Home / Histori / Fakte tjera për gjuhën të cilën e folën Aleksandri i Madh dhe Akili

Fakte tjera për gjuhën të cilën e folën Aleksandri i Madh dhe Akili

27.03.2021

Medalion i artë i gjetur në Sicili dhe i ruajtur në Museun e Baselit. Ky moment, i vrasjes së amazones, Penthesilea, nga Akili, është gjetur edhe në Apolloni, në një murale..!Akilin nëna e bëri të paprekshëm duke i spërkatur me ambrozi ditën dhe duke e futur në flakë natën. Më tej e zhyti në ujrat e ferrit të Stiges, duke e mbajtur prej thembreje, që mbeti e vetmja pikë e cenueshme e heroit…

Akili (lat. Achilles) sipas Homerit, heroi më guximtar në luftën e Trojës, i biri i Peleus dhe Thetisë, mbyti Hektorin, sepse ky i’a kishte mbytur kusheririn Patroklos. Në përrallat dhe mitet e tjera thuhet se ka qenë i lëndueshëm vetëm në thembër. Sipas historisë thuhet se edhe Aleksandri i madh ka pasur lidhje familjare me Akilin, nëpërmjet të ëmës, Olimpia, gruaja e Filipit dhe princesësh së Epirit. Djali i Peleut, Mbret i Mirmidonëve dhe i Tetit, bijë e Oqeanit.

Nëna e bëri te paprekshëm duke i spërkatur me ambrozi diten dhe duke e futur në flakë natën. Më tej e zhyti në ujrat e ferrit të Stiges, duke e mbajtur prej thembreje, që mbeti e vetmja pikeë e cenueshme e heroit. Mjeshtri i tij i parë ishte Feniksi, më tej centauri Kiron që e ushqeu me palcë eshtrash të luanëve, tigrave dhe egërsirave të tjera. Kironi e stërviti për gjueti, si të mbarështronte kuajt dhe në artin e mjekësisë. I mësoi cilësitë antike: qëndrueshmërinë ndaj dhimbjes, përbuzjen e të mirave në këtë botë, dashurinë për të vërtetën. Kur fati i ofroi një zgjedhje midis një jete të shkurtër dhe të lavdishme dhe një tjetër të gjatë, por të hershme, zgjodhi të parën.

Teti e informuar nga falltari Kalkant se i biri do të vdiste në Trojë, për ta penguar që të nisej e të fshihej në oborrin e Likomedit, mbret i Skiros, të veshur si grua midis tyre dhe mori emrin Pirra “qimekuqe”. Qëndrimi këtu zgjati 9 vjet, gjatë të cilave ai u dashurua me Deidamine, njërën prej motrave të tij të rreme, prej nga lindi Neoptolemi. Por Uliksi me dredhi e gjeti dhe e solli me vete në Trojë, pasi orakulli thoshte se: Pa Akilin, Troja nuk do të mund të binte. Në vitin e 10 të rrethimit , heroi i nxehur për një ndarje jo të drejtë të presë së luftës, u tërhoq nga tenda dhe refuzoi të luftonte më. Doli në luftë vetëm prej vdekjes së mikut të tij Patroklit, për të cilin u hakmor duke vrarë luftëtarin më të madh të trojanëve – Hektorin.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...