Home / Histori / „ 62% te shqiptarve etnik ne ballkan jan vrarë ose debuar nga pushtusit ortodoks serbo-grek nga 1821-1922“ Thotë Justin McCarthy- studius Amerikan

„ 62% te shqiptarve etnik ne ballkan jan vrarë ose debuar nga pushtusit ortodoks serbo-grek nga 1821-1922“ Thotë Justin McCarthy- studius Amerikan

 

May be an image of 1 person

Justin McCarty

Në studimin e tij “Vdekje dhe dëbim-Spastrimi etnik i myslimanëve osmanë, 1821-1922”, duke folë për numrin enorm të viktimave muslimane në Perandorinë Osmane sjellë edhe këtë dëshmi për shqiptarët: “Konsujt britanikë dhe të vendeve të tjera, shpesh kanë raportuar me saktësi atë që iu është bërë shqiptarëve, ndonëse politikanët nuk lejuan që publiku i vendeve të tyre të shikonte raportet e konsujve.
Për shembull, diplomatët mbajtën shënim se menjëherë mbasi Mali i Zi mori trojet shqiptare të veriut, në vitin 1878, të gjithë shqiptarët e territoreve të pushtuara ose u vranë ose dëbuan me dhunë.
Të dhënat e Luftërave Ballkanike tregojnë se në Ballkanin Qendror dhe Perëndimor, 27% e myslimanëve kanë vdekur dhe 35% e tyre kanë marrë arratinë. Shqiptarët pësuan një vdekshmëri që ishte, të paktën, po aq e madhe.”(f. 16) Prej kësaj dëshmie del rezultati se 62% e shqiptarëve ose janë vrarë, ose e kanë braktisur vendin e vet! Pra, vrasja dhe dëbimi i 62 për qind të shqiptarëve, jo vetëm që nuk është shpallë gjenocid, po në fakt është fshehur dhe ëthë shpërblyer nga Fuqitë e Mëdha të atëhershme evropiane. Faktikisht, ky është gjenocidi më i madh në përqindje i një populli të vrarë e të dëbuar në truallin e Evropës, por që qëllimisht është fshehur! Meqë gjenocidi i vitit 1912 Serbisë i është shpërblyer, ajo e ka përsëritur atë në vitet 1998-1999.
Edhe në gjenocidin e dytë u tentua e ashqutuajtura “zgjidhje përfundimtare”, me dëbimin e gjysmës së shqiptarëve nga Kosova, me vrasjen e mijëra civilëve dhe me realizimin e taktikës së “tokës së djegur”, për të cilën pati folë edhe ish sekretari i OKB-së, Kofi Anani. Kosova as kësaj here nuk ka ngritë (ende) padi as për gjenocidin e viteve 1998-1999, ndonëse ai mund të faktohet lehtësisht.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...