuara;

– helikopterët u përdoren për transportimin e shpejt të trupave nga një rajon në tjetrin ku situata paraqitej më e rrezikshme. Në të njëjtën kohë helikopterët gjeten përdorim për lëvizjen e kuadrove kryesorë të ushtrisë brenda territorit të Kosovës. Mendojmë që regjimenti parashutist është sjellë me helikopterë (meqenëse në rajonin e Mitrovicës u ulen forcat e një batalioni me helikopter).

– forca të ushtrisë e të kufirit përforcuan postat e pikat kufitare, sidomos në drejtim të Qafë-Morinës, Qafë-Prushit (Tropojë) dhe Morinës (Kukës). Komanda e Armatës 2-të në Nish dhe Sekretari i Mbrojtjes gjatë ngjarjeve në Kosovë, interesoheshin posaçërisht mbi gjendjen në kufirin me vendin tonë.

Konkluzion:

Demonstratat e fundit në Kosovë përfshinë mbi 2/3 e territorit (rreth 14 komuna nga 22 që ka Kosova).
Forcat ushtarake të dislokuara aktualisht në Kosovë, për nga sasia janë të barabarta me forcat e një armate (të republikave të tjera), që shënon një rritje në masën 3 herë nga koha para fillimit të demonstratave.
Duke u nisur nga situata e shqetësimit shumë i madh i udhëheqjes jugosllave, mendojmë se këto forca do të qëndrojnë në Kosovë përgjithmonë ose për një periudhë shumë të gjatë.

Forcat ushtarake të përforcimit, u tërhoqën nga Armata e 2-të dhe e 3-të, përkatësisht në Nish e Shkup, që mbrojnë drejtimet më të rëndësishme (sipas tyre) nga rreziku bullgar dhe i Traktatit të Varshavës.
Duke u nisur nga situata duhet pritur edhe ridislokim forcash ushtarake në federatë, por sidomos në Armatën e 2-të në Nish dhe Armatën e 3-të në Shkup.

Në skemën shpjeguese paraqitet dislokimi aktual i forcave ushtarake në Kosovë, i cili kërkon verifikim të mëtejshëm.

SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË USHTRISË, I LLAKAJ

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

DREJTORIA E KUFIRIT

Tiranë, më 25.4.1981

Lënda: Mbi disa konstatime në ruajtjen e kufirit nga ana e palës jugosllave mbas ngjarjeve në Kosovë.

MINISTRIT TË MBROJTJES POPULLORE, OKUT KADRI HAZBIU

Konstatojmë se deri më datën 24. 04. 1981 në postat kufitare jugosllave përballë vendit tonë, forcat e ardhura në përforcim pas ngjarjeve në Kosovë vazhdojnë të qëndrojnë ashtu siç ishin më datën 13. 04. 1981. Çdo postë vazhdon të jetë e përforcuar me 10-15 ushtarë (posta përballë pikës sonë Stoberdë-Tropojë, edhe me dy topa). Të gjitha përforcimet arrijnë deri në një brigadë kufitare.

Ndryshime në forca e mjete janë bërë vetëm përballë sektorëve të pikave tona kufitare të Padesh, Kamenicë, Stoberdë e Qafë-Prush (Tropojë) nga ku dy kompanitë kufitare të ardhura në përforcim janë tërhequr nga kufiri e janë përqendruar në qytetin e Gjakovës.

Gjatë gjithë kufirit në drejtim të vendit tonë jugosllavët vazhdojnë të kryejnë rikonicion e vrojtim të organizuar edhe me kuadro oficerë; shërbimin e kufirit e kryejnë të përforcuar me grupe 3-5 veta; bëjnë kontrolle më të shpeshta të vijës së kufirit dhe kanë forcuar kontrollin ndaj banorëve, të cilët nuk i lejojnë të afrohen për punime të ndryshme në afërsi të vijës së kufirit.

Automjeteve tona që hyjnë e dalin nëpërmjet PKKK Morinë për transportimin e mallrave të ndryshme jugosllavët u kanë caktuar orar kalimi nga ora 7-8:00 dhe 14-15:00, gjë kjo që nuk ka qenë më parë.

Nga 52 vizitorët tanë që ndodhen në Kosovë, në Mal të Zi e Maqedoni, jugosllavët kanë kthyer pa mbushur kohën e caktuar 1 vizitor dhe nuk kanë pranuar të shkojnë si vizitorë në Kosovë, 3 shtetas tanë, duke thënë “nuk ju pranojmë”. Pas ngjarjeve në Kosovë, prej andej nuk ka ardhur asnjë vizitor, ndërsa nga Mali i Zi e Maqedonia kanë ardhur 23 vizitorë (shqiptarë).

Shkelje të territorit tonë dhe incidente e provokacione nga ana e jugosllavëve gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur.

Ne vazhdojmë ta ruajmë kufirin në gjithë sektorin me Jugosllavinë në mënyrë të përforcuar, duke kryer shërbim me vigjilencë e korrektësi.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME, FEÇOR SHEHU

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...