Home / Të ndryshme / ÇPO NDODH ME POPULLIN SHQIPTAR???!!!

ÇPO NDODH ME POPULLIN SHQIPTAR???!!!

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Dy Veprimtaret e ceshtjes kombëtare  Elmaz Ademi dhe Rafi Halili.

Shkruan: Elmaz Ademi

Poroj 26. 02. 2021
Dy muaj e ca, Rafi Halili, vuan nga disa sëmundje që për fatin e tij të mirë, asnjëra nga këto nuk i shkakton ndonjë dhimbje të padurueshme. Rafiu vuan nga një sulm në tru që e preku para një kohe dhe ia damtoi qendrën e të njohurit dhe qendrën e të folurit, edhe pse me të folurit ka pasur pengesa që nga viti 1982 kur gjatë arrestimit u plagos në gojë dhe në trup nga policia sllave.
Mbi të gjitha Rafi Halili, ikona e Kushtrimit të Lirisë, njeriu i sakrificës për liri dhe Bashkim Kombëtar, sot vuan “burgun” më të rëndë të jetës së tij. Tri herë i burgosur, dy herë i pandehur nga policia sllave si i vdekur, Rafiu ngadhënjeu mbi vdekjen, duke e bërë vdekjen e armiqve të popullit shqiptar, sot vuan “burgun” më të rëndë të jetës së tij. Ky burg, mund të jet si pasojë e të kaluarës së tij, e qëndresës heroike të tij, e shpirtit të tij nacional dhe sakrificës së bërë për ta ruajtur këtë shpirt.
Ngadhënjimi mbi vdekjen dhe ruajtja e frymës dhe shpirtit nacional në vete dhe për popullin, për armiqtë e popullit Shqiptar u bë fantazmë, u bë gogol, u bë gjithçka. Ky shpirt dhe kjo frymë, mbjellte frikë te sllavët dhe më gjerë. Armiqtë morën masa,që këtë frymë që ua shtinte tmerrin ta shuajnë.
Po si ?
Sllavët mendonin,poqëse arrinin që në familje ta ngrenë dozën e mosbesimit ndaj tij, të krijojnë në radhët e familjes dhe shoqërisë një dozë injorimi ndaj tij, e konsideronin si një arritur dhe sukses të tyre. Hijet e së keqes u lëshuan mbi anëtarët e familjes dhe mbi rrethin shoqëror duke thënë: ky është i rrezikshëm, ky ka ngritur dorë kundër shtetit. Të ngresh dorë kundër shtetit është njëlloj sikur të ngresh dorë kundër Zotit. Kur ngre dorë kundër Zotit çka mbetur pë ju.? Po të mos ishte çuar ky kundër shtetit ju nuk do t’i përjetonit këto vuajtje, ju do të jetonit më mirë.Ky veprim i armikut nuk mbeti pa lënë gjurmë. Rafiu i prekur nga sëmundja është ngujuar në shtëpi vetëm nën kujdesin e gruas Mahije Halili dhe vajzës së madhe Rina Halili, djalit dhe nuses që i vijnë kohë pas kohe nga Gjermania. I prekur nga disa sëmundje, pa të ardhura të mjaftueshme, pa sigurim, pa mbështetje,me një fjalë ikona e Kushtrimit të Lirisë ka mbetur në mëshirën e Zotit.
Shumë nga anëtarët të familjes së tij, vëllezër, motra, djem të mixhës, kushëri etj et,për çdo minutë kalojnë pranë derës së tij e asnjëri nuk e fut kokën në derë e të pyes, si i ka hallet ky njeri.! Edhe shokët e idealit sillen në mënyrë indiferente, asnjë nuk i shkon në vizitë. Si person që gjendem afër jam munduar që të gjithë shokët t’i njoftoj në mënyrën sa ma të drejtë mbi gjendjen shëndetësore të Rafiut. Shokët, si ata në mërgim, si ata që gjenden këtu shprehnin njëfarë jobesueshmërie ndaj asaj që u thojsha unë. Shokët, ata jashtë dhe këto mbrenda krijuan një rrjet dhe përmes telefonave bënin plane si t’i ndihmojnë Rafiut, si t’i gjejmë një mjek të mirë etj, mirëpo pa e ditur gjendjen reale të Rafiut. E njoftojnë shoqen e Rafiut se të mërkurën me datë; 27. 01 .2021, do të angazohet për të ardhur me qëllim vizite Arben Taravari, kryetari aktual i Komunës së Gostivarit i cili është edhe mjek me profesion. Të martën e njoftojnë Mahijen se Arbeni nuk do të mundet që të mërkurën ta vizitojë Rafiun për arsye se në ambulancën e tij private që e paska në Shkup, paska shumë punë, e do të kalojë për ta vizituar të shtunën me datë 30 .01 .2021. E pyeta Mahijen, ditën e shtunë se në çfarë ore do të vij? Prej orës tetë deri në ora nëntë duhet të jetë këtu m’u përgjigjë ajo. Të shtunën në ora tetë e mëngjesit shkova te Rafiu dhe shoqja e Rafiut më tha, nuk ka ardhë ende, ka thënë se do të na njoftojë paraprakisht kur do të niset me ardhë. I indinjuar për këtë veprim të Arbenit i thash:Ka të drejtë Arbeni, Rafiu ka bërë “kontratë” me sëmundjen dhe me vdekjen, që të presin derisa të kujtohet që të vije Arben Taravari.!
