Home / Lajme / Me 10-të pyetje, 10% ia rriti votuesit Albin Kurtit!

Me 10-të pyetje, 10% ia rriti votuesit Albin Kurtit!

Nga KIMETE BERISHA

  1. Nuk je në pozitë të shtrosh pyetje, Envero! Për të shtruar pyetje duhet të jesh i pafajshëm dhe i painformuar.

2.  Ku ke parë Ti kësi yrneku: Në emër të PDK-së, e merr në pyetje Albinin për problemet që i ka shkaktuar PDK-ja!

  1. Ti duhet të japësh përgjegjësi për pyetjet e tua.

  2. Sot PDK po kërkon nga Albini Kurti dhe Vjosa Osmani t’i ndreqin gabimet e PDK-së!

  3. E kaluara nuk ndryshohet. Prandaj, mendohet se bash sherri këtij fakti, njeriu është i pafat.

  4. Kryetarët i ke në Hagë.

Pse nuk e pyete Albinin: Si ndodhi që veç Ti nuk e votove Gjykatën Speciale?

Pse nuk e kushtëzove Albinin ta ndryshojë qëndrimin për Gjykatën Speciale?

  1. Pyetje e vërtetë është kjo:

Pse votuesit nuk patën mëshirë për burgosjen e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit?

E ke parasysh çka do të thotë të shkosh në burg, nga pozita e kryetarit të shtetit?

  1. Albinin është dashur ta befasosh.

Ta gjesh të papërgatitur.

Ti ia jep Albinit atë që e pret prej teje, je tmerrësisht i paparashikueshëm.

PDK, përveç e dështuar, shkaku yt po duket edhe e papjekur dhe qesharake!

  1. Mirë e ke, veç kur thua se PDK nuk e ka për obligim t’u ndihmojë kundërshtarëve të ngrihen në karrierë.

  2. Nëse më pyet dikush ‘A mendoj ende se je një kastravec’, i them Po.

Dhe për ata që nuk e dinë, sipas Fjalorit Shqip, kur i thua dikujt kastravec, figurativisht i thua ‘I papjekur dhe pa përvojë në jetë; budalla’.

P.S. Të jeni të bindur se sot, me 10-të pyetjet tua, 10% ia ke rritur votuesit Albin Kurtit.

Për PDK-në nuk është koha e luftës, por e shërimit.

Sepse, PDK është e ‘plagosur’ gati e ‘vrarë’ nga vetë krijuesit e saj!

Të plagosurit kërkojnë shërim, jo mejdan.

Secili që sot bën ironi me fitoren e madhe të Vetëvendosjes, gabon shumë.

Sepse, asnjë fjalë e keqe sado e rëndë të jetë kundër LV, sot nuk ia merr anën fitores së madhe.

Për ta mundur Albin Kurtin, duhet të bëhesh ‘i mirë’.

Për t’u bërë i mirë, është proces që nevojitet kohë.

About xhzeqiri

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...