Home / Opinion / Letër drejtuar nënës sime të shtrenjtë me rastin e 8Marsit!

Letër drejtuar nënës sime të shtrenjtë me rastin e 8Marsit!

May be an image of Landa Molishti dhe syze dielli

Shkruan; Landa Motishti

Letër drejtuar nënës sime të shtrenjtë me rastin e 8Marsit!

E dashura e shtrenjta, nënokja ime!
Këtej nga mërgimi, po të shkruaj këtë letër shumë e përmalluar, duart po më dridhen moj nënë, veten s’ po mundem ta qetësoj dot, lotët po më rrjedhin pa mbarim!… Vështirë, shumë vështirë e kam të shkruaj për ty….. një vit e gjysmë kaloi pa u takuar. A e din ty nënë?!
Kam hedhur shallin tënd në qafë, që ta ndjej aromën tënde…veç me të ndiej kënaqësi, më duket sikur të kam pranë, sikur më përkëdhelë.

Nënokja ime!

Ky vit ishte një vit plot fatkeqësira,
vështirësi, për vëndin tonë dhe për
botën mbarë. Tek ne patëm tërmete të tokës, patém dhe tragjedi në vendin toné të bukur dhe shumë familje mbetën pa strehime nga tërmeti.
Nuk mungoi dhe ndihma vëllazerore dhe njerézore, nga Kosova jonë martire, ajo e para ia mbërriu me shqipot e shqiponjat në Tiranën tonë të lënduar rëndë.
Shih moj nënë!
Nuk i harroi Dardania jonë, ndihmat tona, gjaté LÇ-re të UÇK-sé. Nuk i harroi bukën, lotin, gjakun dhe barotin.

-Pastaj, shumë njerëz të pafajshëm në Shqipëriné Etnike dhe nëpër botë humbën jetën, nga ky “armiku i padukshĕm i ashtuquajtur, ”Kovid 19.

Shumë nëna si ty, kanë mbetur vetëm, pa asnjë fëmijë pranë.
Ah moj nënë!
Mërgimi i mallkuar si shumë shqiptarë të tjerë, na ndau nga nënat, na përvëloi ju dhe ne nga malli.
-Po ty, mos u bëj merak, së shpejti do të vi, të të përqafoj, do të jem në krahët e tu të ngrohtë, do të kujtojmë historitë e bukura të jetës tënde.
Dua t’ më dëftosh për situatën në vëndin tonë, për mikeshat e tua që i do aq shumë, e të tjera…
Oh! Sa më pëlqen dhe ndihem e lumtur kur më përkëdhelë kokën e unë të përkëdhel flokët.
Jam e lumtur vetëm kur jam pranë teje e ti më thua: të jesh e lumtur, pranë atdheut se, unë s’do rrojë gjithë jetën. Duhet të kthehesh moj bijë e të ndihmosh sa të mundesh, këtë popull, të sakrifikosh për këtë tokë të shtrenjtë që e shkatërruan, e plaçkitën, e tradhëtuan pushtetarët e pacipë, këtu e 30 vjet.
-Më kujtohet kur më tregoje, për sakrificat e babit tonë partizan e unë ndjehem krenare me ju.
-Kur më tregoje një histori të jetës tënde kur ishit me babain në Durrës, ishit transferuar, kur ai punonte oficer.
Aty, në apartamentin tuaj, një shkallē më lart kishit gjiton doktor Fatmirin, e shoqja sapo kishte lindur, dhe ty nënëoke kishe motrën tonë të madhe në gji…
Atje lart qante fëmija, tek kati mësipërm. Ty, u shqetësove, vajte menjëherë, trokite në derë. Pse qanë fëmiu kaq orë papushim, ju drejtove as gruaje të nderuar, ajo me lot në sy ju tha: nuk kam qumësht, e ty rrembimthi e more foshnjen në duar i dhe gji e kështu vazhduat ta ndihmonit 1 vit.
Pasi u kthyet në Tirané, fëmija i rritur pas ca vitesh erdhi, iu gjeti shtëpinë…
Trokiti në derë dhe ju tha:
Ju jeni ajo nënë që me ushqet me gjinë…, ju jeni nëna e dytë për mua… e përqafuat fort dhe djaloshi ra në kraharorët e tuaj.
Jam krenare me humanizmin tënd të paparë, moj nënë!
Sa e sa jetë njerzish ke ndihmuar e shpëtuar, moj e shtrenjta ime.
Kështu jeni ju nënat tona shqiptare; bujare dhe plot dashuri.
Ne fëmijët e t’u, shoqĕria jonë, brezi i ri, duhet të ndjekim shëmbullin e të parëve tanë; të prindërve, të gjyshërve dhe gjysheve, nënave tona të mira dhe heroike.
Të uroj ty nënëokja ime dhe gjithë
nënave shqiptare kudo që ndodhen, Gëzuar 8Marsin!
Le të jetë ky vit, viti i ndryshimeve për të mirën e familjeve dhe popullit tonë të shumvuajtur!
Të uroj shëndet dhe marrësh nga ditët e mia!…
Me trup jam këtu, por me mëndje, zemër dhe shpirt jam në Atdhe.
Po e mbyllë këtë letër nënokja ime,e
përlotur, përvëluar nga malli, duke të dhuruar nga larg;
1 milion puthje,
1 miljon përqafime,
1 milion buzëqeshje,
1 milion rreze diellore,
Gëzuar!
Mirutakofshim!
8Mars 2021

May be an image of tekst

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...