Home / Histori / LUFTA ANTI-FASHISTE NACIONAL ÇLIRIMTARE E SHABAN PALLUZHËS NË TREGUN E RI (ISH-NOVI PAZAR) NË DRENICË DHE MË GJERË…

LUFTA ANTI-FASHISTE NACIONAL ÇLIRIMTARE E SHABAN PALLUZHËS NË TREGUN E RI (ISH-NOVI PAZAR) NË DRENICË DHE MË GJERË…

Se kildebilledet

Shkruan: Fadil Shyti
(Ribotim)

Me rastin e 76 vjetorit të LANÇ-re, kundër-fashiste serbo-jugosllave.

– Mendime të thelluara, ca përsiatje historike.

Komandanti, Shaban Palluzha me ushtarët e tij, në Tregun e Ri, (ish-Novi Pazari), nuk shkuan të luftonin kundër pushtuesve gjermanë në Srem apo gjetkë në ish-Jugosllavi, ata luftuan t’i mbronin trojet shqiptare kundër çetnikëve të Jugo-Serbisë Fashiste, të udhëhequr nga Drazha Mihajloviqi dhe nga Kali i Trojës në gjirin e partive komuniste punëtore, Josip Broz Tito.

Gjyshi im, Hajzer Tafa Shyti (1900-1986) ishte ushtar i Shabanit, bashkë me dy vëllezër, Muharremin,-dëshmor i atdheut, (1942) dhe Kamberin, (1991) me shumë bashkëluftëtarë të tjerë të katundit Ashlan si; Ismet Ashlani, (1985); Latif Hyseni, dëshmor, (1945), Abdyl Avdiu, vëllezërit Isuf dhe Nasuf Shyti, Feriz Sheremeti, në krye me Komandantin e katundit tonë, Hazir Xhakën, të cilin në vjeshtën e vitit 1945 serbo-çetnikët e Titos e masakruan egërsisht, pasi u zbulua ku qëndronte në ilegalitet, pas mbarimit të LDB-së, andej nga katundi Vinarc që, shtrihet brigjeve të lumit Lumbardh-ish lumi Ibër rrethi i Mitrovicës, Dardani e Shqipërisë.

-Vlen të theksohet, në këtë shkrim modest që, në betejat te Tregu i Ri, kanë marrë pjesë edhe shumë ushtarë të Shaban Palluzhës edhe nga katundet në rrethin e Vushtrrisë; Pantinë, Shtuerë, Kullë, Strovc, Druar, Zhilivodë e të tjera; ato të rrethit të Mitrovicës, Shalë e Bajgorës, Bletajë, Batahir, Cerajë, Vllahi, Zhazhë, Buletin e të tjera, ato të rrethit të Skënderajit; Prekaz, Llaushë, Likoshan, Rezallë, Abri, Qëndresë, Tërstenik; aty ku luftan e shkuan në përjetësi si burrat e moteve të mëdha, Komandanti, Shaban Palluzha dhe Mehmet Gradica; luftimet ishin zhvilluar dhe më gjerë në komuna të tjera të Dardanisë…

-Disa kalemxhinj “historianë” me gojët plot “demokraci” ashtu, siç i kishin dje
plot “vëllazerim-bashkim” të socializmit revizionist titisto-jugosllavë, Shaban Palluzhën po e quajnë krejt njëanshëm, “ballist”.
-Unë, nuk pretendoj që; Shaban Palluzha qe vërtet komunist i mirëfilltë me tesere të PKSH, mirëpo, bazuar në ca fakte të pathyeshme,-mendoj që, as kundër-komunist, i mashtruar, as i tërbuar si ca “krerë” tē tjerë ballistë nuk ishte.
-Thjesht, ishte atdhetar, ishte Komandant, tribun popullor çlirimtar.

May be an image of 1 person

-Mirëpo, është e njohur historikisht që, Shabani qe njëri nga Komandantët e parë të aradheve partizane në Dardani.
Pleqtë tanë, ish-ushtarë të tij tregonin që: ai trim me fletë, ishte Komandant i partizanëve,-madje, para Fadil Hoxhës.
-Për më tepër, Mehmet Gradica, një ish-ballist me damkë, e kishte burgosur Shabanin dhe familjen e tij, si bashkëpunëtor i partizanëve.

Më vonë, pas tradhtisë titiste, Shabani u bashkua në luftë, me Mehmet Gradicën, kundër ushtrisë serbo-jugosllave titiste.

-Gjithashtu, dua të theksoj faktin që, kur mercenarët, tradhtarët e popullit, pro-fashistët si Xhafer Deva, Pajazit Buletini, Rexhep Mitrovica e të tjerë “sojnikë” të tillë puthadorë të fashistëve gjermanë dhe bashkëpunëtorë të nëndheshëm si urithët me çetnikët serbë; me thirrjen e Mit’hat Frashërit, Mehdi Frashërit, Abaz Kupi e të tjerëve, “krerë” ballistë tradhëtarë pro-fashistë, kishin shkuar në Tiranë dhe nën urdhrat e fashistëve gjermanë luftuan dhe bën krime dhe plaçkitje në Shqipërinë e andej Drinit.
Ata bukëshkalë, tribunit popullor, atdhetarit Shaban Palluzha i thanë:
Eja pas nesh, të luftojmë me partizanët e udhëhequr nga komunistët!
Shaban Palluzha, pasi u mendua mirë, u konsultua me Këshilltarët, po edhe me 7 Komandantët e rretheve; atyre “trimave të ditur”, ua ktheu përgjigjen shkurt, me një-JO, të fuqishme, tepër i vendosur:
Jo! Unë, me ushtarët e mi, nuk vij kurrë të luftojë me vëllezërit dhe motrat shqiptare, komunistë/e në Shqipëri, ju
a po e shihni që, këndej nga veriu i Mitrovicës popullin tonë, çetnikët e Drazha Mihajloviqit, po duan ta masakrojnë…
-Pra,-siç më fliste gjyshi im:
Ne, ish-ushtarët e Shabanit, ishim dhe jemi të kënaqur se, asnjë shok yni, nuk ka dalë andej Drinit, të luftonte me ushtrinë e Enver Hoxhës.
Ky akt patriotik dëshmon që, “Shaban Shypnia”-siç e quanin bashkëluftëtarët e tij, vërtet nuk luftoi për ideologji balliste-pro-fashiste, por, luftoi për lirinë, barazinë dhe drejtësinë shqiptare.
Luftoi për Shqipërinë Etnike.
Lavdi Komandantit, Shaban Palluzha!
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
21 shkurt 2021

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...