Home / Opinion / PO REAGOJ KËSHTU ME KËTË REAGIM SHKRIMOR QË SADOPAK TA KOMPLETOJ ADEM DEMAÇIN, SEPSE FOLËSIT PËR ADEM DEMAÇIN NË ”PËRKUJTIMIN E 85 VJETORIT TË DITËLINDJES SE ADEM DEMAÇIT” QË U MBAJT MË 26 SHKURT 2021 NË PRISHTINË, DASHAS APO PADASHAS, E LANË BACË ADEMIN TË MANGËT, E SHUMË TË MANGËT !

PO REAGOJ KËSHTU ME KËTË REAGIM SHKRIMOR QË SADOPAK TA KOMPLETOJ ADEM DEMAÇIN, SEPSE FOLËSIT PËR ADEM DEMAÇIN NË ”PËRKUJTIMIN E 85 VJETORIT TË DITËLINDJES SE ADEM DEMAÇIT” QË U MBAJT MË 26 SHKURT 2021 NË PRISHTINË, DASHAS APO PADASHAS, E LANË BACË ADEMIN TË MANGËT, E SHUMË TË MANGËT !

Se kildebilledet

Zeqir DURAKU

Më 26 Shkurt 2021 isha duke i këqyrur lajmet e orës 13 (orës 1 të pasditës) në llaptop, në RTK. Dhe, pas pak minutave, në vazhdim të atyre lajmeve, folësja e atyre lajmeve paralajmëroj se po i ndërpritnin ato lajme, që të bënin transmetimin e ”PËRKUJTIMIT TË 85 VJETORIT TË DITËLINDJES SE ADEM DEMAÇIT”. Ashtu edhe u ndërprenë ato lajme dhe kaloj emisioni televiziv në ”PËRKUJTIMIN…” e paralajmëruar. Udhëheqës i atij tubimi përkujtimor të atij përvjetori, sikurse edhe u muar vesh aty, ishte Xhevat Bislimi, i cili, pas pak fjalëve që i tha për hapjen e atij përvjetori, ia kaloj fjalën Hydajet Hysenit. Dhe, Hydajet Hyseni, nisi të flasë, dhe foli për Adem Demaçin, mirë dhe deri sa s’diti më mirë, sa s’la gjë të mirë e sa s’kishte më të mirë e më lavdëruese që ai diti, që nuk e tha aty për bacë Adem Demaçin. Madje, aty, Hydajet Hyseni, largaz-largaz; zhdrejtazi dhe tërthotazi gjatë fjalimit të tij, nuk e la pa iu kundërvu …edhe deri shumë rëndë dhe ashpër, dhe, edhe i qortoj rëndë e ashpër të gjithë ATA që në çfarëdo qoftë mënyre dhe mase, kishin tregu edhe përpara, apo edhe që tregonin, mospajtueshmëri, por jo vetëm mospajtueshmëri …deri edhe të skajshme me Adem Demaçin, qoftë edhe derisa Adem Demaçi ishte gjallë, apo edhe pas vdekjës se tij.

Pas Hydajet Hysenit, aty e mori fjalën, Pr. Dr. Agim Vinca, i cili, sikurse edhe Hydajeti, veçse edhe me fjalë e fjali tjera nga ato të Hydajet Hysenit, foli e u shpreh Agimi, si mundi e si diti më së miri e si s’kishte më mirë dhe vetëm mirë e më së miri për bacë Adem Demaçin. Mashalla !

…Në vazhdim iu dhe fjala Ali Ahmetit nga Maqedonia Veriore. Edhe Ali Ahmeti, patjetër, foli e tha mirë qysh diti e sa diti e mundi për Adem Demaçin.

…Dhe, aso çaste derisa fliste Ali Ahmeti, u pa se erdh aty në atë ”tubimin përkujtimor” edhe Albin Kurti; e, ku, në atë tubim, sikurse tha më parë Agim Vinca, ishin të pranishëm rreth 50 njerz. Me të përfunduar fjalën e vet, Ali Ahmeti, menjëherë e mori fjalën Albin Kurti, i cili, ta mer mendja, foli dhe u shpreh aty jo vetëm me fjalë e fjali ndër më të mirat, po, u shpreh edhe me fjalë e fjali të zgjedhura veçan për bacë Adem Demaçin.

