Home / Opinion / “Fabrika e helmit” Valon Syla, punon me kapacitet te plote kunder KOMBIT SHQIPTAR, ne lufte kunder Gervalles!

“Fabrika e helmit” Valon Syla, punon me kapacitet te plote kunder KOMBIT SHQIPTAR, ne lufte kunder Gervalles!

 

Nuk eshte aspak per tu cuditur qe gjithmone te shikosh dhe degjosh opinione dhe shkrime te ketij fare gazetari kosovar “shqiptar”, qe ka ndoshta thelle ne ndergjegjen e tij nje lufte te brendeshme, ose me mire nje fare konflikti origjine te cilit ai i ka dhene nje zgjidhje te nje qendrimi “paqesor” brenda vetevetes, duke i qendruar ne njeren ane besnik ndaj meme-dheut, me qene se nenen, sipas disa burimeve kosovare e paska serbe, dhe ne anen tjeter te vihet ne rrugen e tradhetise te ate-dheut, ku si i tille “i perket” faktit qe babane e ka shqiptar kosovar. Per hir te se vertetes duhet thene se nje duazim i tille brenda ndergjegjes nuk eshte i thjeshte ti japesh rruge, por kur i jap ama, do apo nuk do, je i mire dhe “hero” per anen e nenes, dhe perseri po ashtu, do apo nuk do, je tradhetar, bukeshkale, at-dheshites, nje bashibozuk qe shitesh dhe blihesh, ne se llogaritet “perkatesia shqiptare” nga ana e babes. Por ja qe edhe “duhet justifikuar” i gjori Valon Sylaj, se pse ai qenka fajtor qe prinderit e tyre rane ne dashuri duke qene ne dy kombesi te ndryshme, historikisht ne armiqesi shekullore me njera tjetren! Pra Valoni eshte produkt i fatit te mire apo te keq te tij, qe eshte edhe serb, edhe “shqiptar”, gjysem per gjysem. Dhe keshtu si dy gjysma qe eshte, ai nuk ka mundur te behet i plote as ne fushen e gazetarise, po ka mbetur nje gjysem gazetar, ne se eshte ndopak vertet gazetar, dhe aspak as nje gjysem qenie e mirefillte njerezore!

Qenka e thene qe here pas here te na detyrojne te shpenzojme kohen tone te cmuar me “bukurirat” dhe “xhavahiret” e gazetareve te kazanit, qe nuk jane me pakice si ne Shqiperi , po ashtu dhe ne Kosove. Demutokracia qe zevendesoje demokracine e vertete, aq shume te deshiruar dhe te pritur nga populli shqiptar i te dy aneve te kufirit, me lirine e fjales te shperdoruar si mos me keq, me deshiren per te qene sa me te pranueshem per bosat dhe kapitalin qe paguan parate per te shkruar keto lloj shkarravinash si te tipit Valon Syla me kompani, nuk njeh kurrfare kufijsh te nivelit dhe te “vlerave” te te qenit te paskrupullt, fallcifikatore, te paarsyeshem, nihiliste, e deri ne pozite te hapur armiqesore me historine, me kulturen, me vete ekzistencen e KOMBIT SHQIPTAR.

Po cili ishte “xhevairi” me i fundit i zotit Syla?! Ne poziten e sulmit te gjithckaje te mire dhe shpresedhenese per konsolidimin e shtetit te Kosoves dhe te perparimit te saj, Valoni dhe Valonet, perpiqen “te gjejne cdo lloj gjilpere, sado te ndryshkur dhe te kalbur qofshin ato, ne mullaret e kashtes”. Valoni u hodh ne sulm kunder deputetes se nderuar te VV, nga lista e Vjoses “Guxo”, e emeruar ne detyren e Ministres se Jashtem te Republikes, zonjes Donika Gervalla. Dhe sulmi eshte “teper i goditur”, sepse Syla dhe mostrat si ai kane gjetur nje fotografite Donika Gervalles, kur ka qene femije , rreth 12 vjece, qe paska dale me “diktatorin” shqiptar Enver Hoxha, e per rrjedhim sipas llogjikes se ketij kllouni te gazetarise kosovare, Donika femije eshte inkriminuar nga ideologjia komuniste e Enver Hoxhes, dhe si e tille, ne anen tjeter vertetohet se edhe Albin Kurti qe e beri ate Ministre te Jashteme te kabinetit te tij qeveritar, eshte komunist, bile marksist-leninist?!

Ja se cfare “xhevairesh shkruan ne faqen e tij ne f.b. Valon A. Syla:

“Në këtë foto dikur regjimi komunist i Enver Hoxhës bënte propagandë me fëmijët e patriotëve kosovar si Jusuf Gërvalla. Sot kjo vajzë është Ministre e Jashtme, Donika Gërrvalla Schwarz. Por loja me fëmijë sot spo ndalet. Me të po bënë marketing një lider i ri si Albin Kurti. Në esencë, politika kurrë su ndal duke bërë lojra me fëmijët e familjeve patriotike.

