Home / Opinion / PRANVERA DHE TANËSHPRESA E KOSOVËS

PRANVERA DHE TANËSHPRESA E KOSOVËS

May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing dhe E brendshme

Shkruan; Agim Morina
Vullneti i këtij populli ishte me pa Avni Deharin me e hapë Kuvendin e Kosovës. Asht njeriu që ka punu me përkushtim për këtë vend tanë jetën e gjatë. Dhe sot, Kuvendi i Kosovës, nuk ka mujtë me pasë një pamje ma madhështore se kaq.
Vullneti i këtij populli ishte me pa Albin Kurtin si kryeministër, edhe mbasi ia rrëzuen qeverinë vitin e kaluem, dhe me votat e tyne e sollën prapë në krye të qeverisë së re. Asht njeriu i pakorruptuem dhe i pakorruptueshëm, ashtu qysh e pranojnë jo vetëm kundërshtarët e tij në Kosovë, por edhe politikanë dhe analistë ndërkombëtarë. Kosovës sot, po aq sa ajri dhe uji, i duhet një kryeministër i tillë.
Vullneti i këtij populli ishte me pa Glauk Konjufcën në krye të Kuvendit, sepse ishte njeriu që në Qeverinë Kurti 1, edhe mbasi u zgjodh si kryetar i Kuvendit për asnjë çast nuk ngurroi me heqë dorë nga ky post e m’ia lanë znj. Vjosa Osmani, për me i dhanë një shans koalicionit me LDK-në. Asht njeriu që vazhdimisht ka dëshmu se ka dinjitet dhe njohuni për punët që i ban.
Vullneti i këtij populli ishte me pa Donika Gërvallën, bijën dhe mbesën e herojve tanë kombëtarë, dhe veprimtaren e palodhshme për çashtjen kombëtare, të jetë ministre e Punëve të Jashtme dhe ajo tash e ka një post të tillë. Ajo do të jetë përballë Serbisë e përballë bashkësisë ndërkombëtare ballëhapun dhe kjo ka një simbolikë të veçantë për popullin shqiptar të Kosovës.
Vullneti i këtij populli ishte ishte që Arben Vitia, Arbërie Nagavci, Hajrullah Çeku, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Elbert Krasniqi, Faton Peci, Armend Mehaj, Xhelal Sveçla, Rozeta Hajdari. Artane Rizvanolli etj. të jenë në përbamjen e kësaj qeverie të re. Ata janë tash pjesë e qeverisë së re dhe populli i ka sytë e kthyem kah ato e ata.
Kjo qeveri nuk synoi me marrë vetëm vota krejt e drejt, por edhe përgjegjësi krejt e drejt. Kjo qeveri nuk do të ketë punë vetëm me i njëmendësu synimet e veta, por edhe me i kthy mbarë të gjitha mbrapshtitë e qeverisjeve të kalueme. Kjo asht një përgjegjësi tepër e madhe dhe tepër e randë. Sidoqoftë, një qeveri me këtë përbamje asht qeveria ma premtuese që ka mujtë me pasë Kosova sot; aq premtuese sa me dështu kjo qeveri nuk duhet, as nuk mundet me qenë ma as opcion.
Dhe, në fund, vullneti i këtij populli asht me pa Vjosa Osmanin kryetare të Republikës së Kosovës. Kjo duhet të ndodhë doemos në ditët e ardhshme. Kështu do të rrumbullakësohet dhe do të kunorëzohet vullneti i pritun prej këtyne zgjedhjeve.
Dardani, të priftë e mbara!

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...