Home / Lajme / KJO ËSHTË FYTYRA E POSHTËR E FEUDAL KAPITALIZMIT GJAKATAR!

KJO ËSHTË FYTYRA E POSHTËR E FEUDAL KAPITALIZMIT GJAKATAR!

Se kildebilledet

Shkruan: Fadil Shyti

(…E tmerrshme?!
-Edhe një ish-ushtar i UÇK-së, “Agroni” u vetëvra, në Mitrovicë.
E shtroj pyetjen logjike, a u vra ndërgjegja e pushtetarëve, me në krye renegatin, Hashim Thaçi, kuislingu Isë Mustafa & Co, si s’ po turpërohen politikanët e sotëm kur në xhepat e tyre i bartin ato rroga aq të majmura?!

-Kjo, është fytyra e poshtër e demone-kracisë feudaliste-kapitaliste, të një shoqërie ku dallimet klasore ishin dhe janë të mëdha, aq të mëdha; sa vetë turpet dhe krimet e klasave të pasura në pushtet; në Kosovë dhe jo vetëm në Kosovë, por kudo në trojet shqiptare dhe më tej, nën këtë sistem të urryer ky hendek i madh midis klasave po rritet marramendshëm, – kur, brenda një kombi, me këtë rast edhe brenda një ish-Ushtrie Çlirimtare, po i krijon, “Dy kombe, brenda një kombi” – siç thoshte Lenini i madh.

– Këto dy klasa, dalllohen në klasa të pasura dhe të varëfra; e keqja e madhe është se, në sistemin tonë anarkist feudal-borgjez “demokratik” të shek. 21, punët kanë vajtur aq keq saqë, klasë të mesme në këtë shoqëri xhungle s´ka!…

– Mbase, (ndoshta), – kështu, nuk do të vetë-vriteshin ish-ushtarët e lirisë!
– Ky burrë i qëndresës së djeshme heroike dhe i dhimbjes sonë të sotme, tejet të madhe, si shumē shokë të tij veteranë me të drejtë mund të shpallen heronj të demon-kracisë, apo më sakt viktima e radhës prej pabarazisë reaksionare feudal-kapitaliste, viktima të harruara dhe tē nëpërkëmbura nga të klasat sunduese, “kosovare” dhe ndërkombëtare!…

PS:
Prej kohës qëkur e kam trajtuar këtë çështje gjëmëmadhe të liridashësve dhe të familjeve të tyre më 17 Mars, 2014, vetëm gjer më 30 Mars, 2017 pa u ngjitur më lart, tragjeditë kanë vazhduar, nga varfëria dhe pabarazia sociale pas LÇ-re janë vetëvrarë 48 ish-ushtarë të UÇK-së Heroike.
Lavdi dêshmorëve të atdheut!
Lexo:

“48 ushtarë të UÇK-së u vetëvranë, për shkak të kushteve të rënda ekonomike”


“48 ushtarë të UÇK-së u vetëvranë, për shkak të kushteve të rënda ekonomike” – Balkanweb.com – News24
Për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike e sociale dhe në pamundësi që t’i mbajnë familjet e tyre, 48 ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë vetëvrasje që nga përfundimi i luftës. Këto të dhëna i bën publike Xhevdet Qeriçi, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, i cili […] www.balkanweb.com

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...