Home / Histori / KONTRIBUTI I ENVER HOXHËS DHE I PPSH-së, PËR HAPJEN E UNIVERSITETEVE SHQIPTARE, NUK KUFIZOHET VETËM NË TIRANË

KONTRIBUTI I ENVER HOXHËS DHE I PPSH-së, PËR HAPJEN E UNIVERSITETEVE SHQIPTARE, NUK KUFIZOHET VETËM NË TIRANË

Shkruan: Fadil Shyti

– ENVERI DHE PARTIA KANË DHËNË KONTRIBUTIN THEMELTUES, PËR HAPJEN E UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS.

RIBOTIM: Me rastin e ditës së mësuesit.

Publikuar më 09 mars, 2019 në gazetën elektronike albaniapress.com në rubrikën, Kulturë.
-Për aksionin e tij madhështor, të vendosur, për hapin e madh të thyerjes së territ të injorancës, kombi shqiptar, për të çarë bllokadat përpara drejt diturisë; Ay, sesi e filloi ndeshjen e ashpër, politiko-diplomatike, përballë titistëve jugosllavë, do të përpiqem të bëj ca evokime rinore, nga e kaluara jonë e ndritur.
Në vitin 1979, kisha fatin që me një grup studentësh të UP, isha në vizitë në RPSSH.
Gjatë atyre ditëve, kaluam mrekullisht, u çmallëm me popullin vëlla, jemi takuar me njerëz të artit, të kulturës, të shkencës dhe të politikës shqiptare.
-Si sot më kujtohet, një bisedë me profesorin e nderuar të USHT, -Dedë Preka; një burrë i ditur dhe i matur shkodran, i cili na rrëfeu një ngjarje shumë interesante e cila, për habinë tonë, as sot e sot, nuk flitet as shkruhet për të.
– Mua, mësa më kujtohet, për këtë ngjarje kam lexuar, pas viteve 70-ta, në njërën nga veprat e shokut, Enver,-kujtoj, te vepra e famshme, “Kur lindi Partia”.

Profesori i nderuar, Dedë Preka, duke buzëqeshur me respekt, u drejtua prej nesh me fjalët: “Hë, të nderuar/a!
– A më thoni ju, kush e hapi universitetin e Prishtinës?!
Këtë pyetje të tij të sinqertë dhe kaq të drejtpërdrejt ne st, kujtuam që, përgjigjen do ta japim lehtë?!!!
– Secili/a, prej nesh foli diçka, tash pas kaq vitesh nuk më kujtohet, por e di që, “përgjigjen e gjetëm”, tek rezistenca e atdhetarëve tanë me në krye, bacin Adem Demaçi, pasi e dinim faktin që, demonstratat e vitit 1968-të, kërkoheshin të drejta kushtetuese politike: Republika e Kosovës,
Flamuri Kuqezi, etj…
Kulturore:
Gjuha Shqipe të ishte gjuhë kryesore në administratën e Kosovës dhe gjuhë e barabartë me gjuhët e kombeve të tjera në federatën jugosllave.
Shkencore:
Kërkohej ngritja e arsimit shqiptar në shkolla nga fillore gjer në universitete; e të tjera.
– Pastaj, doemos, pas asaj vendosmërie të shqiptarëve të Dardanisë ilire dhe të Viseve të tjera shqiptare; edhe klasa politike e asaj kohe, i kishte ” ca gur” në duar, për t’ ia kujtuar shovinistit, A. Rankoviq, dinakut, Tito dhe klikave të tyre që, “Me shqiptarët paqe s’ do të keni, pa ua njohur atyre të drejtat që u takojnë”!…

– “Po, -tha shoku profesor, Dedë Preka!
Të gjitha këto qëndrojnë, por ka dhe një fakt nga më kryesorët; por çuditërisht është i panjohur sa duhet; sa i përket dhënies së të drejtave, që i kanë takuar dhe çdoherë i takojnë kombit tonë; e në veçanti si u fitua e drejta dritëdhënëse e arsimit të lartë, UP në Kosovë”?!
– Ne, faktikisht ishim të rinj, përkundër faktit që, disa prej nesh kishim lexuar dhe vepra të Enverit dhe materiale të PPSH-së, kishim lexuar dhe revista të kohës si gazetën e bukur ilustrative, “Shqipëria e Re”, “Drita” “Nëntori”, “Bashkimi”, e ndonjë tjetër që, kryesisht na i sillnin shokët dhe shoqet ilegale nga ambasadat e Shqipërisë, kudo në shtetet europiane dhe më tej…

Vlen të theksohet që, edhe marrëdhëniet e mira dhe fort të frytshme shkencore, midis Tiranës dhe Prishtinës, kishin krijuar kushtet për të njohur më shumë, Nënën Shqipëri, “prej së largu, nga afër”.

