Home / Lajme / NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFESORIT ZEJNULLAH GRUDA E SHPREHUR ME FJALË ZEMRE PËR ATDHEUN PËR ALBININ DHE LV?!

NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFESORIT ZEJNULLAH GRUDA E SHPREHUR ME FJALË ZEMRE PËR ATDHEUN PËR ALBININ DHE LV?!

Billedforhåndsvisning

Shkruan: Fadil Shyti
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda!
Profesorin e nderuar, pata fatin që ta takoja një ditë vjeshte, kujtoj qe viti 2014, gjatë vizitës që bëra te shokët e LVV, në cilësinë e veprimtarit të LVV në mërgim, që nga viti 2005, atëbotë zyret i kishim në Prishtinë, te vendi i quajtur, “Tri llullat”; ishte një ndërtesë, që vetëm një rrugë që zbret nga “Qyteti Studenti” e ndante me Teatrin Republikan të Dardanisë; derisa, po zbrisja shkallët i shoqëruar nga Kryetari i LV, Albin Kurti dhe anëtari i Kryesisë të LV Xhelal Sveçla, papritur e pashë, në hyrje të shtëpisë sonë të madhe, në hol po qëndronte profesori i nderuar, i dituri dhe guximtari i shkencës së Drejtësisë, gjegjësisht, jurispondencës sonë, Zejnullah Gruda.
Për profesorin kisha dëgjuar prej shokëve atdhetarë në mërgim, vetëm fjalë të mira,
-në veçanti, me respekt të madh më kishte folur shoku Enver Hisenaj, i cili e ka mbaruar me sukses fakultetin juridik në Prishtinë. Enveri më kishte folur se: “Profesori, ishte njëri ndër profesorët më inteligjent që kam njohur, gjithnjë i qeshur, i qetë, (ndoshta, nga sensi diplomatik që kishte) dhe ishte profesionist i shkëlqyer.
I ka shkruar librat:
“E drejta ndërkombëtare publike” dhe
“Kufijt në dëm të shqiptarëve”. Këtë të fundit e shkroi “në kohën e shenjimit (demarkimit) të kufirit me Malin e Zi. Profesor Zejnullah Gruda na referonte edhe vepra të tjera”.
-E njihja profesorin e nderuar edhe nga shkrimet e tij, që i botonte në shtypin e kohës: shquhej për qëndrimet e drejta, të guximshme në raportet me politikat e brendshme dhe të jashtme, me klasën politike kosovare dhe të administratës ndërkombëtare, UNMIK-EULEX, në mbrojtje të çështjes së Kosovës në fushëbetejat shkencore që, ay i zotëronte.
-Kjo më zgjoi fuqishëm nga “rregullat e moderne” të sjelljes?!
-Papritur, për një çast u ndava nga Albini dhe Xhelali, përkundër faktit që, profesorin s’e kisha takuar kurrë më parë; iu drejtova hareshëm, e thirra me zë gazmor: Ooo, si je profesor i nderuar?!
-Ay, me atë fytyrë gazmore, shpirtbujar, mori gjysmëhapin, u drejtua kah unë, – mirë jam, faleminderit, – tha.
Pasi u përshëndetëm ngrohtësisht, sikur të ishim dy miq të vjetër, profesorit i bëra, – do të thosha; një kërkesë publike, të cilën e dëgjuan edhe të pranishmit:
O profesor, Gruda!
Të lutem, ndihmoje Albinin t’i ecin punët mirë, ndihmoje këtë rini heroike të LV,
se, qe besa: janë më të mirët, që po punojnë ditë e natë, për komb e atdhe!
Profesori qeshi me sinqeritetin tim, pse jo edhe me mallëngjimin tim prej mërgimtari; por, u pa qartë që, më kuptoi thellë kur u shprehë:
“O vëlla i dashur, të falënderoj shumë për respektin ndaj meje dhe po ta japë fjalën që, gjithça brenda mundësive të mia, aq sa di e mundem, do ta ndihmoj këtë rini”.
Eh! Ky qe takimi parë dhe i fundit me profesor, Grudën.
U ndamë miqësisht duke i uruar shëndet dhe suksese njëri-tjetrit.
Albini dhe Xhelali u kënaqën dhe (ndoshta) u habitën me sjelljen time të mirë dhe kërkesën krejt spontane.
-Më kënaqi dhe mua fakti që, këtë e morën krejt normale, – thjeshtësia dhe dashuria mëmëdhetare shqiptare, nuk njohin “protokolle”, as kufi!…
-Mos e teprova ca, i pyeta shokët; – jo aspak u shprehën njëzëri. Fadil, ne profesorin e pyesim si duhet të jenë ca ligje më mirë, ai çdoherë na ndihmon.
-Po, nga ai aspekt, – i fola t’u ndihmojë, – shtova unë.
Minutat po iknin, shokët kishin punë, u përshëndetëm vëllazërisht.
-Vlen të theksohet fakti që, kur Albini dhe LV ishin opozitë, shpesh kishin debate mospajtimesh me partitë në pushtet për ligjet,-besoja që nuk ka munguar ndihma e profesorit atdhetar.
Mirëpo, kjo u pa qartë botërisht, kur erdhi në Kuvendin e Kosovës, me argumenta të pathyeshme shkencore juridike, fort e përkrahu Albinin dhe LV që të mos kalonte, Shenjimi i kufirit (Demarkacioni) me Malin e Zi.
Po, këtë punë shumë të vyer në përkrahje tê Albinit dhe LV e ka bërë dhe historiani i njohur, Hakif Bajrami. Respekt!
Ngushëllime familjes, studentëve dhe më gjerë!…
Qoftë i paharruar kujtimi për profesor Zejnullah Grudën!
9 Mars 2021

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...