U largova nga shtëpija e Rafiut dhe sa arrita në shtëpin time në Poroj, më njoftuan se mjeku do të vjen pas njëzetë minutave. Shkova përsëri, mjeku kishte mbëritur para meje. Të them të drejtën, unë aty nuk pash mjek. Unë pash një vizitorë të rëndomtë.Nuk kishte asnjë instrument mjeksor.Nga pamja dhe nga informatat që i mori nga Mahija i shkruajti një terapi. Terapin do ta marim te Dr.Visari, te i cili Rafiu ishte vizituar disa herë.
Të shtunën në mbrëmje më telefonoi Shpëtim Pollozhani dhe më thotë: Bisedova me Arbenin, më tha se Rafiu nuk është mirë. Shpëtim këtë ua kam thënë që ditën e parë të sëmundjes së Rafiut. Të nesërmen më lajmërohet Rushit Neimi nga Zvicra dhe më thotë: Unë kam informata të sakta sa i përketë shëndetit të Rafiut. Për këtë kemi bisedue edhe me Agim Sulejmanin që ta dërgojm një mjek nga Kosova. Po edhe mjeku nga Kosova nuk erdhi, me sa më thanë shkaku i pandemisë. Shokët i kam njoftuar se; Rafiu nuk ka nevojë për mjete, sa për mjekun do të gjejmë edhe këtu. Për ndihmë ka nevojë familja e Rafiut. Më thanë se kami biseduar me Shqipodëshmorin, na ka thënë se nuk ka nevojë. Do të më vije keq nëse shokët presin që Shqipodëshmori t’u thotë kam nevojë.
Pse u thash shokëve se familja e Rafiut ka nevojë për ndihmë. Menjëherë sa u informua se Rafiu është i pamundur, Shqipodëshmori i përcolli nga Gjermania për në Tetovë shoqen së bashku me fëmijët, me qëllim që t’i gjenden afër Rafiut dhe Mahijes. Pasi Rafiu nuk jepte shenja përmirësimi erdhi edhe Shqipodëshmori. Një javë më vonë shoqja e Shqipos u kthye për Gjermani, Shqipo mbeti edhe një javë apo dy nuk më kujtohet, edhe ai u kthye për Gjermani. Një javë më vonë shoqja e Shqipos erdhi nga Gjermania në Tetovë së bashku më fëmijët. Pas një jave u detyrua që djalin ta kthente në Gjermani se ja lypshin për në shkollë. Shoqja e Shqipos së bashku me vajzën vazhdoi edhe për një kohë të qëndroj këtu. Por, sado që të qëndronte një ditë duhej të kthehej.Për t’u kthyer në Gjermani ajo u kontraktue me Rinën, ta paguajnë për njëfarë kohe, derisa të gjendet ndonjë zgjidhje.
Pse Rafi Halili dhe Mahije Halili duhet ta vuajnë këtë burg kaq të rëndë??!!
Cili është sekreti i kësaj vuajtje ?!
Që të mundemi ta kuptojmë sekretin e kësaj vuajtje, unë do t’i citoj disa fragmente nga libri i James Pittifer, me titull: “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.
Në faqen 173 të librit, Pittifer shkruan: Në përgjigje ndaj krizës së Rahovcit, Adem Demaçi bëri të ditur kthimin e tij të shumpritur në politikën aktive. Ai deklaroi se nuk e njihte ,,Parlamentin në Kosovë” të Rugovës, një shenjë e qartë e rikthimit të tijë të pashmangshëm në arenën politike si zëdhënës i UÇK-së në Kosovë. Kjo ndodhi me 16 gusht.
Frika nga elementi ,,komunist” në sfondin e UÇK-së ishte e fortë në ushtrin Britanike, por shumë më pak në të menduarit e Ministrisë së Jashtme dhe të M 16 dhe pothuajse aspak e pranishme ndër aleatët e tyre në forcat e SHBA-ve dhe në vendet e përparuara në Evropë si Gjermania. Emërimi i Çekut (Agimit), ishte në thelb një mjet për të dobësuar pushtetin e radikalëve politik mbi orientimin e UÇK-së dhe për ta mbajtur peng atë për të adhmen. Eshtë e paqartë se sa i vetëdijshëm ishte Çeku për rolin e vet të ardhshëm. J .P.UÇK – faqe 178- 179.
