Home / Opinion / Gjykatat që ndajnë ”drejtësi” në MV!

Gjykatat që ndajnë ”drejtësi” në MV!

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Shkruan;  Medai Shaholli

Më në fund ”shteti i së drejtës” me emrin e shpifur MV, që aspiron për t’u integruar, në BE dje ndau drejtësi për tre shqiptarët duke i shqiptuar për rastin ”monstra” dënimin maksimal, burgim të përjetshëm.
Ky është shteti përmes levave të tij si gjarpri Zajko që i ”dhuron shqiptarëve një jetë më të mirë për të gjithë”, kur atë jetë ai çdo ditë e më shumë po ia bënë skëterrë.
Kjo është drejtësia që vepron me dy standarde ndryshe për shqiptarët dhe ndryshe për sllavo-maqedonët!
Rasti i dënimin e prindit të voglushit, Almir Aliu, nga Kumanova dhe zbutja e dënimit ndaj vrasësit të tij, flet qartë për drejtësinë dhe për shtetin e së drejtës që vepron sipas ”ligjit të Maliqit”.
Ku janë ”shfalerkat” shqiptare të koalicionit qeverisës, përse nuk dalin nga kjo qeveri kriminale që mbështet te drejtësia dhe prokurorët që vetë i kanë sajuar montuar proceset gjyqësore ndaj shqiptarëve vetëm se janë shqiptarë.
Mos janë vallë ”shfalerkat dhe kurvat shqiptare” të koalicionit qeverisës bashkëpjesëmarrëse në llumin e madh të kënetës së padrejtësisë që ndodh me shqiptarët të paktën që nga vendosja e shkërdhatokracisë e deri më sot!
Heshtja e tyre në këtë rast flet shumë pasi ato nuk mund të dalin nga bordelloja qeveritare ”me brekë të grisura” dhe ta pranojnë se janë ç’nderuar nga premieri ”gjatë punës së tyre si shfalerka”, por do vazhdojnë të punojnë në bordellon e tyre sipas dëshirave të hamshorëve sllavo-maqedonë.
Ky ishte verdikti i një ”drejtësie” të kapur dhe të porositur sipas orekseve të segmenteve të caktuara antishqiptare brenda këtij pusht-shteti ndau padrejtësi në vend të drejtësisë.
Prandaj, shqiptarët e Iliridës kanë njëmijë arsye të protestojnë dhe të mos besojnë te kjo drejtësi e kapur dhe as qeveria e koalicionit, të cilët kanë dhënë prova të pakundërshtueshme të pabarazisë dhe njëanëshmërisë në ndarjen e drejtësisë sipas përkatësisë etnike.
Partitë politike shqiptare tashmë e kanë humbur shansin për t’i përfaqësuar shqiptarët, ato thjesht në zgjedhjet e radhës duhet t’i kërkojnë votën sllavo-maqedonëve për besnikëri dhe shërbim falas pushtetit si ”shfalerka të përdala” të përjetshme të bordellos qeveritare në Shkup.

May be an image of tekst

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...