NË ËNDËRR
Posted by: admin
in Të ndryshme
12 ditë ago
58 Views

Genc Sefa-Lushnja
Me një dëshmor në ëndërr,
mbrëm kam biseduar,
Fjalët e tij si ushtë, në zemër më kan shpuar.
Dhe nga fjalët e tij, zemra gjak vërshoj,
Gjersa doli dielli, e mbi tokë avulloj.
Nga zhgënjimi i tij, trishtimi më kaplloj,
Lutesha që sa më parë, ëndërra të mbaroj.
Dëshmorë të tjerë, pran nesh u ngrumbulluan,
Me shikim të tretur, më pyesnin pse luftuam.
Ku mbeti amaneti, për të cilin u betuam,
Bashkimin kombëtar, a e realizuam ?
Zëri i tyre buçiste, fort e hyjnor,
Mua më godiste mu në kraharor.
Dridhesha i tëri, s’arrija të besoja,
Që me dëshmorë në ëndërr, un po bisedoja.
Ashtu në të larguar, një shënjë bëri me duar,
Tregoji dhe të tjerëve, betimi duhet vazhduar.
2021-02-23