Dhe, ashtu, në atë vazhdim të atij përvjetori, pas Albinit, e mori fjalën Selatin Novosella. S’do mend se, edhe Selatini foli, deri edhe …me patetizëm: mirë, shumë mirë dhe shkëlqyeshëm për bacë Adem Demaçin; sa, po e quaj të panevojshme dhe të tepërt këtu që të them edhe diçka më shumë e më ndryshe nga ç’thash, për fjalimin e tij rreth kësaj teme, në përvjetorin në fjalë.

…Mandej, foli për bac Adem Demaçin aty, edhe Shyqëri Galica, i cili, kuptohet, foli mirë dhe vetëm mirë e mirë, si diti e si mundi për bacën Adem.

…Në vijimësi të atij ”përvjetori”, gjithsesi folën edhe pjesëmarrës tjerë, të cilët, me siguri patën thënë e folur për bacë Adem Demaçin, kuptohet, veç fjalë të mira dhe si patën ditur më së miri, tamam sikur edhe parafolësit tjerë të këtij përvjetori në fjalë; por, që, fatkeqësisht, unë nuk munda t’i dëgjoja dhe kuptoja tamam se çka thanë, për shkak të keqfunksionimit të mikrofonit që shërbente aty për folësit, në atë tubim të atij përvjetori, dhe veçanërisht për këta folësit pas fjalës se Shyqëri Galicës, të përvjetorit, pra, për të cilin e kam fjalën këtu.

Prandaj, për hir të së vërtetës dhe të vërtetës së PLOTË, sepse e vërteta e FOLËSVE në fjalë të këtij përvjetori, qe më pak se gjysmake, në këtë rast e për këtë rast, pra, veçanërisht, pse qartazi, ndjeshëm dhe vrazhdë u shmang, dhe e shmangen krejt qëllimisht, nëse nuk do t’them këtu, edhe, jo vetëm tepër ligësisht, të gjithë folësit dhe nga të gjithë folësit E VËRTETA dhe TË VËRTETAT E PLOTA; dhe, jo vetëm u shmang, dhe u shmangen nga të gjithë folësit të atij tubimi, të atij ”përvjetori për 85 vjetorin e ditëlindjes se Adem Demaçit”, E VËRTETA , pra, që të ishte e plotë siç zakonisht është e vërteta dhe sikurse duhet të jetë e vërteta, dhe sikurse ndryshe s’mund të jetë e vërteta e VËRTETË, sepse, s’mund të ketë të vertetë të paplotë; prandaj, UNË, …nuk po kam çare këtu pa e plotësuar, qoftë edhe vetëm deri diku mangësinë dhe mangësitë e vogla, të mëdhe dhe tepër të mëdha të ”Përvjetorit” në fjalë, që jo vetëm qëllimisht, pra, FOLËSIT e atij dhe këtij ”përvjetori” i lanë dhe i bënë në fjalimet e tyre e të atij përvjetori për të cilin është fjala; dhe, për më tepër edhe sepse, pa as më të voglin dyshim, të gjithë folësit në fjalë e kanë ditur dhe e dinë …edhe më mirë e shumë më mirë sesa unë, të vërtetën dhe të vërtetat, qoftë edhe të plota për Adem Demaçin, …qoftë edhe prej burgosjës së parë të tij, burgosjeve pasuese; pastaj, edhe të vërtetës dhe të vërtetave edhe të asaj dhe të atyre ”FAKTEVE” të kohës së daljes nga burgu të Adem Demaçit; të kohës së pasburgut të tij, e, madje, edhe gjatë kohës pasuese të veprimtarisë së tij, e deri edhe në vdekjën e Adem Demaçit.

