Home / Të ndryshme / PSE PO VONOHET LIRIA?!

PSE PO VONOHET LIRIA?!

 

Se kildebilledet

Shkruan: Fadil Shyti

 

Po na vonohet liria,-sepse,
Ende po kalirojnë, po sundojnë,
Padituria, pabesia, lakmi-zia!…
Po na vonohet liria,-sepse,
Po sulmon interesi, verbëria!…
Po sundon liderizmi, servilizmi!
Po na vonohet,-me vite e vite…
Sepse,-horra dhe qorra politikë:
Pa përgjegjësi, turp dhe frikë…
Po dialogojnë-zezojnë,
Me reaksionin e huaj,-me armik!
Po na vonohet liria;
Sepse,-deri sot,-të vërtetës,
Nuk po i dihet vlera…
Janë bërë bashkë,-rosa e derra.
Nuk po rriten lulet, nën ferra!
Po na vonohet,-idhshēm liria…
Prandaj,-po heq, si mos më keq.
E jona, Shqipëria!
14 Gusht, 2006

PAKETË RAKETË!

(Kushtuar, Paketës ogurzezë të Ahtisarit)

Qëndron në oxhakun tonë,
Si kusi e zezë, mbi zjarre.
Qëndron, si lubi sarkofagu për varre,
Mbi trojet shqiptare, po sillet zvarrë…
As në tokë as në qiell…
E mbetur pa hënë, e mbetur pa diell!
Toka shqiptare, se donë,
As qielli ynë, se pranon!
Botën me cinizëm, po e tmerron,
Pret të ndizet, herët a vonë!
Ka mbetur e tretur pis,
Në xhepat e diplomatëve,
Pushtetarëve, mushejarëve.
Kjo Paketë Raketë!
Fatkeqësi e shqiptarëve!
E quajnë Paketë,
Por, është tej-sherre, Raketë!
I thonë paqësore?!!!
Është vërtet, gjaksore!
Thonë, brenda ka lule,
Por, është me barot,
Do të digjen nesër,
Edhe ata, me ide hata!
Që s´po e shohin sot!
Shënstefani, Versaja,
Berlini dhe Londra,
Që na i prenë trojet dikur:
Aty, po zgërdhihen…
Dinakërisht, po ngrenjë flamujt!
Mbi këtë Paketë Shkretë:
Po firmosen tradhti, he medet!
Po ricopëtohet Shqipëria Kosovë!
Popujve ilirikë (ballkanikë),
Sërish, po u turret tufani.
Evropa plakë, po krihet,-mallkon!
Se, shqiptarët dot s´i qetëson!
Nën hundët e pista të saj,
Po, përqyrret, Rambujeja,
Kalëron nëpër botë e thotë:
Politikanëve, kosovarë,
Ua hodha karremin.
Tani, ua dërgoj peshqeshet:
T´i paqësojnë…
Ushtritë dhe diplomacitë tona…
Dhelprat, me lajka premtojnë!
Ujqërit, po i mprehin dhëmbët!
Qentë, kockat po i lëpijnë!
Delet, “mëkatare”, po blegërijnë,
Po vrapojnë pas tyre…
Me bishtat e lagur përpjetë!…
Lirinë e dardanë shqiptarëve,
E kanë futur në Paktë…
Ardhmërinë e shqiptarëve,
Keq, po e nxijnë!…
Kjo është, vallja e djajve:
As, zoti s’ po donë, me na parë!
Jo, zoti nuk punon,
Vetëm për shqiptarë!…
Ay, ishte është dhe do të jetë:
Për ata, që luftojnë dhe veprojnë:
Për ata, që kurrë të pabesëve,
S’ ju kanë besuar, as iu besojnë.
Atyre që, kurrë ardhmërinë e vet,
Se kanë shkelur, as e shkelin…
Dhe, s’ kanë lejuar, as nuk lejojnë:
Frytet e tyre të jetës, pasuritë e shpirtit,
Pasuritë e truallit, të huajt t´ua vjelin!
21 Maj, 2007

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...