Home / Lajme / “Zbulimi” i keqpërdorimeve në universitetet tona është i vonuar!

“Zbulimi” i keqpërdorimeve në universitetet tona është i vonuar!

May be a closeup of një ose më shumë njerëz dhe mjekër

Arflet Selmani

Persona të papërgatitur dhe jo-adekuat për mësimdhënie kanë vite që janë aty dhe për pasojë nga këta të ashtuquajtur “prof.dr.”, kanë dalë mijëra student/e.
Pra, se çfarë kritere në lidhje me studentët kanë pasur “profesorët e nderuar”, të tregon niveli i tyre.!
Përjashtim të disa prej tyre që janë të duhurit, dhe pa asnjë dyshim meritojnë respekt të veçantë për punën që bëjnë në përgatitjen e kuadrove dhe gjeneratave të reja.
Jemi njëjtë si puna e diagnostifikimit të një sëmundje të kancerit, por në fazë të avancuar ku pasojat prej tij dihen!
Ja supozojmë se kemi forcën t’i largojmë prej aty këta që nuk janë meritokratë. Por, çfarë do të ndodhë me ish-studentët e tyre që nuk janë më aty, por janë të ikuadruar dhe të kyçur në të gjitha institucionet e vendit pa asnjë llojë kriteri dhe merite??!!
E kuptoni ju se çfarë llojë sëmundje e rëndë është kjo dhe sa është përhapur deri tani?!!
A e dini se sa kohë do për pak përmirësim kjo sëmundje, se për shërim të plotë as që diskutohet momentalisht!
Mirëpo, ndryshimi aty e ka çerdhen te arsimi.
Sa më shumë vlera dhe punë të mëdha tani në arsim, do të kemi më pak antivlera dhe probleme më të vogëla në të ardhmen.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...