…Pra, gjithsesi është …jo vetëm e çuditshme dhe është jo vetëm edhe e mjerueshme e, sa s’ka më e mjerueshme; por, mjerisht, është edhe më keq se kështu dhe kaq sa thash, se, nga të gjithë folësit e ”PËRVJETORIT TË 85 TË DITËLINDJES SE ADEM DEMAÇIT” të 26 Shkurtit 2021, në Prishtinë, përpos çka thanë e si thanë, -asnjëri nga folësit në fjalë, nuk tha, as edhe se: Adem Demaçi u pat bërë ”ADEM DEMAÇI”; Adem Demaçi që e pat njohur Kosova; shqiptaria gjithandej, por edhe më gjërë edhe sesa shqiptaria, më së shumti dhe kryesisht, u pat bër i tillë, pra -nga ideologjia dhe me ideologjinë e Enver Hoxhës dhe Shqipërisë se Enver Hoxhës! …Askush nga folësit në fjalë nuk tha, as, se Adem Demaçi ishte burgosur nga jugosllavët dhe kishte hyrë në burgun jugosllav, me grushtin lartë e me Enver Hoxhën në mendje dhe në zemër, nëse jo edhe duke e brohoritur emrin e Enver Hoxhës !

…Askush nga folësit të ”Përvjetorit” në fjalë nuk e tha, as, se Adem Demaçi ndonëse hyri në burg me GRUSHTIN lartë e me Enver Hoxhën në mendje, në zemër e në gojë, duel nga burgu me grushtin e zhdukur kushedi ku (!), apo duel nga burgu 28 vjeçar me grushtin …të katandisur -vetëm me dy gishta-bigë përpjetë, e, duke i quajtur me gjithë zërin dhe publikisht, SHKIJËT ”VËLLAZËN” …dhe, njëkohësisht duke e mohuar, jo vetëm ligësisht e poshtërsisht Enver Hoxhën; IDEALIN e tij të paraburgut dhe të 28 viteve të burgut të tij…!?!!! …Dhe, për më keq e sa kishte më keq, duel nga burgu Adem Demaçi edhe duke hedhur baltë, -veçse, jo vetëm edhe duke hedhur baltë mbi Enver Hoxhën e duke mos lënë të keqe pa thënë për Enver Hoxhën, për së vdekuri, edhe më keq, e më lgësisht dhe më poshtërsisht, edhe sesa që do ta kishin berë një gjë të tillë edhe vetë SHKIJËT dhe, edhe …më shkijët !?!

…Askush nga folësit në fjalë ”FOLËS INTELEKTUALË” , merreni me mend, nuk e tha as, se, Adem Demaçi ishte burgosur nga Jugosllavia si ENVERIST i padyshimtë dhe ENVERIST I BINDUR, dhe si i tillë edhe duke i vuajtur 28 vjet burg; porse, doli Adem Demaçi nga burgu e nga burgjet jugosllave kundërENVERIST dhe plotësisht kundërENVERISTË -sikurse ishin të tillë shkijët; apo, u lirua Adem Demaçi nga burgu dhe burgjet jugosllave edhe më shumë e më keq KUNDËREENVERIST -edhe sesa që ishin vetë shkijët dhe më shkijët !?!!!

…Paj, prapëseprapë, po më vjen keq; po më vjen keq ngase ende nuk më është zhdukur krejt nderimi që kam për Adem Demaçin e deri para vitit 1990, se përndryshe, do ta kisha quajtur këtu fuqishëm dhe fort, Adem Demaçin, edhe PLURIFYTYRËDREDHABYTHË dhe FYTYRËBYTHËFYTYRË tipik, sepse u bë bash i tillë pas burgut, i tejgjori, pa ia hjekur asnjë presje as, asnjë pikë !?!

…Madje, askush nga folësit në fjalë, nuk tha, se, Adem Demaçi pasi doli nga burgu, përveç çka thash e nuk thash këtu, Adem Demaçi -u pat bërë edhe shërbëtor i bindur e fanatik i Ibrahim Rugovës …sa, pas vitit 1990, Adem Demaçi dilte edhe nëpër Evropë; ndër shqiptarë nëpër Evropë, që ta propagandonte dhe promovonte Ibrahim Rugovën, dhe ”vlerat e tij” me lëvdata, dhe jo vetëm me lëvdata, sa i dinte e s’i dinte koka Adem Demaçit dhe sa i bënte e i hante goja !?!!!