Jo! – Nuk ia qëlluam pyetjes së profesorit të nderuar të fizikës pranë UT.
-Deda, u tregua mjaft i sinqertë, i afër dhe i dashur me ne. Midis tjerash, Ay nuk na akuzoi aspak, pse neve nuk po e dimë dhe një kontribut të veçantë, ndër më kryesorët që, atëbotë ka ndikuar, hapja e UP.
Pa vonesë e vazhdoi bisedën:
“Të nderuar/a, studentë dhe studente nga Kosova-tha ai!
…Në vitet kur Enveri dhe PPSH-së. dhe populli ynë nuk i kishim prishur marrëdhëniet me Rusinë stalinisto-hrushoviane, gjatë një takimi që pas vdekjes së Stalinit,
Nikita Hrushovi, kishte filluar të anojë nga revizionistët jugosllavë.
Me një rast, ai në Moskë i kishte ftuar dy delegacionet e vendeve fqinje të Ilirikut, (Ballkanit të sotëm); delegacionin shqiptar dhe atë jugosllavë.
-Në përbërje të delegacionit shqiptar, ishin Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha e ndonjë tjetër që, tani mua nuk po më kujtohen; ndërsa, delegacionin jugosllavë e përbënin; A.Rankoviqi, Kardeli, e ndonjë tjetër.
-Derisa, ishin duke pirë kafe; krejt “papritur” Hrushovi e gjuan akuzën, ndonëse si ankesë të arsyeshme prej tij, duke iu drejtuar delegacionit jugosllav me fjalët:
“Hë, shokë e shoqe shqiptare; a më thoni arsyet, pse janë kaq të ftohura marrëdhëniet midis jush që nga viti 1948?!
-Për këtë, dikush prej jush, nga dy delegacionet, këtu duhet të na sqarojë”?!
I pari nga delegacioni jugosllav fjalën e mori Eduard Kardeli, i cili u mundua të sqarojë dhe tregoj për të arriturat e shqiptarëve në Jugosllavi, filloi të krekosej, kinse, atje shqiptarët kanë të drejta si popujt tjerë.
-Pastaj, foli Aleksandër Rankoviqi, i cili tha:
-“Aspak nuk e kemi lehtë me u marrë me shqiptarët, atyre u është mendja top që, Jugosllavia, nuk është shteti mik i tyre, i bashkëjetesës me shqiptarët, etj.”…

Nikita Hrushovi, po dëgjonte, ne po përgatiteshim t´u përgjigjemi fqinjëve tanë “të dashur”!…
Fjalën e mori shoku, Enver, i cili i demantoi me fakte ato që i folën delegatët e Beogradit.
“Shoku, Nikita Hrushov!
“Nuk është krejt ashtu si po pretendojnë jugosllavët, fqinjët tanë shovinistë! Në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare, ka vazhduar dhuna, terrori, pastaj Marrëveshja e Titos për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi; në Kosovë shkollat shqipe janë hapur vonë, shqiptarët, janë detyruar të mësojnë jo në gjuhën e tyre, por vetëm në gjuhën serbe; që nga Prishtina gjer në Beograd.
-Disa shqiptarë të etur për dituri, me sakrifica të mëdha mezi i kanë kryer shkollat në Universitetin e Beogradit, të tjerë në Zagreb e gjer në Lubjanë”!…

-“E, çfarë mund të bëjmë ne, për këto çështje, pyeti përsëri Nikita Hrushovi”?!
Përgjigje jona qe:
“Shqiptarët e Kosovës dhe të Viseve në tjera shqiptare, mund të vinë në Tiranë, atje me ndihmën e popullit dhe të shtetit shqiptar, do t´u sigurohen konvikte, do të kenë kushte të mira për ushqim dhe banim, për aktivitete artistike, sportive e të tjera; pastaj, pas mbarimit të shkollave të larta dhe në universitete, ata /ato do të kthehen në Kosovë, atje do të kryejnë detyrat që i kanë marrë mbi supet….
Ashtu, vetëm ashtu do të zhvillohet arsimi i lartë në Kosovë”.
-Pasi e mbaroi fjalën Enveri dhe shokët tanë, menjëherë reaguan jugosllavët; “Jo, ne nuk e lejojmë këtë!? Ne, kemi mundësi që, këto shkolla të larta hapen në Prishtinë, e pastaj edhe gjetiu në qytetet e Kosovës dhe më tej”!…
-Nikita Hrushovi për t´u paraqitur edhe më, -tejet i interesuar për këtë, i tha delegacionit jugosllav:
“Nëse ju shokë të Beogradit, këtë zotim pune nuk e kryeni urgjentisht, sa më parë që të jetë e mundur, dijeni se, ju jeni ata që po i pengoni marrëdhëniet tuaja me fqinjët shqiptarë”.
-Josip Brozi-Tito Dinaku, kur mori vesh që, qeveria e Beogradit; faktin që, po nuk e lejoi hapjen e shkollave të larta dhe UP,-atë punë titanike të diturisë, po e merrte në duar të veta qeveria e Tiranës me vendosmërinë e shokut, Enver; mori hapa të ngutshme dhe konkrete; fillimisht për hapjen e shkollave të larta, pastaj dhe e bëri hapjen
e UP-s”.
-Ja, kjo qe vendosmëria e madhe, e Enverit dhe PPSH-së, për fitoren e madhe të diturisë.-përfundoi me kënaqësi rrëfimin e tij i madhi atdhetar, komunisti, Dedë Preka.

-Mua, ky rrëfim i tij i mrekullueshëm, m´u ka kujtuar pas ca vitesh kur po lexoja njëren nga librat, e famshme të shokut, Enver, “Kur lindi Partia”.
Lavdi Enver Hoxhës!
Lavdi PPSH!
Lavdi dëshmorëve të arsimit shqiptar!
7-8.03.2019 – 7.03.2021

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...