Home / Lajme / Për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë Veriore! KU E NISËM E KU MBETËM…

Për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë Veriore! KU E NISËM E KU MBETËM…

Se kildebilledet

 Shkruan Prof. Dr; Abdulla Mehmeti

Për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë Veriore
KU E NISËM E KU MBETËM…
Tridhjetë vjet me radhë, disa parti politike të shqiptarëve e kanë shfrytëzuar mërgatën, me para e me vota, sa për të ardhur në pushtet, ndërsa tani nuk janë në gjendje t’i organizojnë shqiptarët në botën e jashtme, as për një operacion statistikor, siç është regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë Veriore.
Ky operacion statistikor realizohet në dhjetë vjet njëherë, ndërsa në Maqedoni bëhet pas njëzet vjetësh (regjistrimi i fundit ka qenë në vitin 2002). Fatkeqësisht, nga regjistrimi i suksesshëm varet fati dhe e ardhmja e shqiptarëve në këtë shtet, nga numri dhe përqindja e tyre, me fajin e politikëbërjes së keqe të shqiptarëve.
Ka kohë që Shteti Shqiptar ka hequr dorë nga fati dhe fatkeqësia e shqiptarëve të Maqedonisë, por të lihen në mëshirën e fatin 1/3 e shqiptarëve të cilët aktualisht ndodhen pa fajin e tyre në botën e jashtme edhe nga faktori politik shqiptar vendës, kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve, para së gjithash duhet t’i biem vetes prapa, ku jemi dhe nga shkojmë!
Komunikimi me qindra mijë shqiptarë në botën e jashtme vetëm përmes deklaratave publike, përmes medieve, pa asnjë organizim serioz në vendet ku jetojnë e punojnë shqiptarët, kjo është më tepër se papërgjegjësi.
Ky është një krim ndaj kombit tonë, për të cilin duhet të mbajmë përgjegjësi të gjithë, me faj e pa faj. Vetëm populli nuk ka faj, edhe kur përdoret si delet, vetëm kur ka çka të milet dhe shfrytëzohet prej tij.
Kush dëshiron t’i sheh shqiptarët e Maqedonisë kaq të paorganizuar, të përçarë e të katandisur, në mëshirën e fatin, si në atdhe edhe në mërgatë?!
Do të jemi këtu edhe pas shpalljes së rezultateve të regjistrimit, sigurisht të pakënaqur e të zhgënjyer, por si gjithmonë askush nuk do ta pranojë fajin për këtë dështim, sepse nuk jemi të organizuar në nivel kombi dhe shteti, por në nivel të partive dhe klaneve politike, për interesat të tyre për pushtet, jo për komb e për shtet.
(13 mars 2021)

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...