…Dhe, këtu po e tregoj vetëm rastin kur Adem Demaçi, diku në vitin 1996, nëse s’po gabohem, erdh edhe në qytetin Malmö të Suedisë, sikurse thash për propagandimin dhe promovimin e ”vlerave” të idealit dhe idolit të tij, të pasburgut të tij, Ibrahim Rugovës. Në sallën ku ishte organizuar prpagandim-promovimi i Ibrahim Rugovës nga Adem Demaçi, ishin mbledhur, 200 deri në 300 shqiptarë; apo, ishin mbledhur aty shqiptarë, sa ajo sallë mezi që i zinte. …Foli aty Adem Demaç mirë e tej mirë për Ibrahim Rugovën, sa, isha i bindur se nuk la fjalë, fjali, shprehje e mendim të tij më të zgjedhur e më të mirë që nuk e tha për Ibrahim Rugovën! Dhe, u prit fjala dhe fjalimi i Adem Demaçit aty nga shqiptarët e pranishëm, sa, s’kishte më pajtueshëm e më pëlqyeshëm, nga çka tha e si tha Adem Demaçi aty për Ibrahim Rugovën !

…Dhe, aty, qesh i vetmi unë, Zeqir DURAKU nga gjithë ata shqiptarë që ishin të pranishëm aty, që ia thash Adem Demaçit ndër sy, e më shumë e më ndryshe edhe sesa ndër SY, e në praninë e të gjithë shqiptarëve të pranishëm aty, mendimin tim …deri edhe të skajshëm mospajtues, kundërshtues, qortues, brigues dhe protestues për krejt çka pat thënë e që shprehur Adem Demaçi aty për Ibrahim Rugovën ! …Veçse, për çka, aty e atëherë, nga mospajtimi dhe kundërshtimi im i rreptë e shumë i rreptë për si tha e për çka tha Adem Demaçi për Ibrahim Rugovën, Adem Demaçi i përkrahur fort edhe nga shqiptarët e pranishëm aty, shumë dukshëm u traumkos dhe u traumkosën …edhe aq shumë e aq keq kundër meje… pra, sikurse Ademi dhe shqiptarë aty në atë sallë, sa, edhe u patën hakërruar… dhe, jo vetëm hakërruar kundër meje, aty…!

…Patjetër që është e nevojshme dhe është edhe mirë e fort mirë që ta dinë, së paku, FOLËSIT që i theksova deri tash, këtu në këtë reagim shkrimor timin, se, për Adem Demaçin, pse e kishin burgosur, dhe për Adem Demaçin e 28 viteve në burgjet jugosllave, e kam pasur vlerësimin dhe nderimin më të madhin dhe më të lartin…, saqë, edhe veprën e tij, ”Gjarpijt e gjakut”, dikur moti, e pata shkruajtur me dorë në katër kopje, në katër fletore shumëfletëshe, vetëm dhe vetëm që të mundja ta shpërndaja dhe përhapja te sa më shumë shqiptarë e ndër sa më shumë shqiptarë, pra, ”Gjarpijt e Gjakut” të Adem Demaqit !

…Prandaj, për çka ishte burgosur dhe derisa e pat mbajtur burgun për 28 vjet, Adem Demaçi, edhe e ka merituar, ndaj dhe e ka pasur vlerësimin dhe nderimin, deri të skajshëm TIMIN dhe, ka gëzuar nderim si timin, me siguri edhe të çdo shqiptari të vërtetë ! Mirëpo, prej daljes se tij nga burgu, Adem Demaçi, ngase nuk ishte, gati asfare edhe më AI Adem Demaçi për çka e kishin burgosur jugosllavët dhe që i kishte vuajtur e mbajtur 28 vite burg, Adem Demaçi, edhe filloj ngadalë dhe shpejt, ngapak dhe nga shumë… jo vetëm të zvjerdhej te unë e për mua…, sepse, prej daljes se tij nga burgu, Adem Demaç, qartazi dhe vrazhdazi, nuk ishte edhe më ai Adem Demaçi për çka ishte burgosur dhe si i kishte vuajtur dhe për çka i kishte vuajtur 28 vjet burg jugosllav; por, nga vetë sjellja dhe paraqitja e tij, Adem Demaçi, pas daljes nga burgu, ishte qartazi dhe vrazhdësisht -krejt e kundërta e Adem Demaçit të paraburgut dhe të burgut 28 vjeçarë të tij !?!!!