Donika thotë se është anti komuniste, por në fakt, ishte në listë dhe përfitoi pozita nga komunisti i ri, apo neokomunisti Kurti. Kujt ti besojmë, komunistëve, apo anti-komunistëve?

Enver Hoxhaj sigurisht e kishte marrë me zor, për fotografi. Ndërsa, Albin Kurti me vetëdije.”

Sipas Syles “”Në këtë foto dikur regjimi komunist i Enver Hoxhës bënte propagandë me fëmijët e patriotëve kosovar si Jusuf Gërvalla…”

Jo o kazan gazetar, jo! Enver Hoxha nuk ka bere asnjehere propagande as me femijet e patrioteve kosovare dhe as me femijet e patrioteve te Shqiperise, por i ka mbeshtetur edhe financiarisht per ti bere edhe me universitete falas dhe per nje jete normale. Heronjte jane nderuar duke i perkujtuar me te gjitha nderet ne cdo pervjetor dhe duke u ngritur monumente e vepra arti kudo neper Shqiperi. Dhe kjo nuk ishte propagande, por respekt per bijet e popullit, per bashkeluftetaret e rene ne lufte me armiqte e panumert te te gjitha koherave, dhe femijet jane trajtuar me ngrohtesi jo per propagande, por per humanizem, per detyrim moral dhe patriotik.

Me poshte kazani Sylaj vazhdon:” Donika thotë se është anti komuniste, por në fakt, ishte në listë dhe përfitoi pozita nga komunisti i ri, apo neokomunisti Kurti. Kujt ti besojmë, komunistëve, apo anti-komunistëve?…”

Quan neokomunist Albin Kurtin, vetem e vetem se Kurti kerkon qe populli te Vetevendosi per fatet e tij, dhe nuk besoka Donika Gervallen, qe ka deklaruar eshte kunderkomuniste sepse paska fotografi kur ishte femije me Enverin?! Nuk e dime eshte deklarate e Gervalles apo jo, per kunderkomuniste, por kjo nuk ka aspak rendesi ketu. Kur punon per popullin, apo permend interesat e tij dhe flet ne emer te interesave te tij, apo edhe kur e permend ate me emerin “popull” dhe jo “milet (turqisht), apo “njerezit shqiptare” (sic perdorin amerikanet:”american people” Perkthyer: “njerezit amerikane” ose “publiku”), atehere ky perdorim ose mosperdorim i termit “popull” nga Albin Kurti, sipas kazanit Syla, te ben “te jesh” komunist apo neokomunist, meqenese komunistet i jane drejtuar ne punen e tyre gjithmone popullit me termin “popull” dhe “per popullin”!

Dhe ne fund duke mbyllur “proficine” e tije, “zoti” Syla thote:”Enver Hoxhaj sigurisht e kishte marrë me zor, për fotografi. Ndërsa, Albin Kurti me vetëdije.”

E para, jo “Enver Hoxhaj”, se Enver Hoxhaj eshte ne Kosove, ushtruesi i detyres se PDK-se se Kosoves, dhe ai eshte plotesisht i kallepit tend (mos perziej krundet Hoxhaj qe do shkonte ne Serbi ne se fitonte PDK-ja, me miellin). Se dyti, Enver Hoxha (pa shtesen e germes “j” ne fund te emerit) ishte udheheqesi i lavdishem i KOMBIT SHQIPTAR te Shqiperise qe vetevendoste vete. Ai nuk “e ka marre me zor” Doniken, por e ka marre si bijen e tij, si bijen e popullit, si bijen e njerit nga heronjte e popullit, per ti bere nder gjakut te babait te saj dhe per ti treguar edhe njehere armiqve te KOMBIT SHQIPTAR, se Shqiperia i del zot njerezeve te saj, bijeve te saj, familjeve te heronjeve te kombit. Albin Kurti, ka bere mire qe e ka marre me vetedije Donika Gervallen, dhe ka nderuar veten. Pikerisht, duke vendosur ne detyra shteterore njerez nga familjet e heronjeve dhe te luftetareve per lirine e atdheut, sigurohet e ardhmja e popullit dhe e vendit, ndersa duke marre dhe vene ne detyra njerez kolaboracioniste si ti, Valon Sylaj, apo femije te dale nga kallepi dhe brume si i yti, atdheu shitet ne pazar dhe rikthehet nen Serbi. Ne se ne kete pike Enver Hoxha, i Shqiperise dhe i mbare KOMBIT, dhe Albin Kurti jane ne te njejten linje, shume mire per te ardhmen, dhe ne anen tjeter kjo nuk e ben aspak Albin Kurtin apo edhe Gervallen komuniste.