Më vonë ushtarakët nuk i panë implikimet më të gjëra të emërimit të Çekut. Në planin afatgjatë pranija e tij ishte një faktor më pak pozitiv, pasi rëndoi ndarjen në forcën kryengritëse ndërmjet atyre që kishin mare trajnime formale në UPJ në UJ, dhe atyre që nuk i kishin mare këto trajnime.J .P. UÇK-faqe 180-181.
Qartësia e vendosmëria e Thaçit nën këto presione, bënë që të mbetej i izoluar në delegacionin, dhe vetëm mbështetja e palëkundur e Adem Demaçit për atë që Albriht dhe Hill e konsideronin si një pozitë kokfortësi të tij, parandaloi një fiasko pë shqiptarët. J. P. UÇK-faqe -224.
Pas përfundimit të pjesës së parë të bisedimeve Thaçi me pjesën tjetër të delegacionit u kthye në Kosovë. Pjesa e dytë e bisedimeve caktohet të fillojë me 15 mars. Presioni mbi delegacionin u davorit të nesërmen, përmes një deklarate të orkestruar me kujdes nga Shtabi i Përgjithshëm të UÇK-së në të cilën i bëhej thirje popullit Shqiptar që ta shqyrtonte dokumentin e propozuar, ku flitej për një periudhë të përkohshme trevjeçare autonomije përpara një referendum pavarsije ,, me një frymë tolerance dhe uniteti”. Posti i kryeministrit të një qeverie të përkohshme do të dilte nga mbrenda radhëve të UÇK-së. Kjo do të thoshte që opinion politik i propozuar javën e mëparshme nga zëdhënësi i UÇK-së, Adem Demaçi ishte braktisur. Demaçi ishte kundër krijimit të një qeverije të përkohshme kosovare dhe mendonte se kishte ardhur koha që shqiptarët të largohen nga Rambujeja. Rugova nga ana e tij propozoi pranimin e tij, duke rishfaqur ndarjen e njohur politike të shqiptarëve të Kosovës mbrenda këtij delegacioni. Femi Agani deklaroi se delegacioni kishte ra dakord që ta pranonte sovranitetin e RSF-jës gjatë periudhës së përkohshme, diçka që, pa dyshim, do ta bënte të vështirë këtë marrëveshje për t’u kapërdi nga komandantët e UÇK-së në teren, siç dhe rezultoi e vërtetë më pas. J. P. UÇK –faqe-233.
Lobi gjithnjë i fortë pro-Izrailit në administratën e SHBA-së dhe në Kongresin Amerikan ishte, kryesisht ende i lidhur ngushtë me Jugosllavinë e vjetër dhe nuk dëshironte të shifte rëzimin e Millosheviçit, veçanërisht segmentet e lidhura me partinë Likuid të Tel-Avivit. Në Europë dhe në disa pjesë të departamentit të shtetit ka pasur presion për ta mbajtur Ibrahim Rugovën ende në këmbë, duke e shikuar si një udhëheqës të mundshëm në të ardhmen, dhe marrëdhëniet me të ia kaluan sekretarit të përgjithshëm të NATOS Javier Sollana. Pas fillimit të fushatës së bombardimeve ata takoheshin rregullisht dhe në një takim i rëndësishëm ishte ai i 18 majit, ku u diskutuan strukturat e ardhëshme politike të një administrate të Kombeve të Bashkuara, ku Rugova paraqiti një zotim për ta shtyrë për më vonë çështjen e pavarsisë. J.P. UÇK-faqe242.
Lidershipi politik i këtyre guerileve ishte i qartë dhe i bashkuar rreth veteranëve të LPK-së së Zvicrës, Veliut dhe Ametit dhe nuk kishte lider kolaboracionist në Maqedonin Shqiptare siç ishte Rugova në Kosovë, i cili mund të shpërqëndronte përpjekjet për luftë.J. P. UÇK- faqe273.
Mendoj se kemi arritur që ta kuptojmë sekretin e vuajtes së Rafi Halilit. Një njeri që nuk meriton t’i përmendet emri siç është Rugova, një njeri që ka qenë kundër pavarësisë, ne e quajm arkitekt të pavarësisë, ne e quajm president historik. Kurse arkitektin e vërtetë dhe realizuesin e vërtetë të pavarësisë Adem Demaçin e injorojmë, e lëmë në harresë. Rafiu vuan dhe do të vuaj se fryma dhe shpirti i tij nacional është i palëkundur për bashkimin e popullit në një Shtet në një Gjuhë dhe një Flamur. Ky shpirt i papërkulur e bën Rafi Halilin, Adem Demaçi i Iliridës.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...