Home / Opinion / Albin Kurti dhe ambasada ne Israel?!

Albin Kurti dhe ambasada ne Israel?!

Se kildebilledet
Me marrëveshjen e 4 shtatorit 2020 ne Uashington nen kujdesin e Presidentit amerikan Donald Trump dhe te nenshkrimit të marredhenieve diplomatike me Izraelin me 1 Shkurt 2021, per shqiptaret e Kosoves, dhe jo vetem te Kosoves, pritshmerite per perparimin e shtetesise se Kosoves u kaluan ne nje shkalle me te larte duke u rritur besimi, ne ate se punet do te shkojne per mbare. Por kjo ra ndesh me interesat e botes arabe, te asaj bote qe praktikisht me se shumti, vazhdon te kete trashegimine e marredhenieve te mira te ish Jugosllavise te vendosura qe nga koha e Titos dhe qe sot gjeresisht gezohet nga Serbia dhe diplomacia e saj. Kjo bote arabe, qe e konsideron Jerusalemin si qytet te shenjte te gjithe komunitetit mysliman boteror, kundershton teper fuqishem qe ky qytet te trajtohet si kryeqytet i Izraelit.

Per me teper, mungesa e nje pune te mirefillte diplomatike e te zgjuar, nga ana e shtetit te Kosoves, te te gjitha qeverive te pasluftes, per te bere te njohura mire ne bote krimet e shtetit fashist serb mbi popullsine shqiptare, dhe bisedimet e gjata e te stergjata, pa kurfare perfitimesh per Kosoven, por ne perfitim vetem per Serbine, e zhveshen kete te fundit, hap pas hapi nga pergjegjesite kriminale, deri ne ate pike sa te barazohet me viktimen, bile te shkohet edhe me tej, te trajtohet Serbia si viktime, dhe populli i Kosoves si provokator dhe terrorist. Kjo fitore diplomatike e Serbise , tanime e ka veshtiresuar se tepermi punen e qeverise se re te Kurtit, ndaj dhe hapat ne marredheniet diplomatike te Kurtit dhe qeverise se tij nuk mund te lejojne as hapsiren me te vogel per gabimin sado te vogel ne dukje. Ne diplomaci ka gabime qe behen dhe nuk ndreqen me, bile me pasoja katastrofale per te ardhemen e vendit. Kjo te detyron qe te matesh dy here pa te presesh nje here. Ne diplomaci, i njejti qellim mund te arrihet ne disa rruge, dhe diplomatet me pervoje dhe politikane te zote, ne cdo rrethane, jane ne gjendje te zgjedhin ate qe te con ne sukses, ndryshe deshtimi eshte i pritshem dhe ne disa raste i pashmangshem.

Europa nga ana e saj, po ashtu dhe Turqia, nga kenderveshtrimet dhe interesat e tyre te tanishme dhe ato strategjike, edhe pse te ndryshme nga njera tjetra, jane kundra vendosjes se ambasades se Kosoves ne Jerusalem?! Kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu i dergoi leter Kurtit, ku pasi e uron per fitoren i thote se: “Të pres në Izrael për të inauguruar Ambasadën në Jeruzalem”. Kesaj situate i thone: “hip ne kale se te vrava, zbrit nga kali se te vrava”! Europa po tallet me shqiptaret e Kosoves, duke i mbajtur ne burg, duke i vene kushte te jape territor per viza, dhe pasi “fluturon” territori, paturpesisht viza nuk jep, dhe mire na e beri, se gjeti politikane palaco qe tregetojne territor per “politike te madhe”, per “stabilitet ne rajon”, se keshtu “sigurohet stabiliteti”, duke bere kurban gjithnje shqiptaret. Ja pra kjo eshte Europa, shekull pas shekulli, duket sikur ndryshon, sikur behet mike e kombit shqiptar, dhe perseri tregon se ka mbetur po ajo e vjetra, Evropa, K***e e motit”. Me pozicionin e Europes, dhe politikane prej me se shume se 30 vjetesh ne Shqiperi, dhe me shume se njezet vjete ne Kosove, ne po zhbehemi si komb, ne nuk po e forcojme kombin! Atehere pse duhet te vrapojme pas “berihait” Europe, qe na shperfill dhe na poshteron, qe na konsideron placke tregu per te kenaqur gjithnje fqinjet tane ne demin tone?!

Analiza duhet te jete e shumeaneshme, me te mirat dhe te keqiat e saj. Marrëveshja e 4 shtatorit 2020 ne Uashington ka vetem nje pike pozitive, ate te njohjes nga Izraeli. Per te tjerat duhet diskutuar me maturi dhe mencuri me administraten e presidentit Biden dhe ne konsultime te aferta me DASH-in. Nxitimi eshte me pasoja serioze dhe Kurti do te vihet nen goditje teper serioze, cilido qe te jete vendimi i kabinetit te tij qeveritar, por hapja e ambasades ne Jerusalem, eshte nje hap i domosdoshem pozitiv. Jo me kot e kerkoj kete ne Jerusalem shteti Israelit. Ne prapavije eshte fakti se Kosova konsiderohet me popullsi ne shumice myslimane. Kjo ishte edhe nje pike e propagandes elektorale te Trump, por ne fund te fundit perputhet edhe me interesin e Kosoves, e cila i ka praktikisht te mbyllura dyert e BE-se. BE-ja ne kohen me te pershtateshme per te, do ta pranoje Kosoven edhe pas hapjes se ambasades ne Jerusalem, edhe pse tani e kundershton me force.

Sa i perket Erdoganit, dhe Palestines, ata do te jene stoik, te palekundur ne kundershtimin e tyre per hapjen e ambasades ne Jerusalem. Palestina deklaron padrejtesisht, dhe ne kundershtim me faktet tona historike, se Kosova eshte pjese e Serbise dhe i takon Serbise dhe kurre nuk do ta njohe ate?! Atehere, perse duhet ne shqiptaret te merakosemi per dike qe eshte fuqishem ne anen e armikut tone, qe na ka vrare e prere ne shekuj?! Deklarata e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës Kurti Ishte pozitive kur ju pergjigj kryeministrit Israelit me fjalet se: “… vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit është e rëndësishme dhe “mundësi e mirë për zhvillim”, por kjo ra disi ndesh me ate qe bisedoi me ambasadorin turk?!

Albin Kurti duhet te marre mire ne konsiderate, se interesi i Izraelit eshte hapja e ambasades ne Jerusalem; interesi i Trump ishte ta perdore ne fushate elektorale; dhe interesi i Kosoves ishte njohja nga Izraeli, pamvaresisht se ku mund te vendosej ambasada, edhe sikur te vendosej ne Hene, atje duhej te shkonim ta hapnim ate ambasade, sepse ne jemi ne pozitat e pritesit, dhe kemi nevoje per njohje. Kurti te mendoje se ne rast se thote, “jo”, ambasaden do ta hapim ne Tel-aviv, dhe qeveria Izraelite e terheq njohjen, nje hendek i madh do te krijohet me Ameriken, dhe tam-tamet per kunder-amerikanizem/anti-amerikanizem kunder Kurtit do te ringrihen me te fuqishme dhe ne nje rast zgjedhjesh te tjera, Kurti do te zbrese ne me pak se nje te treten e votave te marra sot.

Ne perfundim: Zoti Kurti, shko ne Jerusalem dhe inaguro marredheniet diplomatike me kryeministrin Izraelit qe po te pret, hape atje ambasaden, hape aty ku e deshiron i zoti i shtepise. Mos gabo te veprosh ndryshe!

Shkruar nga
Luan Qemal Baci
USA

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...