Enver Hoxha i doli zot si burrat familjes Gervalla, se ndoshta larot e Serbise, si puna jote, mund te ja zhduknin fare edhe familjen, ashtu si nuk kursyen te gjithe familjen e te nderuarve Jasharaj. Enver Hoxha ka strehuar sa e sa familje kosovare qe rrezikoheshin nga sistemi i Titos dhe nga Serbia, dhe i ka trajtuar me respekt e dinjitet, me te drejta te barabarta, si te gjithe popullin shqiptar te Shqiperise. Personalisht, ne sherbimin tim ushtarak, kam qene ne nje nga repartet nga me te rendesishme, ku futeshim ne te gjitha bazat ushtarake te Republikes se Shqiperise, per te cuar armatime dhe municione e paisje te tjera ushtarake, dhe ne repartin tim kam pasur shume djem kosovare, qe punonin kraheperkrah me ne shqiptaret e Shqiperise, me te njejtin besim. I tille ishte besimi i sistemit te Hoxhes ndaj bijeve te Kosoves, ishte sistem qe punonte per atdheun dhe kombin, edhe pse kishte jo pak te meta dhe gabime edhe ai si sistem ekonomik e politik.

Duhet te kesh nje tru te vendosur dhe programuar ne nje linje plotesisht dhe thellesisht kundershqiptare dhe kunderkombetare qe te mendosh dhe te veprosh ne nje menyre te tille ne propaganden e mediave te shkruara apo elektronike. Sigurisht, mediokrave, qe shohin vetem bardhe e zi, qe kane pare ne jeten e tyre vetem bishtin e lopes apo te dhise, dhe pse jo, u bene biznesmene duke vjedhur dhe abuzuar pasurine shoqerore dhe shteterore, duke vjedhur popullin, duke mos kursyer as krime nga me te renda, njerez te cilet blene edhe diploma, mund ta “blejne” thjeshte pa veshtiresi edhe mallin e Valon Syles e te Valoneve kunder Gervalles dhe kunder Kurtit.

O Valon sketerra! Vete Vendosje do te thote qe te jeshe i zoti te vendosesh vete per fatet e tua, te njerezeve te tu, te popullit dhe te KOMBIT tend, te atdheut tend, qe te mos i mbash syte nga qielli, apo ne meshiren e te huajve, por te punosh dhe te luftosh vete, te vetevendosesh per fatin tend. Po ku eshte e keqja per ty o helmemadh dhe soin tend qe populli te jete i zoti qe te vendose vete?! Perse u dhemb dhe u djeg kaq shume, ne ate shpirtin tuaj te kalbur, dhe jo vetem shpirtin tuaj personal, por edhe te grupimeve klasore dhe armiqesore qe perfaqesoni, qe populli te jete zot i vetevetes?! Po, u dhemb per faktin se nuk jeni ne gjendje ta shtypni, ta trajtoni ate si skllav, ti tregetoni dhe vidhni interesat jetike ekonomike te tij, deri edhe ATDHEUN dhe bile ti mohoni edhe jeten dhe ekzistencen e tij fizike!

Enver Hoxha i thoshte popullit shqiptar se Ju jeni ne gjendje te beni gjithcka, per kete duhet vetem pune dhe studim, studim dhe pune. Dhe Shqiperia ishte ne gjendje vertete te prodhonte gjithecka ne kohen e Hoxhes, qe ti dhe laro si ti kerkoni ta talleni dhe te kaloni ne pozita te nihilizmit. Shqiperia u shkaterrua nga Ramiz Alia dhe Sali Berisha, me mbeshtetjen e sherbimeve te inteligjences (spiunazhit) te shovinisteve fqinje. Ne kuptimin qe Enver Hoxha i thoshte popullit qe ne jemi ne gjendje te bejme cdo gje, pra te jemi zot te vetevetes, te vetevendosim, dhe krahasuar me te njejten deshire qe populli te vetevendose, si te udheheqesi i Vetevendosjes, Albin Kurti, po ti “ke te drejte” ta quash Kurtin dhe Gervallen “komuniste, dhe marklsiste-leniniste”, sepse vetem keshtu i sherbehet Serbise dhe shovinizmit te cdo kallepi ne rajon, qe punojne dite e nate kunder KOMBIT SHQIPTAR, sepse keshtu eshte programuar truri dhe xhepi yt “i nderuari” Sylaj.

Sa per te te qetesuar ty “gazetari” Sylaj, dhe kompanine tende, “se vertete jam i merakosur”, as ne Shqiperi dhe as ne Kosove, intelektualet shqiptare, perfshire edhe mbrojtesit me fanatike te figures dhe vepres se lavdishme shtetet formuese te Enver Hoxhes, nuk jane me per sistemin nje partiak as ne Shqiperi dhe as ne Kosove. KOMBIT SHQIPTAR i duhet uniteti, qe te mund te bashkojme atdheun, dhe ky arrihet pa ekstremizma ideologjike te majta apo te djathta, po me nje shtet plotesisht te vertete demokratik, me shtet ligjor, ku ligji te jete absolutisht i barabarte per kedo dhe mbi kedo, nje shoqeri pa korrupsion qe shkon perpara.

Shkruar nga LUAN BACI
USA, 28 mars 2021

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...