Home / Opinion / KUR POPUJT DHE SHTETET DËSHIROJNË TË JENË ASHTU SIÇ NUK JANË

KUR POPUJT DHE SHTETET DËSHIROJNË TË JENË ASHTU SIÇ NUK JANË

Abdulla Mehmeti

(3 mars 2021)

A k t u a l e

Për ngatërresat dhe mosmarrëveshjet mes Shkupit dhe Sofjes zyrtare
Pse tani duhet të aktualizohen këto çështje, rubrika për përkatësinë kombëtare dhe përfshirja në Kushtetutë, pasi ka filluar procesi i regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë Veriore, përderisa të njëjtat probleme janë heshtur për tri dekada me radhë, nga sjellja e Kushtetutës së Maqedonisë edhe me ndryshimet dhe plotësimet e saj, më 2001 dhe 2019? Pse tani i është kujtuar pushtetit, pas komplikimit të situatës me veton e Bullgarisë dhe kushtëzimin për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në BE, se diçka nuk është në rregull me marrëdhëniet mes dy shteteve, për zgjidhjen e çështjeve të hapura për historinë, gjuhën dhe identitetin e popullit maqedonas, si dhe për mosrespektimin e përkatësisë etnike të qytetarëve bullgarë gjatë regjistrimit të popullsisë dhe mos përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën e Maqedonisë Veriore?
Këto çështje, së paku unë, ka vite që i kam trajtuar hollësisht dhe jo vetëm njëherë në shkrimet dhe analizat e mia, edhe atë, si probleme që duhet të zgjidhen, edhe me propozime konkrete, duke e paralajmëruar pushtetin në Maqedoninë Veriore se diçka nuk është në rregull, se ka gjëra që shkojnë këtu, se këtu fshihet një djall i madh, i cili duke u trashur gjatë kohë doemos një ditë të pëlcet. Dhe, ja tani ka plasur sherri mes dy popujve dhe shteteve fqinje. Kush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë? Banorët e Maqedonisë Veriore dhe të Bullgarisë fqinje sigurisht se jo, por pushtetet e kaluara në këto dy vende, bashkë me ato edhe mediet në Shkup dhe në Sofje, të cilat kinse po angazhohen për zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve, të heshtura për dekada me radhë, vazhdojnë të hedhin benzinë në zjarrin tani më të ndezur, nga i cili nuk përfiton askush, as këto dy shtete dhe as në rajoni më i gjerë dhe Evropa.
Ne jemi këtu, me dashamirësi për të ndihmuar në zgjidhjen e këtij problemi, është punë e pushteteve, e politikës dhe e medieve, nëse janë për zgjidhje apo për ngatërresa. Për bindjen tonë, nuk është çështje e mosdijes së pushtetit, por janë lojëra politike të cilat nuk i shërbejnë fqinjësisë së mirë mes këtyre dy popujve dhe vendeve, as proceseve demokratike dhe integrimeve evropiane e euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.
Për më tepër, do të jemi dëshmitarë edhe të një përplasje të panevojshme mes dy shteteve fqinje, ashtu siç ngjau më parë me shtetin fqinjin jugor, vite më parë me Greqinë, me fajin e pushteteve, të politikës dhe diplomacisë, që nuk dëshirojnë t’i zgjidhin problemet, por t’i ngatërrojë edhe më tepër. Për interesat e kujt?!

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...