…Me fjalë të tjera, Adem Demaçi duel nga burgu, haptaz dhe zëshëm duke e injoruar dhe duke e mohuar …deri edhe plotësisht , para së gjithash dhe më shumë se gjithçka tjetër, vetë -Adem Demaçin e paraburgosjës se Adem Demaçit dhe Adem Demaçin e 28 viteve të burgjeve jugosllave !?!!! …Madje, Adem Demaçi u pat burgosur nga jugosllavët, ndër të tjera edhe si revolucionar, ndërkaq që, duel nga burgu…, që të mos them këtu edhe më ndryshe… -duel nga burgu tradhëtar i idealit të Adem Demaçit të paraburgut të Adem Demaçit dhe të 28 viteve të burgut të tij… dhe, prandaj, domosdo edhe tradhëtari më i madhi dhe më tradhëtari, në radhë të parë, i VETES se tij…!?!!!

…Prandaj, Hydajet Hyseni, Selatin Novosella, Agim Vinca dhe të gjithë të tjerët FOLËS në ”PËRVJETORIN E 85 VJETORIT TË DITËLINDJES SE ADEM DEMAÇIT” të mbajtur më 26 Shkurt 2021 në Prishtinë, po të ishin me vetëdije vërtetë normale; me vetëdije vërtetë të shëndosha, të sakta dhe me vetëdije të duhura, nuk do kishin pasur, në fjalimet e tyre, në ”përvjetorin ” në fjalë, më shumë kundra kurrkujt, sesa kundra vetë Adem Demaçit, dhe ende më shumë kundër veteve të tyre, pos tjerash edhe euforikë; të pamatur, e shumë të pamatur dhe jo vetëm të lajthitur e shumë të lajthitur…!?!

…Me siguri, që, unë kurrë nuk do ta kisha shkruajtur këtë SHKRIM për rastin në fjalë dhe, duke e theksuar e potencuar, domosdo, gati kryesisht, Adem Demaçin, po mos t’kisha shkruajtur publikisht për Adem Demaçin qysh prej daljes se tij nga burgu e në vazhdimësi, dhe pastaj, sipas nevojes dhe rasteve imponuese nga vetë Ademi. Ashtu, jo vetëm me poezi, që prej vitit 1990 duke filluar me poezinë ”E VËRTETA QË VRET” kushtuar, pra, Adem Demaçit të pasburgut, dhe pastaj, sa herë m’jepte shkas e shkase të forta Adem Demaçi me sjelljet dhe qëndrimet e tij, të ”Adem Demaçit të pasburgut”, kam shkruajtur, veçanërisht, poezi, deri edhe skajshmërisht mospajtuese, kundërshtuese, protestuese dhe akuzuese, e shumë akuzuese kundër TIJ !

Ndonëse, shkruajta këtu dhe thash, vetëm kaq e kështu sa thash e si thash, prapëseprapë, dashtas, nuk thash krejt sa dita e si munda; veç, besoj se, edhe kaq sa thash e si thash në këtë shkrim, thash MJAFTË sa për bindjen e FOLËSVE të ”PËRKUJTIMIT TË DITËLINDJES SË 85 TË ADEM DEMAÇIT” të 26 Shkurtit 2021, se, pa këtë shkrim timin, vetëm me fjalimet e FOLËSVE në fjalë, Adem Demaçi, jo vetëm që do t’ishte i mangët e shumë i mangët, po, do t’ishte një Adem Demaç-i aq i mangët, sa do linte përshtypjen e një Adem Demaçi të sajuar dhe joreal.

02.03.2021

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...