Home / Opinion / Kundërshqiptarëve u vret sytë dhe veshët Gjirokastra e Enverit – Gjirokastra e Shqiptarisë!

Kundërshqiptarëve u vret sytë dhe veshët Gjirokastra e Enverit – Gjirokastra e Shqiptarisë!

Shkruar nga Luan Qemal Baci
USA
06.03.2021

Në artikullin e botuar në “Express”, më 05.03.2021, Valon Syla ka botuar një shkrim me titull: “Kurti qëndroi në Gjirokastrën e Enver Hoxhës, nuk erdhi t’i nderojë Jasharajt”.

Ne kete artikull, “njohësi i zhvillimeve politike dhe gazetari kosovar”, si “njohes i mire i politikes” qe na qenka, ka sulmuar Kurtin per viziten ne Shqiperi, dhe vecanerisht pse ka shkuar ne Gjirokastren e Enverit, Gjirokastren e Shqiptarise!

“Albin Kurti i mori mbi 49.9% të kosovarëve për ta filluar punën në Shqipëri për veti. Le ta dinë votuesit, kah i ka prioritetet. Pra në Gjirokastër, te vendlindja e Enver Hoxhës”, ka shkruar Syla, raporton Express.

Nje krahasim i paturp, pa fijen e intelektit dhe te patriotizmit, teper provokues dhe percares i “njohesit te zhvillimeve politike” Valon Syla, dhe organit ne sherbim te Serbise se Buzhales, apo Bukeshkales, sido qe ta kete emerin ky kepuce lepires i ketij botimi te shemtuar.

Adem Jashari eshte shqiptari i madhe qe filloi luften dhe sakrifikoi tere familjen per lirine e Kosoves. Pa luften e pjesetareve te familjes se tij, me e pakta, liria e Kosoves do te ishte vonuar, kush e di se edhe per sa kohe?!

Enver Hoxha, eshte shqiptari i madh ne anen tjeter te kufirit, ne atdheun ame, qe organizoi popullin ne lufte per clirimin e atdheut nga pushtimi i forcave fashiste italiano-gjermane. Enver Hoxha eshte gjigandi i historise kombetare shqiptare, qe pas clirimit te vendit, e mori Shqiperine nga zero dhe e beri nje shtet modern qe prodhonte gjithcka, qe e beri me nje shkollim falas ne te gjitha nivelet, mjekesi falas, mbrojtje te afte ushtarake qe zbrapsi cdo tentative te armiqve te kombit. Lufta dhe puna 45 vjecare e ENVER HOXHES, beri ate qe ti te kesh KOSOVEN te lire sot, se pa SHQIPERINE te lire dhe shtet me vete, KOSOVA nuk do te mundete te behesh shtet me vete nga Serbia. Ishte Envere Hoxha ai qe e ruajti Shqiperine nga ndarja midis Jugosllavise dhe Greqise, por ti Valon Syla, si sherbetor i qarqeve kunder-kombetare, si gjoja nje “njohësi i zhvillimeve politike dhe gazetari kosovar”, nuk do dhe nuk je ne gjendje te kuptosh e te thuash te vertetat ashtu sic jane!

Ne lufte atdhetari mund te vritet edhe ne oren, apo minutin e pare te betejes me armikun, kur nje tjeter bashkeluftetar i tij, ndoshta edhe per nga rastesia, edhe pse lufton pa u dridhur qerpiku ne vijat e para te frontit, jeton deri kur vdekje i vjen natyrshem, per nga kushte normale natyrore. Kjo diference e fateve te te dy bashkeluftetareve, nuk e ben aspak njerin me te vlefshem dhe me te respektueshem se tjetrin, dhe anasjelltas.

ENVER HOXHA dhe ADEM JASHARI, jane dy gjigante te historise se re kombetare shqiptare, qe jetuan, luftuan dhe punuan per atdheun, ne nje diference kohe relativisht jo shume te larget nga njeri tjetri. ADEM JASHARI eshte frymezuar nga qendresa dhe lufta e ENVER HOXHES. Kushdo mund ta kete pare nje fotografi te ADEM JASHARIT, te dale perpara muzeut kombetar shqiptar ne SHESHIN SKENDERBEJ Tirane, ku ne sfond eshte mozaiku qe permbledh edhe pjese nga historia e lavdishme e Luftes Nacional Clirimtare dhe ndertimit te vendit, te udhehequr nga ENVER HOXHA.

Prandaj te thuash nje krahasim te tille, duke nenvelftesuar ENVERIN dhe te perdoresh me nje percmim te fshehur tinzar dhe ironic, e sulmues, ne drejtim te Kurtit, se “shkoi te vizitoje Gjirokastren e Enverit”, dhe sipas Valon Syles dhe botuesit te tij BAXHALALIT te Expresit, injoroi “…mungoi në Drenicë, në respektim të Jasharajve dhe Epopesë së UÇK’së, …”, eshte nje idiotizem, i shtyre nga pozita e sherbimet te kunder-shqiptarizmes/anti – shqiptarizmit.

Armiqte e Kombit shqiptar, edhe i vdekur i tremb ENVER HOXHA, ndaj edhe e perdorin emerin dhe figuren e tij si mjet sulmi dhe baltosje kunder cdo politikani qe ka frymen e luftes kunder korrupsionit, kunder vjedhjes se popullit, dhe atdheut. Po ENVERI I GJIROKASTRES DHE I KREJT SHQIPTARISE, si “diktator’ qe ishte te bluante kockat po te vidhje nga pasuria e popullit shqiptar edhe 2,000 leke te vjetra, diku afersisht me 2 apo 3 dollare amerikane ne vleresimin e sotem. Ndersa keta sulmuesit dhe tentuesit e baltosjes se ENVERIT dhe te kujtdo qe lufton korrupsionin, vjedhin miljona nga pasuria kombetare dhe e popullit, arrijne deri te tregetojne territor te ATDHEUT, nuk u hyn gjemb ne kembe per miljonat e vjedhura, dhe pastaj per t’u mbrojtur, i versulen “diktatorit” dhe qytetit te nderuar e te lavdishem te Gjirokastres. ENVER HOXHA dhe Gjirokastra e SHQIPTARISE, i bejne nder tere kombit!

Hale*e nuk arrijne ti bejne dot pis MALET, dhe as qe nuk mund ti zhysin kurre ne mocalin e tyre. MALET QENROJNE GJITHNJE KOKELARTE, SEPSE U DUHEN SHQIPEVE PER TE NDERTUAR FOLETE, DHE PER T’U DHENE MUNDESINE ATYRE TE FLUTUROJNE GJITHNJE LARTE, NE JETE TE JETEVE!

 

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...